Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Skrajat politike
E enjte, 27.03.2025, 07:59 PM
SKRAJAT
POLITIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Politika,
është akull. Nëse, di të rrëshqasësh, rrëshqetë edhe me opinga. Mos them, me
këpucë, ose çizme gome. Aqmëpak, me çizme të lëkurës krokodilit. Nëse, nuk di
të rrëshqasësh, e thyen kokën edhe me sajë përfundon në “Përrua - Thanë”.
Lehtë
është të rrëshqasësh me ski shelgu në “Bit-Pazar” të Shkupit, Maqedoninë e
Veriut. Larg, është të dish të rrëshqasësh me ski për Ditën e Nesërme. Dihet,
në Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav, përpara këmbëve të Kalit të
Alaksandrit Madh. Ose, në prehërin e Olimbisë, me fëmijë në bark, gji dhe
prehër. Edhe, nëpër Botë
Shqiptarët,
siç duket edhe sot e kësaj dite, nuk e dinë, se: politika është edhe kurvë.
Grua kurtizane e salloneve botërore, që shkon në shtrat dhe shkërdhehet edhe me armikun. Vetë i
zgjedhë burrat e mejdanit. Pak veta, arrijnë ta rrëzojnë në shtrat mes livadheve me lule. Këmbët t’ia ngrejnë
përpjetë në “hava” (qiell). Porosi, që shpesh ma përsëriste im Atë me
parshikimet e tija profetike, se: politika ta hanë edhe kokën.
Historia
e mbanë mirë në mend, se: shumë luftëra janë shkaktuar shkaku grave. Shqiptarët
për gra e kanë vrarë edhe vëllai - vëllanë. Mos e them: edhe djali babën. Ose,
baba djalin për “dashuri”, pasuri dhe
poste të partive politike.
Janë
vrarë njëri me tjetrin, vëllai me vëllanë edhe për politikë “madhore” në
shtetin e “përbashket” ish jugosllav.. Dëshmi historike - politike janë shumë
këngë popullore. Që, edhe sotekësajdite këndohen nëpër konaçe. Libra, që janë
shkruar asaj kohe, dhe shkruhen edhe Sotekësajdite.
Armiku
historik i shqiptarëve, siç duket e ka studjuar mirë shkencëtarisht me shekuj
nëpër institucione të shtetit pushtues mentalitetin shqiptar. Përderisa,
shqiptarët kanë qenë: agallarë, bejlerë dhe pashallarë. Gjatë sistemit komunist
jugosllav: kryetar të shtetit jugosllav, kryeminuistra, dhe drejtorë. Dhe,
lufton mu si Dje edhe Sot me të njëjtat metoda dhe armë luftarake, si në kohën
e Turqisë dhe Serbisë.
Shqiptarët
kanë pasur edhe Mbretëreshë grua, Teutën. Marigonën e qëndisjes të Flamurit
Kombëtar në Vlorë. Pak më vonë edhe
Shotë Galicën, krah për krahu me burrin Azem Galicën, maleve me pushkë në dorë
për Liri dhe Shqipëri. Edhe, shumë burra dhe gra të tjera heroike, që kanë lënë
gjurmë të pashlyera në Historinë Shqiptare. Moti kohë kanë pasur edhe Shtet
Shqiptar Ilirinë. E Sot, ende janë
copë-copë nëpër disa shtete.
Këngën
popullore, sesi e vrau Rexhën “kali” në grazhd të burgut kafshëve, ditën e
martesës të dasmës. E kam përsëritur shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike
dhe libra, se: me këto “burra mejdani” të sotshëm: “Mic Sokola” dhe “Teuta
kuqezi”, të dalldisur dhe arratisur pas partive politike, që i kanë sot
shqiptarët në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”, nuk bëhet Shtet Shqiptar.
Aqmëtepër, Shqipëri.
Shkak
ky, që shqiptarëve ende vazhdon t’u përsëritet historia e
“Vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav. Skandali i përgjimit të fundit para një
viti, alla “bomba politike”, Dje, të Zaevi?! “Shpëttimtari” të shqiptarëve.
Papritmas, Sot: te Mickovski me Zjarrin në Koçani me viktima të pafajshme.
Dhe,
varrimin e shqiptarëve me poste partiake
historike. në Qeverinë e “Vëllazërim-bashkimit”, ende ish jugosllav në ‘shtetin
e përbashkët”. Burg me viktima të pafajashme.
Nuk
ka lidhje Mickovski me politikë
maqedonase të “vëllazërim-bashkimit”?! Aqmëpak. Për shtet demokratik të
“përbashët. Edhe me moralin patriotik
Historik shqiptar. Hiç fare me politikën e dalldisur dhe arratisur me vite
shqiptare. Fundekrye, gjoja
“maqedonase”, dhe shqiptare.
Vardisjen,
dhe gjoja kapjen e “peshkut madh”, vetëm me një skrajë në hurdhat politike?!...