Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rrufjanja
E enjte, 17.07.2025, 06:54 PM
RRUFJANJA
NGA KALOSH ÇELIKU
E kaluam pasditën dhe paranatën në një lokal nate të Shkupit me
shkrimtarin Teki Dërvishi. Tre-katër burra edhe vetëm një grua, Rrufjanja.
Gjatë këtij takimi, Teki Dërvishi na ftoi si mysafirë në barakën e tij ku
banonte me qera në lagjen “Butel” të Shkupit. U pajtuam. Edhe ne, gjysëm të
dehur, përveç Rrufjanes shkuam si mysafirë rasti nga taverna në shtëpinë e
shkrimtarit. Gruan nuk e kishte në shtëpi. Dorën në zemër, na priti dhe na e
shtroi sofrën me meze, pije dhe raki rrushi.
Pasmesnate, Rrufjanja
më tha: ti do të më përcjellësh deri në banesë! Shkaku, se: burri im të beson
vetëm ty si shkrimtar shqiptar. Edhe pse, e njihja burrin e saj më herët gjatë
disa takimeve si patriot shqiptar, e mora pak si provokim me rezervë. E hëngra
grepin atë natë pavetëdije. Nuk, ke ku ikë më larg, o Kalosh ?eliku! Përveçse, maleve.
Edhe, nën ndikimin e
alkoolit, e përcolla deri në banesë. I rash ziles hyrjes dërës. E hapi derën
burri i saj, dhe i thashë: mirëmbrama! E solla gruan tënde në shtëpi. Ai, pasi
mu faleminderua, e mori dhe e mbylli derën me një natën e mirë! Unë, ika në
shtëpi.
Ditën e nesërme, kur
u zgjova nga gjumi, dhe u kthjellova nga alkooli, e pranova gabimin tim
trashanik: Mirë, bre Kalosh ?eliku: si do te reagoje ti, kur gruan tënde besnike dikush
do të ta sillte para dere?!
Ende nuk e di, as e
kam të qartë edhe Sotekësajdite, se cilin atë natë e përcillte Rrufjanja: Mua,
shkrimtarin Teki Dërvishi. Apo, të Dyve?!...