Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: ''Oj Nanë''
E hene, 23.06.2025, 06:56 PM
“OJ
NANË”
Nga
KALOSH ÇELIKU
Lagja e Shkupit “Serova”,
komuna e “Çairit”, me Shkupin Historik Shqiptar, i disa kryengritjeve shqiptare
kundra Perandorisë osmane. Kryeqendra e Rumelisë, Sot: ende bythëprapë?!
Fëmijët në rrugë pa nënë, dhe babë Edhe, pa mësuese. Kopshte të fëmijëve. Nuk
kanë cerdhe të fëmjëve, nuk kanë shkolla. Po, kanë parqe të mbuluara me
ndërtime të egëra, pallate biznesi mes gjelbërimit e ferrave dhe telave me
gjemba. Hapësira, ku sot fëmijët nuk mund të marrin as frymë dhe lojëra për
Ditën e Nesërme.
Nuk janë më të mira as
lagjet tjera të “Çairit” Shkupit në këtë anë të lumit Vardar, që i ndërtoi
sistmi komunist, dhe i shkatërrosi sistemi Neokomunist. Vite, .kur gjatë
sistemit komunist kanë qenë mbi nivelin e këtij sistemi Neokomunist me gjithë,
këto parti politike me thasë “maqedonase” dhe shqiptare, arnë përmbi arnë në
pushtet e opozitë, që ato themele trusakate komuniste i shkatëruan me themele.
Dhe, ende bëjnë luftë për pushtet në emër të popullit shqiptar?!.
Edhe, për çdo ditë një
fëmij në kopshtin e para shtëpisë më pengonte me atë thirrjen e tij të
përditshme: “Oj Nanë”! Pamarrë, parasysh atyre provokimeve të fëmijëve tjerë në
grupe për çdo diët para derës të shëtpisë time me porosi të partive politike. Mos,
e them edhe gjatë ditëve të festave fetare të “Kurban Bajramit”, duke trokitur
derë më derë për lëmoshë: para me atë thënjen e tyre fetare islame: “a, doni
Bajram”?! Unë, nuk u jepja para, por librin tim me pjesë teatrore: “Shtriga,
doli nga perralla”. Hë, për hë: ende, nuk kam vndosur ta shes shtëpine
e Gruas time besnke në Shkup. Edhe pse, kam shumë myshternjë me para në dorë.
Dihet, përditë ma prishnin
rehatinë, qetësinë krijuese letrare. Edhe, ajo thirrja e vogëlushit shqiptar:
“Oj, Nanë”! Edhe pse, thirrja e tij, “Oj Nanë” në fillim më dukeshte si
provokuese. Edhe, i pëgjigjesha nga veramda: mos thirrë nga rruga, hipë
shkallëve lartë te Nana! Ai, nga rruga më përgjigjej: më fal! E, pabesueshme?!
Vonë, e kuptova, se: ai
kishte zënka me moshatarët e tij të lagjes, fëmijtë e partive politike.
Ngjarje, të cilën e pash edhe vetë me sy nga veranda, duke u zënë fyt për fyti
me fëmijët e partive politike. Fushëbetejë, në të cilën ai kërkonte edhe
ndihmën e Nanës. Jo, që partitë politike i kanë politizuar institucionet
arsimore të Shtetit “përbashkët”, por edhe ato kulturore. Pëmkeq, edhe fëmijtë.
Edhe, ai vogëlush ende
vazhdon të thirrë Nanën për ndihmë para shëtpisë time nga rruga. Partitë
politike, nuk kanë veshë. Janë, larg. Nuk e dëgjojnë zërin e tij për ndihmë.
Mendjen e kanë te zgjedhjet lokale, se kush do të fitojë më shumë komuna mes
bërllokut.
Unë, kët vogëlush vetëm e
shikoj me sy nga veranda duke e përshendetur me gishtin e madh përpjetë.
Matanë, edhe ai ma kthen përgjigjen me zë: më fal.
Në fund, i thash: ti mund
të thërrasësh sa herë të duash para shtëpisë time: “Oj, Nanë”!...