Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Politikë edhe sot me brekë nëpër këmbë
E hene, 09.06.2025, 06:56 PM
POLITIKË
EDHE SOT ME
BREKË
NËPËR KËMBË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Politikanët
e Partive Politike Shqiptare vite me radhë me brekë nëpër këmbë, përpiqen: mutin
ta lajnë me
shurrë?! Edhe, atë: Ditën e “Kurban Bajramit” (2025). Festë
fetare, kur masakrohen me mijëra kafshë shtëpiake për “Kurban Bajram” në emër
të “Allahut”?! Syve të fëmijve, me e pa nëna dhe baballarë.
Muti, nuk lahet me shurrë Ditën
e Sotshme. Nuk e besoj, se: edhe, Zoti do t’ua fali mëkatet “muslimanëve”
shqiptarë. Prandaj, edhe Natyra: zemërohet me këto
“muslimanë” shqiptarë (2025), Ditën e “Kurban Bajramit”. Shkaku, që: Ditën e
Sotshme, ua lëshon shiun, breshërin dhe rrufenë në Shkup. Përmbytjen, me gjithë
parti politike.
Fatkeqësisht, e kam harruar edhe një fjali “erotike” -
satirike, që më erdhi nga Tri Zanat e Malit nga “Baba Tomori”, Çajupi.
Pasmesnate, në kët shkrim publicistik para Agimit. Ndoshta, edhe Tri Zanat e
Malit me veshje kombëtare shqiptare, Nesër: do t’i keni në librin tim të radhës
me publicistikë letrare: “ENDE LARG”
(2025).
Dorën në zemër, gjatë
këtij “Kurban Bajrami” ma prishni qetësinë e
poezisë “erotike” - satirike me therjen publike të kafshëve shtëpiake besnike
para syve të fëmijëve. Blegërimave tyre para thikave të kasapit për ndihmë nga fetarët
“muslimanë”! Miqëve të mi besnikë të shtëpisë, që: i sakrifoni për “Kurban
Bajram”?!
Politikanë, të partive politike! Hë për hë, ma zgjoni nga
varri lugat sistemin komunist. I veshur me këmishë të bardhë Neokomuniste. E,
kam thënë moti kohë në shkrime publicistike dhe libra, se: Unë, nuk jam i çmendur, por ju jeni të çmendur Ditën e Sotshme. Që, padashtas ma përkujtoni
edhe thënien e Filip Papajanit për hoxhën: Njeri i soçëm me tru të moçëm.
Epabesueshme?! Sot, nuk mund t’u ndihmoj unë si
shkrimtar shqiptar. Dihet, as partitë politike shqiptare në pushtet dhe
opozitë, këmbekrye ende me trutë dhe këmbët në Legen. Faleminderit, që nuk i therni macit e mia besnike: Rrugaçen Xhadi, Cucën e Xhadisë dhe Dr. Rrugaçin, djalin e saj problematik. Edhe, poetin rebel:
Kalosh Çeliku për “Kurban Bajram”. Përveçëse, unë: nuk e ther Veten, përfundoj në “çmenduri”. Dhe, të më rrasni në burg si vend
“rehabilitimi”, në “Badovci” të Shkupit?!
E kam moti kohë kët porosi paralajmëimi nga partitë
politike shqiptare në pozitë dhe opozitë. Edhe, atyre “maqedonase” qafëpërqafe me
vite ende në pushtet. Mos, e them, se: do t’u ndihmojnë partitë “serbo-maqedonase”
antishqiptare. Ende, me politikë “vëllazërim-bashkimi” në shtetin e “përbashkët”
Neokomunist. Bythët lakuriqe, dhe sisat për mejadni para këmbëve të Filipit
Maqedonisë. Që, vetë i pash me sy, një ditë para festës të “Kurban Bajramit”:
kur, vajza të reja të manipulura me buthët dhe sisat lakuriqe përmejdani me
trumbeta maxhupe (rome) “tallava” e paralajmëronin Ditën e Nesërme të “Kurban
Bajramit” me therjen e kafshëve shtëpiake si “kurban Bajram” para syve të
fëmijëve dhe popullit shqiptar. Politikanë, ende, me brekët nëpër këmbë. Dhe,
pa libra.
“Kurban Bajrami” bazohet në historinë
e profetit Ibrahim (Abraham), i cili ishte gati të flijonte të birin si akt
bindjeje ndaj Zotit. Në momentin e fundit, Zoti i dërgoi një dash për ta
zëvendësuar. Ky veprim është bërë simbol i sakrificës, besimit dhe nënshtrimit
ndaj vullnetit hyjnor. E, Partitë politike shqiptare pas
qindëra viteve me pushtet dhe opozitë: Cilin “kurban” do ta
therin Nesër për”
Kurban Bajram” (2025)?! Nuk e therin “Kurban Bajramin” pushtues me shekuj,
postet e tyre partiake me vite në pushtet: pasurinë personale, familjare dhe partiake?! Por, popullin
shqiptar.
Nuk e di Zoti, i Partive Politike
Shqiptare: a, do t’u dergojë ndonjë Dash me brirë për “Kurban Bajram” shqiptarëve, t’i shpetojë nga “Xhehnemi” (Ferri) politik. Ose, do t’i fundosë bythekrye në “Xhehnem (Ferr). Shkaku, se: Sot,
ato janë këmbekrye
në “Xhehnem” (Ferr). Përçudi, nuk
e dinë as vetë, se janë në “Xhehenem” (Ferr).
Burra e gra gjysëmlakuriqe, përdredhin bythët dhe
sisat përmejdani nën udhëheqjen e një gruaje anonime me shami të mbuluar në
kokë turko-arabe, para këmbëve të Filipit Maqedonisë. Festës tyre fetare me
trumbeta iu bashkangjitë edhe një lypëse e vogël rome e ulur në beton, duke u përkundur
dhe përdredhur edhe me duar. Epabesueshme, nuk ishte Ferexheja e zezë, po Nusja
me shami të bardhë?! Nuk kishte pashterkë të kuqe, as kësulë të bardhë me
shqiponjën Dykrenare në kokë. Nuk e di, kush është ajo grua “muslimane”, që i printe
valles fetare me shami të bardhë mbuluar kokën. Atë, le ta zbulojë policia e
shtetit të “përbashkët”, për të cilin paguhen dhe marrin rroga, edhe nga taksat
e popullit shqiptar?! Katastrsofë, kombëtare shqiptare - shtetërorore.
Nuk e di, as edhe ky shtet “demokratik”, a ka polici
për sigurimin e banorëve dhe turistëve?! Ose, i mbyllë sytë para “aktiviteteve”
të tyre publike “kulturore- artistike”?! Apo, janë edhe ato bashkëpunëtorë të
këtyre “karnavaleve” fetare-politike antishqiptare, duke keqpërdorur festën e
“Kurban Bajramit” si festë fetare, therur kafshë shtëpiake para syve të
fëmijëve. Sot, që: e therin publikisht,
edhe Popullin Shqiptar?!
Nanën time, që vinte nga një familje me autoritete
hoxhallarësh nga Zajazi në komunën e Kërçovës, të cilën përpak desh e vrau Babai pasmesnate
para Agimit. Shkaku, se: ajo ia kishte prishur gjumin gjatë muajit të
“Ramazanit”.
Herët, në mëngjes kishte shkuar ta zgjojë për “syfyr”
Babain, gjatë muaijit të “Ramazanit”. E, ai me “nagëntin” me një fishek në gojë
nën jastëk, mauzerrin mbi kokë me gjithë fishekë, bombat e serbit dy “kashikara”,
dhe mollën e kuqe të italjanit në xhepat strukes pas dere, përgjumshëm e
rrëmben mauzerrin duke e shkrepur tymeflakë ndaj “armikut” të pabesë pas Nanës.
Bythekrye, Nana ikë, dhe mezi shpëton në “çardak”. Nana e trembur, pas shpëtimit mes plumbave, i
thotë: mirë, ore burrë! Përpak, desh më vrave. E, ai i përgjigjet: ma ke prish
gjumin.
Rrëfim tragjiko-komik, që ajo shpesh edhe ia
përsëriste Babait në sofër para syve tanë të fëmijëve.
Edhe, ky: Babai juaj më në fund u bë “musliman”?! E shiti një livadh me
shelgje, në breg të Lumit Zajazit të shkojë haxhi në Mekë, ta vrasë “Shejtanin”
me gurë. Sot, kur ende “Shejtanin” e ka para Derës të Shtëpisë. Babai, vetëm
heshte para Sajë si Grua fetare “muslimane”, me prejardhje nga një familje me
autoritet hoxhallarësh. Nuk përgjigjej para nesh fëmijëve dhe Nanës.
Ende, e mbaj nën kontroll Veten mes miqëve dhe
armiqëve: Kalosh Çelikun. Kurrë! Nuk, i kam lindur unë si shkrimtar, as
partitë e juaja me “Besë” dhe pa Besë. Organizatat e juaja “humanitare”
qeveritare dhe joqeveritare. Përfitimet e juaja me “Besë” e pa Besë partiake me
pasuri marramendëse për lindjen e “muslimanëve” të popullit shqiptar me shumicë
dhe pakicë në Ditën e Sotshme, në Shtetin e
“përbashkët”?! Ende, pa Shtet Shqiptar. I keni si dëshmi këmbekrye dudumët me
brekët nëpër këmbë në shkrimet e mia publicistike dhe libra në bibliotekë.
Nuk, u kam lindur Unë si shkrimtar shqiptar parti
politike me thasë arnë përmbi arnë. U ka lindur, herët pushtuesi serb, dhe
Perandoria Osmane e Tuqisë, me “gazdallarë”, pashallarë dhe agallarë. E, në
Ditën e Sotshme: Partitë Politike Shqiptare të “vëllazërim-bashkimit” ish
komunsite me “gazdallarë”, “muslimanë”, e pashallarë dhe agallarë. Edhe, Nëna
Parti, me pjellat e sajë kopila me brekët nëpër këmbë, ende u mbajnë gjallë në
jetën politike. Pasardhëse, e UÇK -ës, që erdhi nga malet, dhe u dalldisë dhe
u arratisë fushave politike, posteve partaike, pasurisë dhe livadheve. Pjellë e
tyre jeni partiake politike me vite pa brekë. E bajtëshi me shëndet samarin me
gjithë barrë mbi shpinë, edhe përtej varri! Sipas, Ligjeve të Nayrës: nuk e di,
a do të vdisni një Ditë, edhe pa hoxhë mbi krye me “tallkin” mbi varr?!
Kalosh Çelikun, nuk ka mundur ta mbajë nën kontrollë sistemi Komunist i shokut Tito. As,
sistemi i Xhaxhit Enver Hoxha?! Sot, përpieqen ta mbajnë partitë politike me
“Besë” e pa Besë. Edhe, xhuxhet e partive politike me “Besë” e pa Besë?!
Pjellat e tyre, kopila me këmbët dhe trutë ende në Legen!
Kalosh Çeliku, është shkrimtar shqiptar! Edhe, i takon
popullit shqiptar. Edhe, atij ndërkombëtar. Hë për hë, nuk i takon asnjë partie
politike! Qofshin, ato shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ose, “serbo-sllavomaqedonase” antishqiptare me vite e shekuj. Që, ende e mbajnë
nën zgjedhë popullin shqiptar me manipulime fetare - politike, duke e dalldisur
dhe arratisur pas posteve partriake politike antishqiptare shoveniste.
Nesër,
nuk e di. Mund, t’i takoj ndonjë partie politike shqiptare. Ku, ta di Unë?!...