Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Cuca e Xhadisë me dy shami të kuqe lidhur për brezi
E marte, 03.06.2025, 06:56 PM
CUCA E XHADISË* ME DY SHAMI
TË KUQE LIDHUR PËR BREZI
NGA KALOSH ÇELIKU
Përderisa,
punoj nateditë me vite në
Librin tim satirik: “XHA DERALLA” me humor dhe satirë, që më mungon mua
si shkrimtar në krijimtarinë time letrare, por me siguri si libër edhe poullit
shqiptar. Papritmas, vjen mbi tavolinën time të punës Cuca e Xhadisë. Libër, në
të cilin kam punuar edhe më herët përsëgjalli, që nga dalja e revistës për
humor dhe satirë “ZEKTHI” me plotë probleme politike “patriotike” “maqedonase -
shqiptare, që delë kur t’i teket (1997). Edhe, atë: para lexuesit
shqiptar?!
Edhe,
pse: Ajo Xhadia, Cuca e saj edhe Gaçi Juniori flejnë me mua në një shtrat në dhomën e punës mes
librave. Padashtas, m’i përkujtojnë netët e tmerrshme të fëmijërisë, në Katund.
Xhindet, kur më merrnin nga mesi i Babait dhe Nënës në shtrat, dhe gjithë Natën
e gjatë më hudhnin dorë më dorë majë çative të shtëpive, dhe majë shelgjeve e
lisave rreth livadhit deri në Agim, rrëzë “Çuke”. Pak, pa dalë Drita më këthenin mes Nënës dhe Babait, në shtrat.
Katund, rrëzë “Çuke” me lisat kokë më kokë.
Dihet,
Xhadia “besnike”: Zonja e shtëpisë me fëmijët e saj pasardhës, janë të vetmit
miqtë e mi besnik. I kam përzënë “burrat” e partive
politike shqiptarë në pozitë dhe opozitë. Gratë e
mia “besnike”. Edhe, kopilat e Xhadisë, që duan të më shpallin edhe të çmendur.
Dhe, të më përcjellin me dhunë në “Bardovci”, në periferi të Shkupit për “rehabilitim”?! Vetëm fëmijët e lagjës “Serova” të
Shkupit, ku banoj me shtëpi, nuk mund t’i përzë. Shkaku, se: ato kanë nëna,
baballarë dhe mësuesë. Edhe, pse: sipas edukatës së tyre familjare më
provokojnë mua si shkrimtar para derës së shtëpisë.
Kohën e
fundit kam filluar t’i dua “armiqtë”. Macit e mia besnike! Edhe, atë: Xhadinë,
me pasardhësit e sajë natyror. Që, këtë vit, edhe pse: nuk i ka lindur si vitet
tjera në shtratin tim, por në kojshi, nuk ka problem. Derën e kanë të hapur krah më krah të Shtëpisë “Çelike”, fëmijët e
saj t’i kthejë në shtrat, nën çati nga shiu, breshëri dhe bora.
Edhe,
pse: Cuca e Xhadisë flen me mua. Edhe, Gaçi Juniori. Gjithë Natën e gjatë me
ëndërra të tmershme dhe fantastike më “torturon” deri në Agim. Herët, vjen
Xhadika - Zonja e Shtëpisë, e cila ulet tek këmbët e mia në shtrat, dhe nuk ma
prish gjumin. Përjashtim, kësaj radhe: nuk mi lëshon thonjtë, si hakmarrje. E
pret mëngjesin në verandë. Diellin me rreze.
Poashtu,
Agimin në shtratin tim të gjumit e presin, edhe: Cuca e Xhadisë, dhe Gaçi
Juniori. Trupërojet e mia gjithë Natën. Përderisa, unë kam qenë në gjumë me
ëndërra të tmerrshme mes Xhindeve, duke më hudhur dorë më dorë dhe fluturuar
mbi çatia, majë lisave dhe shelgjeve deri në Agim.
Vetëm, Unë: Ende, e pres Diellin.
Edhe, pasi Sot: e kam marrë pensionin simbolik të Gruas besnike, këthehem te
“Gratë” e mia besnike partiake - politike: Ia rrokullisë Arës Babait edhe dy qe
përpara në zgjedhë t’i lërojë arat e fushës pjellore. Pasi, ara e Babait me
ferra, nuk lërohet vetëm me dy qe në zgjedhë, fushës të Cërvicës pa e pasur
përpara edhe një Kalë me shalë…
*Grua
llafazane dhe tekanjoze