Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Neokomunizmi
E shtune, 17.05.2025, 02:57 PM
NEOKOMUNIZMI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Rastësisht,
e takova në rrugë
Cucën Boheme, e kishin dëbuar nga Partia. Edhe, Feja Islame, dhe xhamia me
flamuj turko-arab në minare. Shkaku, se: nuk pinte çaj rusi, dhe nuk e vishte
ferexhenë e zezë. Urdhëro, unë s’jam Uolt Uitmani i madh. As miku im bohem,
Mirko Gashi te “Tre sheshirat”, në Prishtinë. Unë jam Kalosh Çeliku – rebel, në
Shkup. Dhe, me Ty do të pi verë Dy shtama nën Rrap. Nëse, të ka përzënë Nëna
Parti: vogëlushe, Unë nuk të përzë.
Herët, në mëngjes, ende pa lindë Dielli më
paraqitet përmes telefonit djali
Asdreni: -Hë, “rrugaç” çka bënë, ta prisha gjumin?! A, i ke marrë sot hapat
(aspirinët) e mëngjesit “hallall” të Dr.
Piperos, që i reklamonte gjatë kohës të “armikut të padukshëm” Koronavirusi, apo
ato “haram” të “muslimanëve” Shkupit?! Dhashtë Zoti Madh, nuk i ke marrë ato të
“rrezikshmet” të Xhadisë në “Shtëpinë Publike”. Dhe, a ke nevojë të të sjell
ndonjë çekan me raki rrushi? Ose, një ibrik me Dy çepa “hallall” dëllinje nga Dardhat gorrice të “?iflikut”
Xha Derallës?
I përgjigjem: Nuk ka problem. “Armikut të
pabesë”, i dalë si burrat në dyluftim në fushën e mejdanit. Vetëm, se: jo ato
të dardhave gorrice të “Bit-Pazarit” Shkupit, po të atyre të Xha Derallës! Që,
me sharrë në krah i shartonte plaku nga dardha gorrice dhe turke, në Dardha
shqiptare. Dihet, mos më sill bukë pa miell, dhe çaj rusi! Probleme kam me
Poezinë “erotike”. Gruan besnike. Mrizet e Zanave të Fishtës. Rakinë e rrushit.
Dhe, Dy shtamat me verë të Mikes Di. Xhadinë, nateditë me pashterkë të kuqe,
që: dasmave shqiptare i përdredh bythët me dajre, dhe i shkund rraqet para
Babashehut. Pavetëdije, se: Babashehu ia hudhë mbi kokë këmishën e bardhë, dhe
e bënë bythekrye mbi varr të Babashehut, në Tyrbe. “Baba Tomorin” e ?ajupit.
Tjetër, asgjë. Momentalisht, pi raki rrushi “hallall”. Edhe, atë: me Dy qe në
zgjedhë, t’i lëroj arat e Babait, dhe një kalë me shalë përpara qeve, rrëzë “?uke”.
Nuk e dua “haramin”.
Qafëpërqafe, ditënatën e kaloj me gjashtë macit
e mia besnike që m’i polli Xhadia në shtrat, në dhomën e gjumit. Dhe, mi la
natën pas dere. E di, mungon edhe një e shtata Maci. Ende, nuk ia di emrin.
Noshta, nesër edhe atë do të ma lindë Xhadia pasmesnate në shtrat. Numrin, shtatë,
nëntë dhe dhjetë. Nesër, me siguri të letërsisë
popullore shqiptare do ta kemi në Shtëpinë e Babait. Sipas meje si shkrimtar
“problematik”: Dhjetë plagë, dhe një Urim. Librit me poezi: ATDHEU Burrë pa
Grua (përzgjedhje, 2025), që këto ditë pritet ta shoh dritën.
Problemi është, se: Dy qeve të Babait, duhet
t’u prijë para edhe një Kalë me shalë. Arat e Babait, nuk lërohen me një ka
zgjedhe plugu mes fushe, rrëzë “?uke”
të Cërvicës Kërçovës. Ose, vetëm me dy qe, zgjedhën në qafë arave të Babait mes
fushe. Patjetër, para duhet tu pri edhe një Kalë me shalë.
Përpiqem, t’i hip Kalit bardhë të Babait, jo
atij kalit që i hipi kryetari i PPD -ës, Nevzat Halili me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës. As, “Kalit
Shemës” të Ali Ahmetit, që i hipi te revista për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që
delë kur t’i teket me përkrenaren e Skënderbeut në kokë mes varrezave të
automobilave në “Bit – Pazar” të Shkupit. Po, Kalit bardhë të Babait pullali me
dy “nagëntë” në brez. Dhe, një fishek, në gojë. Gjokut pullali, që e shalonte
fushës Cërvicës dhe maleve të Kërçovës.
“Kali Shemës” pas porte me të dyja këmbët e
prapme, përkohësisht më ka hudhur bythekrye me gjithë samarë në “Përrua –
Thanë”. Padashtas, ma kujtoi ngjarjen historike të Nevzat Halilit. Këngën
popullore të asaj kohe, “Arusha e Malit” me çifteli, kur partizanët e tij
partiak e hipën në një kalë të bardhë me një këmbë të thyer në stadiumin e
Tetovës, rrëzë Sharrit Plak. Dhe, pas pak kohe në rolin e kalorësit të
arratisur në stilin e Don kishotit e shpallën të “çmendur” në skenë, se: me
shpatën namëmadhe lufton kundër Skënderbeut në një “komedi” të arnuar politike
para publikut në Teatrin e pakicave shqiptare, në “Bit – Pazar” të Shkupit.
Tashti, e shoh se: nuk më kanë dashur
politikanët e partive politike, por më kanë dashur vetëm Tri Gratë e mia
besnike. Nateditë, më kanë dhënë gji me Dy shtama. Jo, Zoti Madh. Edhe pse, unë
si rrugaç: nuk e kam dashur as vetë Zotin e Madh. I kam dashur Gratë e mia
besnike. Punë trjetër është ajo, sesa: ai më ka dashur Mua si Poet?! Nuk e kam
fjalën për shtetin e “përbashkët” jugosllav. Qoftë, ai “maqedonas”, apo
shqiptar. Nuk i kam dashur si shkrimtar, as Dje, dhe as Sot. Kutadi, ndoshta:
nuk do t’i dua as edhe Nesër. Ai më ka dashur mua si Poet. Por, unë: nuk e kam
dashur si shtet i “përbashkët i vëllazërim – bashkimit”. Punemadhe. Edhe ai,
edhe unë: dihet, sesa duhemi me shekuj para kamerave televizive dhe syve të
ndërkombëtarve sa për sy e faqe. Sot për sot, duhemi si një burrë dhe grua në
një “Shtëpi Publike”. Shtrat gjumi me ëndrra fantastike për Ditën e Nesërme.
Feleminderit Zotit, që: nuk më ka dhënë vajzë
si baba në familje, se: nesër, kur të ma këthente prapa burri botës shqiptar
(dhëndërri) në shtëpi vajzën me gjithë fëmijë, do ta kisha vrarë aty për aty me
nëntë plumba në ballë, dhe vetë do të shkoja në burg. Asdreni, me zë qeshet.
– E, kush do të të nxjerrë nga “Përroni i
Thanës” me dëllinja dundushore kokë më kokë? Burgu Natyror, te “?ifliku”
i Xha Derallës, mes mrizeve të Dardhave gorrice?! “Jasakëve të Tikeve”?!
Përgjigjem: “Përroni i Xhetit”. Ose, “Lugu i
Ymerit” me raki dëllinje?
– Mos i harro në shtëpi edhe ato
Dy shtamat e Lydi Di me verë, më porositë djali,
Asdreni!
– Kurrësesi, pa ato Dy shtama me verë nuk hyj
Sot në luftë për “Liri”.
– Duartrokitje, qeshë me zë
Asdreni.
Tashti, qeshem edhe Unë Poeti: merita ka Xhadia
me pashterkë të kuqe. Edhe, e meriton një shpërblim shkopin me flokë…
*) Grua
llafazane, dhe kurvë.
Cun Geli (Adem Kastrati)
