Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Komuna e “Çairit” mbeti edhe pa ujë
E diele, 01.06.2025, 06:53 PM
KOMUNA
E “ÇAIRIT”
MBETI
EDHE PA UJË
NGA
KALOSH ÇELIKU
E kam thënë herët në një shkrim timin publicistik: Muti nuk lahet me shurrë. Dorën ne zemër siç thotë populli, thënjen e kam vjedhur nga populli. Tashti, vetëm e
përsëris. Shkaku, se: sot, është ende aktuale. Kryetari i komunës të “Çairit”, bërllokun para derës vete të shtëpisë e
dergjur me muaj, me një kamion vetëm për një natë ia shkarkoi komunës të Shkupit?!
E, me netë
dhe ditë mbeti edhe pa ujë.
Hakmarrje partiake politike?! Aspak, me
mendë në kokë. Edhe, atë: para
zgjedhjeve lokale 2025. Qëllimi, ndoshta partiak për përfitime të votave parazgjedhore lokale. Gabim
politik partiak i kryetarit të komunës “Çairit”, që lagjen më të bukur të Shkupit me gjelbërim, e ka mbuluar me beton,
bërllok, tela dhe ferra. Që, edhe ditën e nesërme me këto metoda primitive partiake
politike antishqiptare, mendon të jetë kryetar i komunës “Çairit”?!
Gjelbërimin ta mbulojë me beton dhe bërllok. E pyes veten, cili shqiptar
do t’ia japë votën?! Unë, si qytetar me te dyja duart do ta hudhë në kontejnerët e
bërllokut.
Ditën e nesërme, pas këtij veprimi politik, komuna e
“Çairit”,
mbetet edhe pa ujë...