Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dashuria platonike e partive politike shqiptare
E enjte, 22.05.2025, 06:55 PM
DASHURIA PLATONIKE E PARTIVE
POLITIKE
SHQIPTARE
(Parashikim
i publikuar më herët (2016), i marrur
edhe
një herë nëpër duar në Ditën e Sotshme).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Imzot, amani: E vjedh popullin shqiptar Shteti i “përbashkët demokratik” maqedonas ish jugosllav i shokut Tito
me vite e shekuj, edhe politikanët shqiptar. Republika e Kosovës. Përmëtepër, edhe Shteti Shqiptar! E vjedhin Partitë Politike
Shqiptare e “maqedonase”, e vjedhin Qeveritarët e kualicionit në pushtet, e vjedhin
popullin Bankat e IRJM -së. Mirë, pyes Unë si shkrimtar: Po, kush nuk e vodhi
këtë popull historik me pushtime asimiluese nëpër shekuj?! Tekefundit, edhe me
luftëra shekullore?! Edhe atë, pa një varg të publikuar të poezisë shqipe në
mjetet e informacionit: Qiririn e ndezur të Naim Frashërit,
në Librat e Këndimit. E, ju i përgëzoni “fitore madhore historike” me “tallava”
e “selvie” të dalldisjeve pranëverore përpara kamerave televizive?! Edhe, Unë e
pranoj publikisht para lexuesve të mi besnik: E vjedh popullin shqiptar për
shkrimet e mia publicistike për Ditën e Nesërme.
Përmëkeq, përpara kësaj “Dasme Pranëverore”, u kujtuat të më ftoni
në debat televiziv për Pjetër Bogdanin, në Shkup?! Edhe kush: Televizioni
kombëtar shqiptar?! Që, ende nuk e di kush është Kalosh Çeliku?! Dhe, nuk e ka
lexuar asnjë varg, një libër të tij publicistik, mos them, artistik. Anda më
shumë ua ka të reklamoni ndonjë shtëpi luksoze, politikan të dështuar familjar
si “analist” politik, sesa ndonjë Akademi përkujtimore të shkrimtarëve
shqiptar. Arsye, që përgjigjigja nga ana ime ishte negative. Shkaku, se: ju
doni të mbushni vetëm minutazhën e emisioneve “kulturore”. Kurrë, pa prezentuar
asnjë libër të shkrimtarëve shqiptar, apo varg të ndonjë poezie. Përmëtepër,
nuk i përcillni organizimet tona poetike duke vrapuar pas aktiviteteve të
partive politike.
Punë tjetër është ajo, se: ju me këmbëngulje kërkoni të jem në
debate “politike” televizive në emisonet e juaja “arsimore, kulturore e
politike”, përpara kamerave të përditshme televizive. Lëmsh, kur e bëni
politikën, arsimin dhe kulturën shqiptare. Përplotë budallaki e “tallava shqiptare”.
Gara të veshjeve evropiane, se: cila e ka më të bukur shpinën me bythët e mëdha
përmejdani, jashtë cicat për mejdani e të prapmet e kërcyera mbi fustane.
Frizura të gjitha ngjyrave, po edhe ato të larme të lokaleve të natës. Stoli
ari e diamanti përqafe. Në vend që të shtyheni me Evropën me vepra artistike,
tru e aftësi strategjike. Nuk turrem me të katra pas bythëve të mëdha të partive
politike. Qofshin shqiptare, apo “maqedonase”. As, sisave të tyre pa tambël.
Që, i ka pi me vite e shekuj Bolla me flokë maleve dhe livadheve. Turrem, pas
Ditës Nesërme Shqiptare. Që, e kemi në Prag të Derës Madhe mes bërllokut të
kontejnierëve para shtëpive. Padyshim, është disponimi im puplicistik i
komunikimit, sesa: jam me ju “besnik” të komunikoj për këto probleme shekullore
shqiptare në Shtetin e “përbashkët” ish Jugosllav.
Edhe, kur ti, u pergjigjesh si “arsye” honorarin gjatë atyre minutave
të “harxhuara” kotnasikoti debativ televiziv mes “tallavave” politike, pulave e
gjelave të therur me sëpatë në cung te pragu i derës, që kërcejnë nëpër lëmë pa
kokë, ato e mbyllin gojën. Fjala
definitive, kur është në pyetje pagesa e lekëve të përgjigjen: honorarin
e vendos pronari ose pronarja e “Dasmave pranverore” me frizurë të larme. Që,
patjetër si vashë plakë duhet të jetë në qendër të vëmendjes mysafirëve dhe
“Politikës shqiptare”.
Realiteti thotë diç tjetër ndryshe me argumente: Përderisa, këto
“patriotë kuqezi” shqiptar, dhe “maqedonas” me thasë, dalldisen përmes Partive
Politike Shqiptare dhe “maqedonase” me dashuri platonike, donacioneve të
Shoqatave qeveritare dhe “joqeveritare” të hurit e kallirit, pse ti si
shkrimtar në Ditën e sotshme të mos dalldisesh pas dy “kashikareve” me raki
rrushi e ndonjë Cuce azgane përpara këmbëve të Olimbisë me fëmijë në bark, gji e prehër tek “Ura e
Gurit”, në breg të Vardarit?!
E thua këtë bindshëm plot gojën se, ti: nuk ke nevojë si shkrimtar
të dalësh nëpër raklamat e tyre propagandistike radiotelevizive të partive
politke, të dalësh në fushën e mejdanit
në zgjedhjet e ardhshme lokale e
as parlamentare për poste politke dhe pasuri në Qeveri. Ti, je: Parashikues i
Ditës Nesërme.
Nuk ka rëndësi, përcaktimi nacional dhe fetar në këtë shkrim
publicistik. Aqmëpak, politik. Qëllimi im është, si shkrimtar: Sot, a jemi me
Krishtin, apo Muhamedin a,s. Apo, me këto politikanë dhe “analistë” politik me
këmbët dhe trutë në legen. Vlera të “arrira artistike“, shqiptarë e “maqedonas”
krah për krahu me këngë e valle, se: Nesër, do të shkojmë si shqiptarë në
Evropë?!
Jo, them Unë: Kurrën e kurrës!... Përsëri, përgjigjem vetë në këtë
shkrim publicistik parashikues, unë, “Budallai i pafe” sipas politikanëve dhe
“muslimanëve me Din e Iman”: Po, Kujt duhet sot t’i besoj ky popull i pafajshëm
shqiptar i robëruar dhe nëpërkëmbur me shekuj nga bota përparimtare, sistemi
ish komunsit, dhe sot edhe nga nekomunist, vetëvetja ai shqiptar, “demokraik”
në pushtet dhe opozitë?!
Vështirë, përsëri e kam të përgjigjem në Ditën e Sotshme Historike lëmësh e li. Nuk dihet,
kush hanë, e kush pi. E kërkoj Egjëllin
tim mbrojtës Grua, të më dalë ndihmë në këtë shkrim parashikues për Nesër.
Edhe, ja erdhi me ferexhenë e zezë krahëve. E hapi derën krah më krah.
Faleminderit.
Vrik e vrik, e shtroj sofrën tradicionale shqiptare me pije “haram
dhe hallall”. I them: Unë brez pas brezi jam shqiptar. Kaçak mali, i
pasardhësit të Emin Çelikut (Xhambazi), krahut të djathtë të Dervish Carës, i
cili e çliroi Shkupin (1884). E di se me gjithë familje keni dashur të na
pëzëni si “turqë ehamduila” në Turqi, por ne edhe sot e kësaj dite si fis i
kaçakëve nuk i lëshojmë Trojet Etnike Shqiptare. Historikisht si popull, e kemi
pritur edhe mikun edhe armikun me bukë e kripë. I kemi shtruar darkë si udhëtar
rruge, rastësisht sipas nevojës edhe atë natë. Ditën e Nesërme, kur e kemi
kuptuar se i kemi bërë “konak” armikut, që na ka vrarë në familje, i kemi thënë
në sy dhe fytyrë: Rrugë të mbarë! E kemi percjellë deri te porta: Deri më sot,
ke qenë mik i Shtëpisë sonë shqiptare. Ditën e nesërme, je armik i kësaj
Shtëpie.
Përderisa, “maqedonasit” me shqiptarët, nuk e kam thënë deri më
sot publikisht, mbi tridhjetë vite nuk arritën të udhëheqin me Shtetin e
“përbashkët”, mirë do të ishte shtetin t’ua lënë në duar shqiptarëve për Ditën
e Nesërme. Popullit më të “lumtur” në botë, që po i hapë kanalet e “pavarura”
televizive: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi e IRJ e Maqedonisë e nëpër botë të
shpërndarë si Kashta e Kumbarës (Kumtrit). Nateditë, përdridhet duke u rënë
duarve shuplakë, vajton për dashurinë e humbur platonike me “vëllezërit” nga
mbrëmja deri në mëngjes: Me “besë” e pa besë:
shpirtit tem, që kam ra në dashni, e çka t’thush ti, unë kam me ba”...
Dhashtë Zoti, këngëtari ynë popullor i “tallavave”, nuk aludon në
dashurinë platonike të Partive Politike Shqiptare me ato maqedonase të
këngëtarit Aleksandër Sarievski “Zajko kukurajko”. Që, Unë e dëgjoja nga fëmijëria
e Shkollës fillore në Katund. E, deri te kryerja e Shkollës
Normale “Zef Lush Marku” në Shkup diskoklubeve të Natës me Yu muzikë jugosllave
deri në Agim.
Kohën e fundit, në “demokraci”: këngën popullore maqedonase: “Zajko
kukurajko”, nuk e dëgjoj më në radiostacionet
televizive ”maqedonase”, e as shqiptare. Me siguri, Sot: është nën cenzurë
Neokomuniste jugosllave?!...