Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Kosovën e shiti Turqia dhe e bleu Rusia
E enjte, 19.06.2025, 06:59 PM
KOSOVËN E SHITI TURQIA
DHE
E BLEU RUSIA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk
e luan as topi i Mic Sokolit. Që, e rroku për
fyti si qymkë koftorri topin e turkut. Edhe, pse turku i tha: mos, Mico! Kjo,
nuk është qymkë koftorri! Mici, e rroku për fyti topin e turkut, dhe fluturoi në
“hava” (qiell). Sipas, thënjes
të Vuçiçit: “Kosova, nuk është pjesë e Serbisë”
(Gani I. Mehmeti).
Kosovën ia ka shitur
Turqia, Rusisë me
dy xhemi “alltanë”
(arë). E ka skalitur me vargje humoristi
dhe satirirsti kërçovar nga fshati Cërvicë i Kërçovës. Edhe, atë: si kantautor me një këngë popullore me çifteli, në
Histori.
Anekdotën e Nastradin Hoxhës me
siguri e keni dëgjuar gojë më gojë nga populli. Ose, i keni lexuar librave moti
kohë me anekdota të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe nëpër
botë. Edhe, unë si shkrimtar e kam përmendur shpesh-herë në shkrimet e mia
publicistike dhe libra për Ditën e Nesërme.
Ne, dimë shumë histori e anekdota
për Nastradinin, por askush nga ne, nuk është në gjëndje të thotë saktë për jetën e këtij personazhi enigmatik dhe satirik. Tekefundit,
se: asaj kohe ka patur shumë Nastradinë. Nastradin Hoxha, ende nuk dihet: a, është personalitet i
vërtetë në jetë. Apo, e krijoi, populli shqiptar?! Ndoshta, një Nastradin Hoxhë i llojit vet, ka qenë edhe vetë Xha Deralla?!
Xha Deralla, është humorist dhe
satirist i vërtetë analfabet. Nuk ka ditur shkrim - lexim. As, që edhe ka kryer
ndonjë shkollë dite, ose nate. Mos them, edhe se: ka kryer ndonjë fakultet, as
nuk e ka njohur ndonjë gjuhë botërore. Aqmëpak, të
ketë pasur asaj kohe ndonjë titull shkencor, ligjërojë si profesor në ndonjë
Universitet shtetëror jugosllav. Ose, ato të
partive politike shqiptare private, që i kemi sot me thasë edhe në çdo Katund. Vetm,
se: kemi pak studentë, na ikën nëpër Botë?!
Shkaku, se: Turqia, asaj kohe u
ka dhënë shqiptarëve: pashallarë, agallarë dhe bejlerë. Jo, edhe shkolla në Gjuhën
Shqipe. Universitete. E ngjajshme me ditën e Sotshme, kemi poste partiake të partive
politike shqiptare: ministra, zv/ministra drejtorë. Probleme kemi Vetëveten me shtetin e “përbashkët”, Gjuhën
Shqipe. Edhe, në sistemin komunist i kemi pasur me bollëk këto poste partiake politike.
Tek, kemi pasur edhe kryetar shqiptar të Jugosllavisë, Sinan Hasanin.
Xha Derallën, shkaku
Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: Ditët e Humorit dhe Satirës
“XHA DERALLA” e njeh e gjithë Kërçova, Kosova, Shqipëria dhe shqiptaria
anë e mbanë Atdheut. Ndoshta, edhe Bota. Edhe, Çifligun e tij Sot me ferra “XHA DERALLA”, përtej, “Jasakëve të
Tikeve”. Maleve të Cërvicës Kërçovës me dardha gorrice. Matanë, “Të vramëve”
mes dëllinjave, në “Bllata”.
Xha Deralla ka lindur në
fshatin Cërvicë të Kërçovës, ka jetuar 102 vite dhe ka ikur nga kjo jetë pas
102 viteve në Botën tjetër në “Xhenem” (Ferr). Ngase, ai nuk e donte “Xhenetin”
(Parajsën). Përsëgjalli, e donte “Xhenemin” (Ferrin). E ka tejkaluar me humor,
anekdota dhe satira edhe Nastradin Hoxhën. Prandaj, ende është gjallë nëper libra. Dhe, gjirin e popullit shqiptar.
Tashti, ta lëmë pak rehat të
pushojë mes varreve humoristin dhe satiristin e madh Xha Derallën në gjirin e
popullit shqiptar, të kthehemi te anekdota e Nastradin Hoxhës. Ditën e shtunë,
kur së bashku me Nastradinecën u nisën për në pazar. Nastradini i kishte hipur
gomarit. Ndërsa, Nastradinica e tërhiqte para për kërpeshi. Rrugës e takuan
edhe pazarxhiun e parë, i cili i tha Nastradinit:
- O Nastradin, bre burrë!
Pse, nuk i zbritë pak gomarit se, do ta cofish! Le t’i hipë pak mbi
samarë edhe Nastradinica deri në pazar. Nastradini, nuk ia vuri
veshin, e vazhdoi rrugën mbi gomar. Duke fishkëlluar me gojë një këngë
popullore.
Pas një copë udhe mes arave, e
takoi edhe Xha Deralla, i cili e ngriti zërin:
- O Nastradin, zbriti pak
gomarit bre burrë, se: do ta cofish deri sa të arrish në pazarin e Kërçovës! Le
t’i hipë mbi samarë pak edhe Nastradinica! Edhe, këtij pazarxhiu Nastradini nuk
ia vuri veshin, por e vazhdoi udhën.
Xha Deralla, si kantautor iu
përgjigjë me këngën e tij artistike - Historike:
Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli:
Na e ka ble, çaj Moskovi zi.
Na e ka ble, aman-aman:
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…
Nastradinica, duke tërhequr
para për kërpeshi gomarin me samarë për në pazarin e Kërçovës, e Nastradini hipur mbi samarë. Rrugës e
takuan edhe pazarxhiun e tretë “Zekthin”, që delë
kur t’i teket:
- O Nastradin, zbriti pak gomarit,
se do ta cofish derisa të arrish në pazar! Le t’i hipë pak edhe Nastradinica
mbi samarë.
Nastradinit, nuk iu durua më pa
folur nga këto provokime partiake - politike të “vëllazërim - bashkimit” ish
komunist jugosllav, iu përgjigjë pazarxhiut:
- O burrë, nuk e cofë unë
gomarin me 60 kg. peshë, por do ta cofë Nastradinica me 120 kg. dhe ferexhe të
zezë mbi samarë në shpinë për në pazar ta shesë edhe pa pare.
Dhe, gjatë gjithë asaj rruge fushore
mbi gomarë deri në pazar, Sot: Nastradin Hoxha, i zbriti gomarit nga shpina.
Që, t’i hipë pak edhe Nastradinica. Por, fatkeqësisht i hipi Nastradinica me
ferexhenë e zezë krahëve, kokën e mbuluar me shami. Mezi, që i dukeshin sytë
mbi gomar nga shamia e zezë. E cila me siguri derisa të arrij në pazarin e
Kërçovës, jo të Shkupit, me siguri do ta cofë udhës gomarin.
Nastradinica, Sot: i hipi
gomarit. Edhe, atë: “Kalit të Shemës”...
(Fragment, nga Libri: ZGËRDHIRJA, që së shpejti do të dalë
në dritë, 2025).