E premte, 25.07.2025, 09:55 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Argatë politikë shqiptarë me brekë nëpër këmbë

E hene, 16.06.2025, 06:56 PM


ARGATË POLITIK SHQIPTAR

ME BREKË NËPËR KËMBË

NGA KALOSH ÇELIKU

Nuk i shpëton, Sot dot: politikanët e dalldisur dhe arratisur të Partive Politike Shqiptare nga ku kanë rënë bythekrye në kët hendek politik jugosllav pas posteve dhe një torbe taxhi në grazhd! As,Topi i Mic Sokolit, që e rroku për fyti topin e turkut para ushtrisë Turqisë. Aqmëpak, miqtë amerikan. Nëse, shqiptarët nuk e shpëtojnë Veten. Kotnasikoti, këto politikanë shqiptar reklamohen para kamerave televizive me personalitete të shteteve tjerë botëror, pa personalitete të Shtetit Shqiptar?! E ka thënë: A. Z. Çajupi në librin e tij me vjersha “Baba Tomorri” (në KAIRO, 1902): Pjes’ e parë Atdheu, pjes’ e dytë. Dashuria, Pjes’ e tretë. Përralla të vërteta dhe të rreme, dhe komedinë e vjershëruar Katrëmbëdhjetë vjeç dhëndërr, dhe Vjersha të tjera. Ose, te vjersha patriotike “Baba Tomorri”:

……………………………….

Tek Ti vinin njerzitë qëmoti

Për të msuar se ç’urdhëron Zoti.

Tek Ti lutem dhe u duke qarë

Të msoj ç’thotë dhe për shqipëtarë.

Kanë qenë trima të lëvduar

Dhe në luftë s’janë turpëruar;

Qenë trima dhe mëmëdhetarë,

Besa, fea, s’i kishnë dhe ndarë,

Shkonin jetën me puçkë në dorë,

Donin Shqipen, s’qenë tradhëtorë;

Lulëzonte gjithë Shqipëria,

S’e kish shkelur si sot robëria;

Gra e burra donin Shqipërinë,

Djem e çupa këndonin Lirinë.

…………………………………….

Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,

Na gënjejnë… U prish Shqipëria…

Sot: nuk janë në gjendje - “demokraci” t’i rrokin për fyti topat (herdhet) e partive politike shqiptare me barotë të lagur. Topin, që Mici e flijoji veten për Liri, dhe Shtetin Shqiptar, fluturoi në “hava” (Qiell).

Sot, Mic Sokoli përveç varrit, përfundoi në këngët popullore shqiptare, dhe përkujtohet para kamerave televizive gjatë fushatave parazgjedhore për pushtet të partive politike shqiptare me çifteli. Vazhdimin e Qeverisë të tmerrshëme të “vëllazërim-bashkimit” ish komunist jugosllav, për pushtet në Qeveri: poste personale, familjare, partiake dhe pasuri. I rrokin me të dyja duart topat (herdhet) e “gazdallarëve”?!

Parti Politike Shqiptare, që me vite dhe shekuj, ende merren me Gjuhë Shqipe, Flamur kuqezi shqiptar, të drejta të barabarta kombëtare, shkolla në Gjuhën Shqipe. Larg, Shtetit Shqiptar?! Ende, janë me brekë nëpër këmbë.

Edhe, në fund: ngushëllime për fëmiun bebe të Cucës Xhadisë Maci, që e masakroi “armiku i padukshëm”...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx