Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Profesori që qeshte gjatë provimeve
E marte, 08.07.2025, 06:57 PM
PROFESORI
QË QESHTE
GJATË
PROVIMEVE
NGA KALOSH
ÇELIKU
Profesorin Fehmi Agani e kam pasur profesor të
sociologjisë në vitin e parë, gjatë studimeve në Fakultetin Filologjik në
Universitetin e Prishtinës: Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Edhe, tre herë me
radhë më ka rrëzuar në provimin e sociologjisë. Shkaku, se: ai qeshte. Edhe unë
qeshja gjatë provimit. Dorën në zemër, ka pasur aftësi në lëndën profesioniste
të sociologjisë. Ndoshta, edhe në Letërsi?!
Herën e fundit kur isha në provimin e
sociologjisë, i buzëqeshur më pyeti:
- Pse,
sa herë që vjen në provim të sociologjisë, kur unë t’i parashtroj tri pyetje, ti vetëm qesh duke
ma kthyer përgjigjen?! Dhe, nuk më përgjigjesh në asnjë pyetje.
- Iu
përgjigja, shkaku se: ti posa hyj unë në kabinet më pret me buzëqeshje si
profesor Universitar i Kosovës.
Nuk e zgjati me provimin e pyetjeve për ta
kaluar unë vitin e parë të studimeve. Sesa, unë isha i përgatitur për ti dhënë
përgjigje.
-Ma jep, tha indeksin! Dhe, ia dhash. Përçudi,
pa më pyetur fare ma dha notën kaluese në Universitet. E kalova provimin për
t’i vazhduar studimet në Prishtinë...