Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Profesori që qeshte gjatë provimeve

| E marte, 08.07.2025, 06:57 PM |


PROFESORI QË QESHTE

GJATË PROVIMEVE

NGA KALOSH ÇELIKU

Profesorin Fehmi Agani e kam pasur profesor të sociologjisë në vitin e parë, gjatë studimeve në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës: Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Edhe, tre herë me radhë më ka rrëzuar në provimin e sociologjisë. Shkaku, se: ai qeshte. Edhe unë qeshja gjatë provimit. Dorën në zemër, ka pasur aftësi në lëndën profesioniste të sociologjisë. Ndoshta, edhe në Letërsi?!

Herën e fundit kur isha në provimin e sociologjisë, i buzëqeshur më pyeti:

-         Pse, sa herë që vjen në provim të sociologjisë, kur unë  t’i parashtroj tri pyetje, ti vetëm qesh duke ma kthyer përgjigjen?! Dhe, nuk më përgjigjesh në asnjë pyetje.

-         Iu përgjigja, shkaku se: ti posa hyj unë në kabinet më pret me buzëqeshje si profesor Universitar i Kosovës.

Nuk e zgjati me provimin e pyetjeve për ta kaluar unë vitin e parë të studimeve. Sesa, unë isha i përgatitur për ti dhënë përgjigje.

-Ma jep, tha indeksin! Dhe, ia dhash. Përçudi, pa më pyetur fare ma dha notën kaluese në Universitet. E kalova provimin për t’i vazhduar studimet në Prishtinë...