Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shqiponja me dy koka
E hene, 14.07.2025, 06:56 PM
SHQIPONJA ME DY KOKA
NGA KALOSH ÇELIKU
Shqiponja e flamurit kombëtar shqiptar kuqezi, vërtetë është me dy koka. Që, sipas meje: njëra
kokë është Shqipëria. Dhe, tjetra kokë Kosova. Me siguri edhe paraardhësit tanë
e kanë pasur këtë parashikim, që për simbol të flamurit shqiptar e kanë marrë
shqiponjën e zezë me dy koka: njërën kokë në Shqipëri, dhe tjetrën kokë në
Kosovë.
Vetë, si fëmij e kam
parë gjarpërin me dy koka. Bollën me flokë me dy koka mes dëllinjave te
“Përroni i Thanës”. E cila nën dardhat gorrice gjatë vapës madhe të verës tek
“Mrizi Zanave” i Fishtës nën hije, tinëz mi pinte delet. Kusinë e mbushur plotë
me tambël.
Poashtu, si fëmij
Nana kujdeseshte për kafshët shtëpiake, në Katund. I mbante në shtëpi, lopët,
qetë e zgjedhës dhe dhentë. Qenin, macin, pulat dhe gjelin kryengritës mbi
gardh, që thirrte Agimin. Lopa, e pillte edhe viçin me dy koka. Delja, qengjin
me dy koka. Pela, mazin me dy koka. Shkak, që shqiptarët si simbol të flamurit
kombëtar: nuk e morën gjarpërin me dy koka, bollën me flokë me dy koka, viçin e
lopës me dy koka, qengjin e deles me dy koka, mazin e pelës me dy koka. E morën
si simbol të flamurit shqiptar kuqezi shqiponjën e zezë me dy koka.
Vtëm, se: nuk i kam
parë kafshët e egëra, as kafshët shtëpiake t’i pjellin të vegjëlit e tyre me
dhjetëra koka si partitë politike shqiptare?! Haptas, i tejkaluan edhe ligjet e
Natyrës. Mos them, edhe ato njerëzore – politike. Sot, dalin me dhjetëra koka si parti politike t’i prinë popullit shqiptar për Liri, Bashkim
Kombëtar dhe Shtet Shqiptar?!
Pse, mos e shohim
Sot, edhe shqiponjën e zezë tradicionale me Dy koka te flamuri i kuq-gjak
kombëtar shqiptar?! Këmbekrye, qafë për qafe me shekuj sipas ligjeve të
Natyrës. Flamur kuqezi shqiptar, të cilin vështirë e pati me pushtime e shekuj
të na e ndalojë Turqia, Serbia, e as Bullgaria. Dhe, Ditën e Sotshme: përpiqen
të na e nëpërkëmbin dhe përdhosin partitë politike shqiptare me brekët ende
nëpër këmbë?!
Punë tjetër është ajo
se, Sot: partitë politike shqiptare luftë bëjnë për pushtet, poste partiake dhe
pasuri. E, ne si shqiptar i hipim dhe zbresim nga pushteti partitë politike
shqiptare vetëm për një përdorim në Qeverinë e ”vëllazërim-bashkimit”
Neokomunist gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare me simbolet
kombëtare shqiptare. Dhe, përpiqemi t’i tejkalojmë Ligjet e Natyrës si popull
shqiptar. Edhe, atë: vetëm për pushtet, një post partiak - politik. Pasuri
personale, familjare dhe partiake.
Sot, Partitë tona politike shqiptare nuk i kanë Dy koka. Po, dhjetëra koka?! Ende, jemi Larg...