E enjte, 24.07.2025, 09:20 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Shtëpia e sëmurë'

E enjte, 10.07.2025, 06:56 PM


“SHTËPIA E SËMURË”

Teki Dërvishi shkrimtari disident

që e meritonte ?mimin “NOBEL”...

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam lexuar librin e tij Shtëpia e sëmurë”, si student në Prishtinë, gjatë sistemit komunist jugosllav i botuar nga “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Për të cilin, edhe po ta dinte Policia Letrare, do të shkoja edhe në burg. Prurje e re, në Letërsinë Shqiptare. Vite, të rrezikshme për popullin  shqiptar në sistemin komunist jugosllav. Edhe, kryeveprat e tia: “Thashë”, Herezia e Dervish Mallutës, “Pranvera e Librave”, “Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit”, “Kufiri me Atdhe”... Gjithë veprimtarinë e tij gazetare, publicistike dhe letrare si shkrimtar shqiptar e kam pasur nëpër duar. Rrugës time krijuese si shkrimtar i ri, përtej Ditës Nesërmne, botuar në SHGB “RILINDJA” në Prishtinë, dhe redaksia “Flaka e vëllazërim - bashkimit”, në Shkup. Nuk ka “vëllazërim-bashkim” me këto komunistë të Djeshëm dhe Neokomunistë të sotshëm jugosllav.

“Shtpia e sëmurë”, mua si shkrimtar i ri mi hapi rrugët, dhe dhiaret malore në letërsi. Rruga ime e Ditës Nesërme. Shkrimtarin, Teki Dërvishin e kam njohur shumë vonë, pasi u ktheva nga Prishtina në Shkup. Herët, jam njohur me veprat e tia publicistike dhe letrare. Edhe, ia kam pasur lakmi për Ditën e Nesërme si parashikues i Lirisë. Shtetit Shqiptar. Ndoshta, edhe Ai ka qenë Shkaktari kryesor, që unë ta vazhdoj rrugën e rrezikshme në letërsi matanë maleve. Përfundoj si Ai, në burg. I shpëtova burgut, por jo edhe përndjekjeve të rrufjanëve të Policisë Letrare edhe sotekësajdite me vite në Shtetin e “përbashkët”, ende të “vëllazërim - bashkimit” jugosllav.

Unë pas studimeve, dhe punës në Prishtinë, u ktheva në Shkup. Kohë, kur edhe u njoha me Teki Dërvishin. Edhe, pse: më herët kisha njohuri përmes librave të tij gjatë studimeve në Prishtinë: “Shtëpia e sëmurë”,Herezia e Dervish Mallutës, “Pranvera e Librave”, “Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit”, “Kufiri me Atdhe”... Ndoshta, edhe Ai është “fajtori” kryesor, që Unë Sot: jam ky rrebel i papërmisueshëm në jetë dhe Letërsi.

I vetmi shkrimtar shqiptar disident, dhe i burgosur në “Goli Otok”, që e ka merituar ?mimin “NOBEL” ka qenë Teki Dërvishi. Edhe, shqiptarët më në fund do ta kishin një shkrimtar shqiptar me ?mimin “NOBEL”. Edhe, pse: disa shkrimtarë botërorë, e kanë refuzuar ?mimin “NOBEL”. Shkaku, se: pas tyre e kanë pasur shtetin e vet me mjete materiale mbi ?mimin “Nobel”. E kanë tejkaluar shumën e ?mimit “NOBEL”. Shkrimtarët shqiptar, pas vetes nuk kanë pasur Shtet Shqiptar. Tejkalojnë, ?mimin “NOBEL”. Që, ta refuzojnë ?mimin “NOBEL”. Problemi, ka qenë i institucioneve kulturore shqiptare ende komuniste në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Sot, Maqedonia e Veriut. Nuk e kanë propozuar për së gjalli shkrimtarin Teki Dërvishi si kandidat për ?mimin “NOBEL”?!

Kutadi, Unë: Ndoshta, edhe do ta kishte fituar ?mimin “NOBEL”. Ose, do ta refuzonte...



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx