Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kujtoj shkrimtaren Helena Luli (Mirakaj)
E premte, 18.07.2025, 07:55 PM
Pergatiti
Fritz RADOVANI:
KUJTOJ SHKRIMTAREN
HELENA LULI (MIRAKAJ)
E
PAHARRUESHME SHKRIMTARE !
Në Shqipni do të
vazhdojnë rrokullisja e shekujve,
po Ju shkrimtaria HELENA LULI nuk do të
harroheni kurr!
Vepat Tua do të jetojnë në
zemrat dhe mendjet e fëmijve dhe rinisë Shqiptare në gjith Boten!
Vjerrshat Tua janë ushqim i Shpirtit per çdo Atdhetar!
Aty nga fundi i vitit
1943 forcat nacionaliste Shqiptare “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” dhe
Indipendentët, luftoheshin haptas nga forcat komuniste “partizane” të drejtueme
prej agjentave jugosllavë, që kryesoheshin nga Enver Hoxha, që kishte shpalosë
haptas flamurin e tradhëtisë, me luften civile në Shqipninë e Jugut..,dhe
pritej që Shqipnia Europjane t’ ishte tansisht nën pushtimin bolshevik komunist
të Titos.
Me këte vepër
tradhëtije pajtohej edhe blloku i Aleatëve, nen parullen e “Konfederatës
Jugosllave”; që ndihmonte me të gjitha mjetet financiare dhe materiale
“nacional – çlirimtarët” dhe bllokut komunist të Stalinit.
Me daten 23 Shtator
1943, kapiten Gjelosh Luli, major Mul Bajraktari, major Dodë Nikolla (Ivezaj),
kapiten Llesh Marashi, të mbledhun per me shpëtue Atdheun nga një robni e ré që
po kercnonte krahinat e Shqipnisë së Veriut të porsalirueme nga sllavët dhe
italianët, që po administroheshin nga Shqiptarët, kur gjermanët ishin në
terheqjen e tyne.
Këta
Burra, në një mirëkuptim të plotë edhe me Krenët e vendit, formuene “Besë –
Lidhjen e Malësisë së Madhe,Rranxave e Postribës”, që kishte si pikësynim
kryesor:
Mbrojtja
e Kufijëve të sotëm të Shtetit Shqiptar...
Qetësia
e mbrendëshme në krahinat Shqiptare, dhe një Program të plotë, që perputhej me
interesat kombtare të Lirisë, Pavarsisë dhe të zhvillimit e përparimit të Tyne,
me kahun e pikpamjet Europjane – Perëndimore.
Të
nisun edhe nga sakrificat e Familjes së Atdhetarit Dedë Gjo’ Lulit në vitin
1911, trashigimtarit të Gjakut të Tij, po edhe pasues i divoçem per nga
Atdhetaria, kapiten Gjelosh Lulit nga të gjithë drejtuesit iu besue drejtimi
dhe organizimi i mandejshem i Saj. Të parët që miratuen dhe u bashkuen me këte
“Besë – Lidhje të Veriut” ishin Krenët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit,
Shkrelit, Triepshit, Koçës, Fundës (Luare – Ledhe) , Reçit, Lohes, Rrjollit,
Koplikut, Buzë-Ujit dhe Postribës. Shumë shpejtë me ta u lidh edhe koloneli
Atdhetar i Dibres Muharrem Bajraktari.
Me
daten 19 Dhjetor 1944, drejtuesit e Besë – Lidhjes i drejtojnë një kerkesë edhe
anglezit, kolonelit Nill (Neell), që ndodhej në Veri...i cili “premton po nuk
mban asnjë nga ata që premtoi.” (Dosja 1883, Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë,
1998). Të parët që iu përgjegjen Lidhjes ishin grupi i ushtarakëve ndër
shpellat e Shllakut, që kryesohej nga kapiten Gjergj Vata (Cukali), Martin
Sheldija, Zef Agostini, Kolë Ashiku, Zef Jakoviq, Loro Vata dhe ma vonë,
organizatori i Rinisë Katolike Shkodrane, Ndoc Jakova. U gjet perkrahja e
grupit ushtarak të shpellave të Dukagjinit, ku ishin oficerat Gjon Destanisha,
Pal Thani, Mark Mala, Nik Sokoli, Ndue Pali, Zef Kol Prela etj.
Në
Postribë ishte Jup Kazazi, Abdullah e Nuh Kazazi, që mbeshteteshin tek Parija
aty. Pa kalue as pak muej në perkrahje të “Besë – Lidhjes së Veriut” ishte edhe
Puka me ushtarakë Mirakajt, Mirdita me major Markun dhe Lleshin e Zi
Markagjoni.
Me
kenë se Gjelosh Luli ishte edhe mik i At Mati Prennushit, provinçialit
Françeskan të Shqipnisë, i cili kishte lëshue një urdhen të premë mbas vrasjes
së At Lekë Lulit, kur bashkpunoi me Legalitetin dhe u vra tradhëtisht, Ai
urdhnoi që “asnjë Klerik Katolik nuk duhet të perzihet në politikë”, në këte
“Besë – Lidhje të Veriut” nuk u angazhue asnjë nga Klerikët e këtyne zonave.
Por
edhe pse Kleri Katolik nuk u perzi fare, Ai u godit ma keq se kushdo, tue
fillue nga data 25 Mars 1945 që u pushkatue Don Ndre Zadeja dhe mbas tij, me
rradhë dijetarë e Atdhetarë për 47 vjet rresht panderpremje deri tek Don Lazer
Sheldija në vitin 1988, që u vra nga sigurimi komunist i yni në Amerikë, vetëm
se ishte Bir besnik i Atyne trojeve të Besë – Lidhjes së Veriut.
Kur
forcat komuniste të Mehmet Shehut e Koçi Xoxës, e sa e sa “gjeneralëve”
halabakë, sulmuen mbas shpine Atdhetarin Prekë Cali, bashkë me forcat
jugosllave që kishin pushtue Gruden, me “Besë – Lidhjen e Veriut” u bashkuen
edhe çetat e Shqipnisë së mesme me Alush Lushanakun, Mark Zef Palin dhe Gjon
Mark Ndojin, të cilët ruenin lidhjet e veta me “Çeten e Hekurt” të Sul Selimes
në rrethinat e Tiranës. Rezistenca antikomuniste në Shqipni fillon pa mbarue
Lufta e Dytë Botnore. Atdhetarët e vërtetë nuk u pajtuen kurrë me komunizmin
gjakatar.
Në
Shkoder asht i pari në Europë Mark Çuni, që formon organizaten antikomuniste
“Bashkimi Shqiptar”, me anen e së ciles kerkoi pluralizmin politik dhe zgjedhje
demokratike.
Askush
nuk mund të harrojë qëndresën heroike shqiptare të Pjetër Dedës me gruen e tij
Maria (Zojzi), të Ludovik Saraçit, të Pashuk e Palë Bibë Mirakajt, të Frano
Mirit, të Gjon Dodanit, të Hasan Isufit, të Marash Ndue Mirit, të Pashko Zef
Hotit, të Hysen Lepenicës, të Zagoll Shenos, të Sami Lepenicës etj., po
gjithmonë tue vue në fletën e parë të këtyne volumeve të qendresës heroike
Shqiptarin Gjelosh Lulin e Hotit dhe të Maleve të Veriut, që nuk e bân kurrmâ
Nana.
Në
vitin 1999, në muejn Tetor, më ka shpjegue zonja e Nderueme Helena Luli
(Mirakaj), e shoqja besnike e Gjelosh Lulit, që atë natë kur Gjeloshi do të
merrte malet, mbasi u vesh me rrobat ushtarake, vuni nën koletin e xhaketes një
Kryq të vogel, dhe mbasi puthi dy vajzat e veta të vogla, Klaren dhe Belen, i
kishte kerkue zonjës Helena revolverin që e ruente të mbyllun me çels. Kjo ia
kishte sjellë dhe Ai e kishte marrë në dorë, e kishte shikue dhe i kishte
thanë: “Mos e thashtë as mos e premtoftë Zoti, që unë me këte armë me rrëzue
Landen e Tij!” - dhe e kishte vue në brez, ishte perqafue me Té dhe kishte dalë
nga shtëpia për mos me u kthye kurrmâ. Me daten 31 Dhjetor 1946, tek zyret e
ndjekjes së Koplikut asht ekspozue vetëm koka e preme e Gjelosh Lulit, për me
terrorizue Malet e Veriut dhe krahinat antikomuniste! Pothuej të gjithë Emnat e
Atyne Burrave që kam përmendë ma siper janë vra e zhdukë edhe trupat e tyne,
kush pa krye, kush pa kambë, kush pa sy e kush pa krahë, perfundimisht gati të
gjithë janë “pa Varr”! Po monument per Këta Atdhetarë, viktima të komunizmit a
ka sot kund!?.. – Jo, “monumentet” janë per vrasësit e tyne, per kriminelët e
dekoruem atëherë e sot! “Monumentet” janë e do të jenë per “nacional –
çlirimtarët” tradhëtarë e kolaboracionistë me bolshevikët sllavo – komunistë të
Jugosllavisë së Titos, Rusisë terroriste staliniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit...shfarosës
e barbar, me etiketen e “Revolucionit”...të cilëve u kanë sherbye dhe vazhdojnë
me u sherbye me perkushtim, se i lidhë të gjithë bashkë “ideali
antiatdhetar”... Po “ideali i antarëve të parë të partisë komuniste” cili
ishte? – Sot, dimë vetëm një fakt, se pothuej të gjitha përpjekjet e
Shqiptarëve për liri u shtypën me gjak, hekur, torturë, vrasje dhe tradhëti.
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me
urdhër të shokut komandant.”(Dosja 1623). Torturuesit dhe kriminelët Haxhi
Lleshi, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani,
Mestan Ujaniku, Nesti Kopali, etj., tregojnë se kur ishin në Shkodër, në janar
të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha për operacionin e
Veriut, ku pasonin ushtarakët Sheuqet Peçi, Gjin Marku, Rahman Perllaku, Ramiz
Alia etj. “...Që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë
dhe Parinë e vendit...”
Ata
partizanë që u vranë në Luften Nacional – Çlirimtare, të gjithë pa perjashtim,
vrritën per një “ideal”, per “idealin” komunist: “Bijtë e Stalinit jemi né,
rroftë Stalini i math, babai ynë!”... E dij se e kanë të veshtirë me arsyetue
me trunin e tyne marksist-leninist të mykun nga “historia e PPSh” dhe parimet
komuniste “prof. dr. dhe akademikët” e Tiranës anadollake, por duhet të
tregojnë haptas se cilat ishin programet e tradhëtisë prej 8 nandorit 1941, të
komunistëve të Tiranës, Permetit, Beratit, e deri tek Ramiz Alia, në 1991, në
sherbim të komunizmit gjakatar?
Në
1991 Ramiz Alia thotë: “Edhe gjak do bëjmë..!”, ja “ideali” i kriminelit të
1943...!
E
verteta historike asht vetem një: Komunistët anadollakë të Shqipnisë për me
sigurue një kolltuk, até të Enver Hoxhës, shiten Atdheun, shiten Trojet
Shqiptare, vranë e masakruen të gjithë Atdhetarët dhe inteligjencen Europjano
Perëndimore. Ata kthyen një Popull në bujkrob per me punue per terroristët e
tradhëtarët, vodhen e vorfnuen vendin dhe pushtetin ua dorzuen veglave të tyne
besnike, per me ua sigurue edhe mbasardhësëve pushtetin e perjetshëm tradhëtar
antishqiptar.
Mundohen
“disa” me gjetë krraba me varë “programet” e Mukjes apo te Bujanit tash nga pleqnia,
e aty nga fundi kujtojnë se u ka ardhë prap koha edhe “këtyne” me u thirrë
“pashallarë”! Por askush nuk thotë të verteten historike! Mashtrojnë dhe
gënjejnë edhe pse janë në gryken e vorrit...E nuk kujtohen se mbi rrasen e
“mermerit” të tyne Populli Shqiptar, ka me i daltue se: “Këtu asht edhe një
tradhëtar i Shqipnisë Europjane të Gjergj Kastriotit!”.
***
Kujtoj se jam kenë mjaft i rij
kur e kam njoftë Zonjen Elena, me të cilen Nana ime sa herë e takonte në krye
të rruges Marvukaj, do t’a ndalonte dhe do të bisedonte me Ate.
Natyra e Saj joshëse dhe shumë
terheqëse më shtyni me e pyet Nanen se, kush ishte kjo grue e re gjithmonë e
veshun me tesha të zeza? Dhe Nana më shpjegoj se Asaj i kanë vra burrin
komunistët në mal se asht kenë oficer Gjelosh Luli, i fisit njoftun të Ded Gjo’
Lulit. Ndersa, kjo asht e fisit Mirakaj, me disa të vramë edhe këta.
Kjo ka dy vajza me emnat Klara dhe Izabela, njenën ma të bukur se
tjetren, janë fise të bukra… Në të vertetë vajzat i njifshe të dyja. Ishin afer
me moshen time. Ma vonë më pat tregue Nana se Elenen e njifte që në moshë të re
në shkollen e Motrave Stigmatine ku edhe Ajo vazhdonte mësimet, dhe binte në sy
per bukurinë e Saj.
Nana kujtonte edhe një prirje të Elenës që, Ajo asht kenë vajzë e re, kur
ka fillue me shkrue vjerrsha.
Jeta i solli aq telashe sa vjerrshat e shkrimet u harruene krejtësisht
mbas vrasjes së Gjeloshit në 1947 dhe, interrnimeve e burgosjes së Elenës
krejt’ e pafajshme, vetem pse ishte e motra e Kol Mirakaj dhe Zonja e oficer
Gjeloshit, i vramë në Mal.
Shumë vonë gati aty mbas viteve 1980, njëditë e pyeta: Zonja Elena, a
vazhdon me shkrue edhe tashti? – Ajo buzqeshi dhe tue më dhanë doren miqsisht,
më dha me kuptue se vazhdonte me shkrue vetem sa me kalue merzinë e madhe.
Mbas vitit 2000 më erdhi shumë mirë kur z. Eugjen Merlika, kishte ba një
shkrim të gjatë dhe kishte vlersue në maksimum permbledhjen e vjershave të zj.
Elena Luli, me titullin “Fluturës”, tue vue në dukje vlerat e Saja letrare dhe
poetike, gati kur edhe Zonja Elena, po zhdukej nga kujtesa e Shkodranve që e
kishin vlersue aq shumë.
Pak ditë perpara se të nisem per Australi, kam shkue tek e bija Izabela
per me takue Zonjen Elena dhe, kemi kalue disa orë bisedë me Ate. Nuk i mbajti lotët kur i tegova se shpejtë iku per Australi. Më mori
doren dhe ma shterngoi fort tue më pyet me një dhimbje të thellë në Shpirtë: A
thue premton Zoti që të shihemi prap ma vonë? Unë nuk i premtova asgja,
sikur t’ ma ndinte zemra se nuk shihemi ma!! Vjerrshat e Poetes së
paharrueshme Elena Luli xanë vend në shkamijt e groposun të nëntokës sonë
Shqiptare. Edhe ato janë të daltueme nder gur!
Vlerat e Tyne janë aq sa të mëdha
aq, edhe të domosdoshme per edukimin e rinisë sonë.
Poetja Elena Luli me mjeshtri
ka qendisë dallgët e jetës së një grues së vejë me dy vajza jetime. nder
tela me ferra, pa asnjë shpresë se do të jetojnë ndonjëherë të lirë.
Ja si e shikon jeten Poetja
Elena tek vjerrsha “Lutje”:
“Një tallazi të zi – E n’gji
t’vet don me përpi – Gjithshka n’tokë quhet mirsí”.
Vlerat e atyne poezive
kuptohen shumë mirë nga të gjithë ata mija e mija qytetarë që lindën, u rriten
dhe u plakën të rrethuem nder tela me ferra.
Poete Elena Luli e vuejti në
zemer gjendjen ku ka mërrijtë Atdheu.
Ja shka shkruen:
“E dijmë mirë se tokës amtare
– I kanë zhgulë nder e i kanë mbjellë marre.” (“Kaçak malit”), pikrisht aty ku
Ajo, nuk pajtohet me shkatrrimin dhe vorrosjen e të gjitha atyne tipareve
burrnore dhe të nderueme të Trojeve tona.
Poetja nuk rri me pa por, e
vajton gjendjen e Shqipnisë së mjerueme:
“Vendit tonë i hupi ndera – Si
n’për jerm iku lavdia – T’liga punë bijtën te dera – Ulë për tokë, asht krejt
madhështia” (“Shpresoj agimin”).
Ndersa, vlenë me u shpjegue
kjartë urrejtja per agjentat e sigurimit, ja nama e Saj: “Kurrë ksi djemsh
mos baftë ma nana!” (“Kaçak malit”)
E, vazhdon…
Edhe pse Poetja Elena Luli ka
psue ate shka mundet me e kuptue kush e ka provue, Ajo deri në fund të jetes i
mështetet Zojës së Shkodres, ku asht themeli i edukates:
“Ty amanet – T’a lamë
Shqipninë – O Zojë e dashtun – Na kthe lirinë!”
Shpresa e plotë dhe e
palëkundun e një Martirës së Vertetë!
Vargu ku shihet kjartë
madhështia Shpirtnore e Poetes sonë të Paharrueshme.
Nuk asht e largët jo, koha kur
këto Poete do të hyjnë n’ zemrat e Vajzave Shqiptare! Ato do të studjohen nder
shkollat Shqiptare, se janë Nanat e Nderueme të breznive të 50 vjetve vuejtje,
interrnime e burgosje të masakrave barbare komuniste!
Prej Tyne sot vajzat tona do
të mësojnë persekucionin komunist, po ma e randsishmja asht qendresa e
Tyne dhe perballimi i së keqes me krenari dhe nderim të perjetshëm.
Vlerat morale të Atyne Nanave
Heroina asnjëherë nuk i kalbë dheu i Rrëmajit! Jo, jo, asnjëherë
pasuesit e Rama e kompani nuk do ta fshijnë lavdinë e Atyne Breznive të
Perjetëshme dhe të lavdishme!
E mos harroni se, Ato ishin
ndera dhe lavdia e Shqipes Dykrenare të Kastriotit! Në kujtim të Poetes së Perjetëshme Elena LULI
(Mirakaj)!
Melbourne 18 Korrik 2025. Ia kushton
Autori.
Helena dhe Gjelosh LULI (1941)