Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Dikur… n'Shkoder
E shtune, 11.01.2025, 07:56 PM
DIKUR...N’SHKODER
Pergatiti
Fritz RADOVANI
Shkodra
ka kenë epiqendër e kulturës Shqiptare, në konceptin ma të gjanë të fjalës! Një
pohim i tillë përforcohet edhe nga Pashko Vasa.
Në
njëlloj kuptimi, lindja, formimi dhe konsolidimi i ahengut janë të lidhuna
ngushtë me vetë jetën ekonomike, shoqnore, politike dhe kulturore të qytetit të
Shkodrës në shek. XV-XX. Duhet të pohojmë se Shkodra ka kenë epiqendër e
kulturës shqiptare, në konceptin ma të gjanë të fjalës. Jo rastësisht letërsia
e vjeter shqipe zhvillohet kryesisht në Veri të Shqipnisë me qender në Shkodër,
nga autorë të cilët ishin të lidhun ngushtë me kulturën latine. Një pohim i
tillë përforcohet edhe nga Pashko Vasa kur thotë se kur u nda Perandoria
Romake, Shkodra u lidh me fatin e Romës. Pjesë përbase mjaft e rëndësishme e
“kulturës”, ka kenë edhe muzika, edhe në kuptimin ma të pjesëshëm. Një nga
arsyet se pse ahengu qytetar gjindet në formën e tij. Në shek. XIX Shkodra
ishte qendra ma e rëndësishme e tregtisë dhe e artizanatit në Shqipni dhe
njëkohësisht kryeqendra administrative dhe politike në shek. XV. Në shek. XIX
me Palok Kurtin (1850-1920), Frano Ndojën (1860-1925) e At Martin Gjokën, për
të vazhdue me shumë me të shquemit muziktarë shkodranë të gjysës së dytë të
shek. XX: Çesk Zadeja, Ramadan Sokoli, Tish Daija, Pjetër Gaci, Tonin Harapi,
Gjon Simoni, Simon Gjoni etj, të cilët, krahas të tjerash, me veprën dhe jetën
e tyre. Një fakt të rëndësishëm kishte terreni, pra nga ata lindën se ishte në
thalb edhe një terren krijues muzikor. Një fakt i pamohueshëm se në shek.
XV-XIX, i vetmi terren muzikor i cili përfshinte dhe argëtonte shtresa të gjana
të popullatës qytetare shkodrane ka kenë ahengu popullor.
Mbas
tre vitesh ajo drejtohet nga Palokë Kurti. Repertori përmbante muzikë
patriotike dhe krijime të autorëve të huej. Shkodranët e pritën mirë qysh në
fillim, megjithëse jepte koncerte vetëm një herë në muej. Kjo bani që banda të
kishte një program ma të ngjeshun dhe të jepte një koncert në javë.
Palok
Kurti, një ndër mjeshtrat e mëdhaj të muzikës, e pasunoi repertorin e kësaj
bande me pjesë të reja me karakter popullor të krijueme prej tij. Këto pjesë
frymëzoheshin nga kangët e traditës si dhe nga ngjarjet historike që kalonte
populli shqiptar në fund të shek. XIX në sundimin e perandorisë otomane.
Për
dy vjet banda nuk funksionon mbasi qeveria turke e internoi Palokë Kurtin.
Banda e parë e cila drejtohej nga Kurti, vazhdon aktivitetin nën drejtimin e
rrobaqepsit Frano Ndoja, në vitet 1889-1923. Në vitet 1889-1892 kjo bandë fiton
respektin e popullit dhe merr pjesë në çdo ngjarje historike.
Më
28 Nantor 1912, banda e Shkodrës e drejtueme nga Frano Ndoja shkon në Vlonë në
ditën e shpalljes së Pavarësisë. Pesë vjet ma vonë, ajo shpërndahet dhe
riorganizohet përsëri në vitin '30. Deri në vitin 1932 ajo drejtohet nga
mjeshtra si Kolë Plani, Luigj Prela dhe Zef Kurti.
Në
vitin 1944 orkestrën frymore të qytetit e drejton Abdullah Grimci. Mbas
çlirimit të vendit, banda kalon në varësi të shtëpisë së kulturës Shkodër dhe
deri më 1987 ajo drejtohet nga figura të njohuna të muzikës si Prenk Jakova,
Nush Shllaku, Tonin Daia.
Orkestrat
frymore në Shqipni janë ma të vjetrat e gjithë formacioneve muzikore. E para u
themelue në 1878 në Shkodër. Gjatë shek. XX këto formacione u ngritën pothuejse
në çdo qytet.
Ishin
shkollë prej nga dolën kompozitorë e muzikantë që u banë nismëtarë për krijimin
e shkollave artistike. Në vitet e tranzicioninit, në të shumtën e rasteve, u
shpërbanë, por kohët e fundit komunitetet artistike dhe bashkitë i mbështeten.
1889
Orkestra Frymore e Frano Ndojes… Shkoder.
KAFJA
E MADHE SHKODER
Orkestrat
frymore janë pjesë e rëndësishme e traditës kulturore qytetare. Gjatë shek. XX,
këto formacione u ngritën pothuejse në çdo qytet dhe u banë pjesë e rëndësishme
e jetës artistike dhe kulturore të qyteteve tona. Orkestrat frymore janë jo
vetëm themeli i muzikës së kultivueme kombëtare, por dhe me ndikim në formimin
e ftyrës europiane të qyteteve tona. KOF (Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore).
Orkestrat
frymore në Shqipni janë ma të vjetrat e gjithë formacioneve muzikore. E para u
themelue në 1878 në Shkodër. Gjatë shek. XX këto formacione u ngritën pothuajse
në çdo qytet. Ishin shkollë prej nga dolën kompozitorë e muzikantë që u banë
nismëtarë për krijimin e shkollave të sotme artistike. Në vitet e tranzicionit,
në të shumtën e rasteve, u shpërbanë, por kohët e fundit komunitetet artistike
dhe bashkitë po i mbështesin tue i vue në shërbim të zhvillimit të turizmit
kulturor.
3
vjet më vonë e drejton i shquemi Palok Kurti e për 60 vjet trashëgimtarët e
familjes Kurti.
*
1898 Frano Ndoja krijon të dytën bandë muzikore po në Shkodër.
*
1908 themelohet “Banda e lirisë”.
*
Më 1932 Dom Mikel Koliqi çili “Scuola Cantorium”, krijohet Banda e
Françeskanëve dhe disa banda, si ajo e Artizanëve, e Bashkisë, e Garnizonit të
Ushtrisë Shkodër etj.
Për
herë të parë, populli i qytetit të Shkodrës do të shihte në rrugët e tij në
vitin 1878 një grup burrash, të veshun njësoj, që ecnin nën ritmin e një
muzike. Veglat që ata kishin në gojë nuk ishin buri të zakonshme, që deri
atëherë përdoreshin rëndom nga banorët, por disa sende të çuditshme, nga të
cilat përhapej muzikë, një muzikë që i bante gratë të lenin gatimin dhe të
shkonin drejt në oborr.Tre vjet ma vonë kjo orkestër filloi të drejtohej nga i
shquemi Palok Kurti. Për ma shumë se gjysmë shekulli, trashëgimtarë të familjes
Kurti drejtojnë orkestra frymore në qytetin e Shkodrës. Por edhe krijohen të
tjera orkestra frymore si ajo e Artizanëve, Bashkisë, Ushtrisë e lagjes Parrucë
etj.
E
pra, DIKUR... KJO ISHTE SHKODRA!
Shenim
nga FR: Materiali asht punue nga Studjuesi Gjush Sheldija.
Melbourne,
11 Kallnduer 2025.