E merkure, 30.04.2025, 03:59 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kush mendoi per Shqipni?!

E shtune, 05.04.2025, 06:57 PM


Nga Fritz RADOVANI:

KUSH  MENDOI  PER  SHQIPNI ?!

Pjesa e I

2 QERSHOR 1985

PLOT 40 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.

Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë interesante për një President të ShBA, që kam pa në TV. U tregue sesi atëditë Presidenti Reagan dhe zonja e Tij Nensy kishin pritë në shtëpinë e tyne të pushimit Nanë Terezen. Ishte momenti kur Nanë Tereza po delte nga rezidenca e Tij... Erdhi një veturë tek dera e shtëpisë, që kishte dy tri kambë shkalla. Presidenti i dha dorën Nanë Terezës dhe zbriti ato dy kambë shkallë, hapi derën e mbapme të veturës dhe me dorë në dorezën e derës priti derisa zonja Nensy, po perfundonte përshndetjen me Nanë Terezen. Kur Nanë Tereza u nda dhe arriti tek dera e veturës, dera vazhdonte me kenë prap e mbajtun nga Presidenti Reagan, trupi i madh i të cilit ishte përkulë në shenjë nderimi ndaj Shqiptarës Nanë Tereza.., dhe me një buzqeshje të Tij sa dashamirëse aq edhe të sinqertë, i bani nderimin e fundit tue i mbyllë derën dhe tue qendrue gatitu derisa makina iku dhe nuk u pa ma...

Jam i sigurt se Presidenti Reagan në mbrendsinë e vet ndryente dishka misterioze

“Perandoria e së keqes” shkatrrohet simbas porosisë së Presidentit të ri: “Me mediat e lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë. Fjala e Tij historike mbyllej: “Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën për Liri”.

Popujt e dikurshëm të Europës plakë mendonin vetëm dy fjalë: “Bukë e Frikë”!

Vetëm Presidenti Ronald Reagan asht Ai Burrë që arriti me njohë të fshehtat e diktaturës komuniste; ishte Ai që mendoi që në vitin 1956 kur ishte artist në Holivud, për Lirinë e këtyne vendeve që ishin nën atë diktaturë barbare e shfarosëse të njerzimit, tue formue “Shoqninë për Lirinë e vendeve të robnueme nga diktatura komuniste”.

Historia e Presidentave amerikanë të mbas Luftës së Dytë ka dy ngjarje të ngjashme dhe shumë interesante, që përkojnë njena me tjetrën. Presidenti i madh Xhon Kenedi, porsa rrezikoi ekzistencen e komunizmit e filloi hapat për eleminimin e tij, me 22 Nandor 1963, vritet me atentat. Historia vazhdon rrugën e saj e nënshkrueme nga Rusvelti në 1945.

Presidenti Reagan, porsa merr postin e Presidentit amerikan me 20 Janar 1981, i 40 –ti i ShBA, plot 69 ditë mbrapa u gjuejt me gjashtë plumba dhe mori një plagë mjaft të randë. Ai shpëtoi për mbrekulli. Mbas pak ditësh ishte në Shtëpinë e Bardhë, në tavolinën e punës... Fëtyra e Tij e zverdhun buzëqeshi ...

Bota e marrakotun nga atentati gëzon!

Kjo ngjau pikërisht me dy Presidentët që rrezikonin kenjen e komunizmit në Botë. Ishin dy Presidentët amerikan që nuk u pajtuen asnjëherë me robnimin komunist të Jaltës...E ndoshta, nder të paktit!

Vazhdon Pjesa e II.

Melbourne, 4 Prill 2025.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx