Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kur keni ngerrç... mos shkruani per Gerçë!
E shtune, 29.03.2025, 07:58 PM
KUR KENI NGERRÇ…
MOS SHKRUENI
PER GERÇË !
Pergatiti
Fritz RADOVANI
1911-Tkurrja e
menjëhershme e një muskuli ose e një grupi muskujsh shoqnue me dhimbje të
forta quhet ngerrç… Asht shumë i perhapun nder “historianë” dhe “letrarë”
antigegë!..
Asht i njohun që
në kohen e osmanllijve, dhe asht shfaqë ma shumë nder Male të
Veriut, kryesisht në Hot e Grudë aty nga viti 1911… Kur zehej me gojë
Deçiqi, kishte turqë që iu shtremnonte fëtyra nga ngerrçi i muskujve të
surratit… E vazhdoi ajo gjendje perçudnimi edhe me ngerrçin e Gerçës, e
besa, disave edhe sot kur zehet me gojë Luigj Gurakuqi në Vlonë ose Bajram
Curri në Dragobi… Gjuhtarët e shkrimtarët janë me ngerrç që në 1972. Të
mos largohemi nga tema e Kuvendit e Memorandumit të Gerçës 10 – 23 Qershor
1911.
?Ma parë e ma dalë…Merrni harten
e Shqipnisë dhe shihni ku bjen Gerça! Jeni mundue me fshijë Bratilen,
Kelmendin, “Beslidhjen e Veriut”, “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e
Skenderbeut”… E tashti, si per tjerat po punohet me fshij nga faqet e
Historisë së Lavdishme të Maleve të Veriut edhe “Memorandumin e Gerçës”…
E pra, ky
Memorandum 104 vjet perpara asht thirrë “Libri i Kuq” nga kopertinat.
?Ishte data 10 Qershor 1911, pra
dy muej mbas 6 Prillit 1911 në Bratilen e Dedë Gjo’ Lulit, kur At Mati Prennushi,
hapi në dy kapakë dyertë e çeles së Tij në Gerçë, për miqtë e vet të shtrenjtë
e besnikë me të cilët e lidhte përjetsisht Formula “Atdhé e Fé”, per të cilen ishin
gati me ba vdekjen si me lé! Nana Drande e At Matisë ishte në kambë me ua gatue
buken dhe me ua shtrue sofrat Burrave të Malësisë që ishin tek Frati si në
shtëpinë vet! Armët Ata i kishin të varuna tek Dera e çelës, ashtu ishte
rregulli i Kuvendit të Burrave.
Klerikët dhe
miqtë ishin në krye të vendit, mandej rreshtoheshin Burrat e Malësisë së Veriut
ashtu si kishin rregullat e veta simbas Kanunit. Memorandumi i Gerçës (ose
Libri i Kuq) asht nënshkrue me datën 23 Qershor 1911, dhe në Hymje ka këte
tekst në dy gjuhë, Shqip e Frengjisht: “MEMORANDUM mbi vendimet e dhanuna prej
Kuvendit të pergjithëshem të Krenëvet Shqyptarë në Gerçë me 10/23 të Qershorit
1911, si përgjegje të reklamacjonit të Shekjet Turgut Pashës.”
Firmojnë: Sokol
Baci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), Dedë
Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë
Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji
(Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola
(Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë),
Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).
?Ky dokument u asht paraqitë
Kuvendit të Krenëve të kryengritjes i shkruem me një gjuhë të përbashket
Gegënisht dhe Toskënisht nga Luigj Gurakuqi, i cili ishte nder të paktit
letrarë Shqiptarë që dinte me i shkrue dhe me i folë pa vështirësi. Qellimi
ishte që këte Memorandum shumë shpejtë ta përkrahte edhe Shqipnia e Jugut,
ashtu si edhe ngjau.
?Të pranishem aty ishin edhe
Klerikët Katolik Shqiptar të atyne krahinave, tue fillue nga i zoti i shtëpisë
At Mati Prennushi, organizator i këtij takimi me Ipeshkvijtë e njohun Imz.
Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja, që kanë ndihmue edhe në përgatitjen e tekstit.
Aprovimi ishte
marrë edhe nga Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. Ishin aty të pranishem
Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar
i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq
O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi.
?Memorandumi pat jehonë në të
gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë.
?Memorandumi ju dorzue
perfaqsuesit turk në Cetinë me 25 qershor 1911 nga Këta Perfaqesues të
Kuvendit: Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod Preçi (Kastrat), Prekë
Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder). Nga Kujtimet e Imz. Luigj Bumçit
kemi një dokument me randësi që tregon se kur “Perfaqsuesi” turk në Cetin,
Sadredin Beu e
pyetë Dedë Gjo’ Lulin se, “a i dueni për vete a për gjithë Shqipninë pikat e
“Librit të Kuq”? – I Madhi prijës i Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjo’ Luli i
ishte pergjegjë: “Ato pika që janë në Librin e kuq i dona ma parë për
vedi, e mandej, për Shqipninë mbarë!..” E fjala mori dheun…
?Gazeta e parë që botoi
Memorandumin ishte ajo Austriake “Neue Freie Presse” e Vjenës, që ka
shkrue 12 kerkesat që me 25 qershor 1911, vetëm dy ditë mbas
perfundimit të Kuvendit në Gerçë.
?Gazeta e dytë që i bani
jehonë Memorandumit me 12 kerkesat e Shqiptarëve të Veriut, ishte ajo franceze
“Le Moniteur Oriental” me daten 26 qershor 1911.
?Me 6 korrik 1911, Gazeta e
Shkupit “Vardar” boton të plotë Memorandumin e Gerçës.
?Gazeta “Corriere d’
Italia” njofton per Memorandumin e Gerçes me 12 korrik 1911, se:
“Memorandumi asht një program politik që shkëputë Shqipninë nga Turqia…”
?Kuvendi i Gerçës nuk kishte
mbetë jashtë vemendjes së komuniteteve Shqiptare në Bullgari, që botojnë
“Librin e Kuq” në gazetën e tyne “Liri e Shqipërisë” në Sofje, me datat 7 e 20
korrik 1911. Gjithashtu Arbëreshët e Italisë e botojnë italisht në Gazeten e tyne
“La Nazione Albanese” Memorandumin e plotë, që plotsohej edhe me komente shumë
shpejtë nder shumë gazeta italiane…
?Nuk vonojnë Vlona, Gjinokastra
e shumë qytete të tjera të Trojeve Shqiptare, me botue dhe me publikue
“Memorandumet” e veta per Pavarsinë e plotë të Shtetit Shqiptar.
Krasniqe e
Tepelena me Malësitë e Gjakovës edhe Durrësi, rrokin armët e Lirisë… Çohet në
kambë Mirdita e Don Nikoll Kaçorrit, e mbas Tij Shqipnia e Mesme… Nuk rri pa u
pergatitë as Gjin P. Pervizi e as Isa Boletini, as Hasan Prishtina e as Bajram
Curri.
?Memorandumi i Gerçës i
paraprinë Pavarsisë së gjithë Shqipnisë, në Vlonen Heroike të ditës së 28
Nandorit 1912! Shqipnia u shpall Shtet i Pavarun nga Turqia!
Asht mirë të
ristudjoni materialet e Luigj Gurakuqit e At Mati Prennushit në origjinal dhe
jo të shtremnuemet e të fallsifikuemet mbas 1944.
***
?Këta Emna Shqiptarësh të
Nderuem, shumica nuk janë fare as në
shenime të atyne që punuene Historinë e Shqipnisë!
Si rrjedhim, ajo
“Histori” e shkrueme pa ngjarjet e Maleve tona të vitit 1911, mund të jetë e
anadollakëve të para viteve 1912, e esadistëve ase trashigimtarëve të
Bristolit, pasuesve vrasës të Haxhi Qamilit… Po, kurr ata ngjarje nuk i perkasin
Historisë së Vertetë të Shqipnisë!
Historia e
cungueme e Shqipnisë asnjëherë nuk asht e Shqiptarve të tokave dhe maleve tona
që i perkitëshin Trojeve të Kastriotit!
Mbas vitit 1944,
disa anadollakë per me ua ba qejfin fqinjëve sllavokomunistë që na rrethojnë,
kanë fallsifikue Historinë, e kanë shtremnue si e kanë kerkue ata, e as sot
mbas 80 e sa vjetësh “shpresa demokracije” nuk po ndigjojnë me e rishkrue ashtu
si asht e verteta. Edhe “vëllezërit e gjakut me turq”, po i sherbejnë atyne!
Asht “ngerrçi” që
vazhdon sot me tkurrë muskujt e shumë “dr. prof. e akademikëve” tanë. Çveshuni
nga fanatizmi o Vllazen e Motra Atdhetare!
Detyra e sejcilit
Atdhetar Shqiptar asht që “Memorandumi i Gerçes 1911”, duhet njoftë nga të
gjithë Ata që njohin edhe vedin per Shqiptar!
Melbourne, 29 Mars 2025.