Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Fjala e Hafiz Ali Krajës n'vorrimin e At Gjergj Fishtës
E premte, 27.12.2024, 07:54 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI:
FJALA E
HAFIZ ALI KRAJES
N’
VORRIMIN E AT
GJERGJ FISHTES
“Poet Kombëtar, Patër
Gjergj!
Kur
nji orator, tue dashtë me folë mbi veprat Tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë
shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aqsa asht e vështirë me caktue se
mbi të cilën aso veprash duhet të flitet. Vepra Yte o Poet, ka për të formue
një faqe të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit Shqiptar, pse me
aktivitetin qi ke zhvillue ndër konferencat politike ndërkombtare, nuk ke ba
tjetër veçse, me i sigurue kombit t’onë të drejta që ai i ka jetike e si ma i
vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë Shqiptare jetën
politke Tanden do ta gjykojnë në bazë të ”Lahutës së Malcisë”, Kryevepra e jote
monumentale.
T’
jesh i bindun, o Poet i Madh se, Shqyptari me “Lahutën e Malcisë”, ka për të
qenë gjithmonë kryenaltë si janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen,
mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën dhe
karakteristikat ma të ndieshmet e popullit Shqiptar.
Sot,
djelmnija intelektuale me Lahutën Tande në dorë, të nep besën Shqiptare, tue,
t’u betue se idealin Tand të naltë që shprehe për kombsinë Shqyptare, do ta
ruejm’ e do ta mbajnë si gja të shtrenjtë morale.
Gjithashtu
edhe populli mbarë, i fushavet e i malevet, anë e kand në Shqypni sot, të nep
besën se Lahuta e jote në shpirtin e tyne do të sundojnë sa të jenë stinët e
motet.
Trima,
gra, djelm’ e varza me fjalën Shqyptare të napin besën, se vllaznimin kombtar,
qi Ti çfaqe në Lahutën Tande, do ta mbajnë me forcën ma të madhe...
Me
ty, Patër Gjergj, Kombi Shqyptar mburret, naltësohet edhe madhnohet para
popujve të tjerë, prandaj sot, krejt Populli Shqyptar të përulet, djelmnia
intelektuale vajton humbjen Tande e, me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim
e dhimbje në jetën e pasosme”.
Hafiz Ali Kraja (TARI)
Shkoder 31 Dhetor 1940