Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Tek Kafja e Madhe n'Shkodër
E marte, 25.06.2024, 05:56 PM
TEK KAFJA
E MADHE
N’ SHKODER
Nga
Fritz RADOVANI
A
Ju kujtohet kjo kafe në qender të qytetit t’ Shkodres ? – Sigurisht, po!
Ju
drejtova këte pyetje per me pa se a jeni Shkodranë apo jo?
Sa
shumë kujtime ruejnë këto pllaka derisa mërrinë tek njena tavolinë!
E
cilin me kujtue ma perpara?! Sejcila dritare të ndriçon një Portret...
E
sa mandej, vazhdojnë rrugen e tyne nen blij në Fushen e Çelës?!
Por,
jo pa i sjellë sytë ndoshta edhe krejtë pa u kujtue nga Kafja e Madhe!
E
nder kujtimet e një oborri të rrethuem me dy rrypa betoni, ku lakojnë mbi to
disa hekura të lidhun njenimetjetrin, mendja fluturon tek dera nen balkonin që
fton: ”Eja, urdhnoni, bujrum per një kafe Tarrnake!”
E
pa u kujtue njeriu merr drejtimin kah dera nen mustakët e Idromenos.
Atëherë,
tingujt’ e bukur të muzikës së orkestres së Kafes, të joshin me rikujtue nder
ata çaste portretet e muzikantave Palok Kurti, Frano Ndoja e deri tek breznitë
e reja që, me veglat e tyne muzikore kanë lanë n’ ato kande e skuta t’ atyne
mureve notat e perjetëshme të muzikës Shkodrane që, asnjëherë nuk harrohen as
prej kalimtarve t’ asaj Pjace shekullore...
E
asnjeni as nuk di me diftue se prej kah vazhdojnë me i ardhë ata tinguj!
E
bukuria sapo ka fillue perballë rrumbullaksisë s’ atij banaku që asnjë
Shkodranë nuk e harron asnjëherë gjithë jeten e vet: ”Kur u patme ulë aty me pi
kafe apo, një gotë konjak Korçe, me një prej miqve të mij..?”
E
vitet ecin sikur dikush po i merr mrapa pa u kujtue se edhe ata ikun !
Ikun
e zhduken vetem tue gervishtë trunin e sejcilit që aty ka pi një kafe!
E
atëditë, ndoshta, as unë e as Prenkë Jakova, nuk e kemi mendue këte?!
Jo,
jo, aspak! U zhytëm nder biseda pa e kuptue aspak fundin... E mbas pak orësh u
çuem e dulme sikur të nesermen do të shkojshim prap.
E
pra, kjo asht jeta e të gjithve: ”Shpresojmë se neser shihemi prap!”...
Asht
e vertetë se Kafja e Madhe aty asht prap! Po, as Prenka e, as unë nuk jemi
askund aty afer… Por, dikund larg e aqsa nuk gjehet as me mend…
Shpesh
e shikoj deren e asaj Kafe… Po, asnjëherë nuk e shof të hapun…
E
ndoshta, asnjë prej Miqve të vjeter nuk shkon ma aty me pi një kafe?!
Çka
mungon aty? Kafja jo! Muzika jo! Tavolinat e karrigat jo! Atëherë?!
Mungojnë
vetem brrylat që dikur mështeteshin nder ato tavolina… E, dy sytë e perhershëm
t’ asaj drite aq të paster që deperton thellë deri në zemer të sejcilit
Shkodranë, që i uron Mikut vet: Gzim e t’mira n’Familje!
Çfarë
kujtimesh dalton në trunin e çdo Shkodrani ajo daltë dashamirse!
Ah
e bukra Shkoder, sa shumë të deshta gjithë jeten time!!
A
çohemi tashti? – Si të duesh Mik i dashtun !! – Po çohemi Mik!
Mir’
u pafshim!..
Melbourne, 25 Qershor 2024.