Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Data dhe fakte
E enjte, 13.06.2024, 07:50 PM
Nga Fritz RADOVANI
DATA DHE
FAKTE
1854
- 1909
1858
Kisha Katedrale Shkoder
Fakte
historike: Në vitin 1856 vijnë në Shkoder pesë austriakë, per me bisedue me
sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet e zhvillueme në
Shkoder.
Edhe
nga Stambolli po atë vit, vjen një i derguem me bisedue me konsullin austriak
në Shkoder. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodres dhe Pashen.
Në
vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres (Kisha e Madhe
Shkoder, ma e madhja në Ballkan).
Në
vitin 1854 Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza.
Asht
viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres. Në Gusht të vitit 1861,
Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder.
Lejohen
me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e
historik, në gjuhen shqipe.
Në
shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.
Me
1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar.
Në
Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, prej Don Zef Ashtës, ku
mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Shkolla u hap në shtëpinë e Tom Mark
Radovanit.
Në
Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e
Epirit.
Në
1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare
“Bashkimi”.
Në
vitin 1902 Shkolla Françeskane e drejtueme nga At Gjergj Fishta, jep mësimet në
gjuhen Shqipe.
Në
vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e
vet.
Në
vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don
Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë
Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Gjergj Fishta.
Po
në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.
Në
vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” e “Bashkimi”, me karakter letrar e
Atdhetar.
Shenim
F.R.: (Datat dhe faktet janë marrë nga studjuesi shkodranë Mësuesi Gjush
Sheldija.)
Ndihma
e madhe e Austro – Hungarisë nder këto vite edhe sot, asht e pakjartë dhe shumë
e errtë e shkrueme nder libra.
Shqiptarët
vazhdojnë mos me shkrue Historinë si asht n’ fakt!
Melbourne, 13 Qershor
2024.