Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Nuk na merrte gjumi tue mendue''
E shtune, 03.08.2024, 06:55 PM
Nga Fritz RADOVANI:
“NUK
NA MERRTE GJUMI TUE MENDUE”
ASHTU SI
SOT!!
PAPA GJON PALI II ka thanë:
“Ajo që ka ngja në
Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e
njerëzimit ..!”
SHKODER JANAR 1945. Duhet kujtue Historia!!
Kishte kalue një muej që Provinçiali i
Françeskanve të Shqipnisë At Mati Prennushi, u ankue në komanden e ushtrisë N.
Çl., per vendosjen tek flamuri i Shqipnisë i “yllit partizan” në kompanjelin e
Kishës Françeskane në Gjuhadol me 29 nandor 1944. Në ditët e para të Janarit
1945 tek Provinçiali At Mati Prennushi, mërrijti komandanti i forcave partizane
në Shkoder, gjeneral Sheuqet Peçi, i shoqnuem me një grup ushtarakësh të ardhun
nga Jugu si “çlirimtarë”.
Ma në fund rane dakord per “zbritjen e
flamurit të zhigatun me yllin jugosllav”, dhe gjenerali Sheuqet Peçi kerkoi me
vizitue Muzeun, ku ndodheshin objektet me vlerë të zbulueme nga Frati i njohun
arkeolog në universitetet e Europës, dhe i vramë nga serbët At Shtjefen
Gjeçovi.
Nga grupi i ushtarakëve, gjenerali mori mbas
vetes në Muze tre a kater vetë, dhe u nis mbas Provinçialit, i cili e hapi
Muzeun. Porsa hyne mbrendë u drejtuen nga një raft ku ishin disa armë shumë të
vjetra me doreza argjenti, dhe mbasi kerkuen me ua hapë ata rafta veçuene mbi
një tavolinë gjashtë nga armët ma me vlerë. Veçimi i tyne nga një grup
injorantësh i kishte ba shumë pershtypje At Prennushit. që mbasi i kanë marrë,
i kanë dhanë një copë “pustull” gjoja si dokument të firmosun.
Mbasi gjeneral Sheuqet Peçi ka nxjerrë të
gjithë grupin me armët e marruna në Muze, ka fillue me i ba presion
Provinçialit At Prennushi.
Gjenerali po i tregonte se: “Kam urdhër nga
lartë, me ju njoftuar se duhet të filloni me organizuar mbledhje me të gjithë
klerikët, per t’i njohur me vendimin e marrur lartë që Kleri Katolik Shqiptar,
shumë shpejtë duhet të shkëputet nga Papa i Romës, i cili është armik i betuar
i komunizmit. Për këte do njoftojmë shumë shpejtë edhe Argjipeshkvin Gasper Thaçi,
si dhe Argjipeshkvin Vinçenc Prennushi në Tiranë.”
At Matia me gjakftoftësinë karakteristike
asht pergjegjë: “Mos merrin zahmet aspak me njoftue Argjipeshkvijtë as, në
Shkoder e as në Tiranë po, thoni shokve tuej atje naltë, se më ka thanë ai
Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë At Mati Prennushi, se para jush këte
shkëputje me Papen e kanë kerkue edhe malazezët e Krajl Nikollës, po unë i kam
thanë se ‘Jam gadi me u varë në konop dhe Betimin tim para Kryqit Krishtit n’
Elterin Shenjtë me 4 Prill 1904, nuk e kam ndermend me e shkelë sa t’ jenë
jeta! Per këte që po ju tham ju, jam i
sigurtë se si unë, kanë me ju pergjegjë të gjithë shka mbajmë per trup këte
zhgun!”
Pa kalue një javë, aty nga gjysa e Janarit
1945, ka mërrijtë në Kuvendin e Fretenve një nga kriminelët e Spanjës, i
njoftuni komandanti i brigadës I sulmuese, gjenaral Mehmet Shehu, mbasi disa
ditë para kishte kapë tradhtisht në shpellen e Selcës, Mikun e At Matisë,
trimin e njohun Prekë Cali, bashkë me grupin e djelmëve që ishin me Te, dhe
kishte vra e mbytë nder shkamijt e Atyne Bjeshkëve edhe 118 Burra pa gjyq,
mbasi ua ka djegë shtëpijat dhe plaçkitë edhe gjanë e gjallë, tue i shfarosë
perjetsisht nga pronat e veta, e këte e kishte ba bashkë me forcat jugosllave
të Titos.
Mehmeti fillimisht ka kerkue me vizitue
Gjimnazin e Fretenve, ku ka folë me një gjuhë krejt tjeter nga e vetja. U ka
folë studentave per “meritat e Françeskanve e rolin e Tyne në histori”. Kur At
Matia asht ankue per “armët e marruna nga gjeneral Peçi”, i ka premtue që
mbrenda dy ditësh armët do ti kthente, dhe i ka sjellë perveç “dy armëve, që
ishin dergue per Moskë, dhe në një ceremoni në Kremlin ata i janë dhurue
Stalinit!!”. Mehmeti kur asht ngjitë naltë në zyre të At Matisë, ka persëritë
edhe ky fjalët e Sheuqet Peçit, per “shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani.”
dhe, At Matia, i ka pergjegjë me ato fjalë që një javë para i ka thanë gjeneral
Peçit.” Tue dalë nga dhoma i ka thanë: “Më tregoi para se të vij tek ju shoku
Sheuqet, ti thashë ato se keni per t’ u penduar!”
At Matia, ka mbyllë biseden me këto fjalë:
“Ma shumë do të pendohen ata që do të veprojnë ashtu si doni Ju!”.
***
17 NANDOR 1946.
KUVENDI I FRETENVE KTHEHET NË BURG.
Të gjithë Fretnit e ndodhun aty, prangosen
dhe fillojnë hetimet. “Akuza kryesore ishte futja e armëve në Kishen e
Gjuhadolit.” Dylloset Shkolla, Muzeu dhe Biblioteka. Blokohen të gjitha
dorshkrimet dhe studimet me vlerë shkencore gjuhsore dhe letrare, historike,
gjeografike, fetare dhe artistike, ku perfshihet edhe një statujë e ndodhun mbi
tavolinen e At Gjergj Fishtës, “Zoja e zezë”, dhe një Figure “Zoja e
Kelmendit”, per Ate më ka thanë perkthyesi Gjon Shllaku (1962), kur e kanë
marrë në pyetje: “Ka pa me sytë e vet kornizen e asaj Figure, mbi koken e
hetuesit dhe, në te e vendosun foto e Titos”, një fatkeqësi e madhe!!
HAPJA E DOSJEVE do të bajnë shumë të kjartë
edhe se “kush ua tregoi Sigurimit të shtetit edhe skutat e Kuvendit, ku ishin
të murosuna dokumentat dhe dorshkrimet me vlerë të Etenve Gjeçovi, Fishta, Donat Kurti, Prennushi, Palë Dodaj, Viktor
Volaj, Anton Harapi, Sirdani, etj.
Të gjitha ata materiale me vlerë aq të madhe
ma vonë u pervetsuen dhe u botuen shumë prej tyne nga pseudo profesorët hajdutë
t’ Akademisë.
Ka pasë edhe zane që thonin se shumë nga
dorshkrimet e At Gjeçovit, janë “paketue dhe nder valixhe janë dergue në
Bosnje, prej kah nuk janë kthye kurrma.” Sigurisht, ata janë marrë pa asnjë
vështirsi, mbasi agjentët e UDB ishin të kudondodhun, kryesisht nder zyret e
hetuesisë, dhomat e torturave, të arshivave e deri tek zbatimet e vrasjeve me
gjyq e pa gjyq. Deri tek plutonet e ekzekutimit ku urdhnonte vrasjet vetë
Dushan Mugosha, zbatues i perpiktë i UDB në Shqipni. Por, në Kuvendin e
Fretenve në Shkoder, sytë e agjentave të Titos baheshin kater, se aty ishte
vendi ku, me një perkushtim të madh punohej ditë e natë prej tyne si: “Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante
punën si përkthyeses në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë komuniste
Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë,
si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, vazhdoi
ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun e të
shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye
Françeskanët !” At D.Gjeçaj, “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 -
1990”, botue Tiranë 1993.
Në lidhje me shkatrrimin e Kuvendit të
Françeskanve në Shkoder duhet theksue se dhe mbas prishjes me Jugosllavi,
lidhjet e UDB me Sigurimin të shtetit vazhdonin normal, ndonse gjithshka ishte e
mësheftë.
Viti 1948 në dukje ishte një “prishje e
lidhjeve” tona, po në fakt nuk kishte të bajnë fare me mardhanjet e mëshefta të
vrasjeve të dy vendeve tona të “organizueme” Shqiptaro – Jugosllave. Shkatrrimi
i Katoliçizmit ishte një qellim i perbashkët i Enver Hoxhës, Titos dhe
Stalinit.
Të gjitha i dinte edhe diktatori Stalin, i
cili pajtohej plotsisht me qellimin e tiranëve kriminela të Ballkanit ashtu si
sot.
Dhe, asht me u çuditë sesi “historia
persëritet”, tue i qendrue besnike të gjitha kthesave të saja që kanë të bajnë
me terrorizmin, krimin aq mirë t’ organizuem në lidhje me drogen dhe hajninë e
turpëshme shtetnore. Dhe me këte motiv sot mendohet edhe “ardhja e refugjatve
nga Afrika !”.
Livallisin hajdutët nëper shtetet e Europës,
sikur t’ ishin nder pronat e veta! E askush nuk zemrohet me surretnit e tyne të
pa pikë personaliteti.
E deri kur kështu?!
A e shifni se gjithshka ka marrë rrokullisjen
në teposhte o Shqiptarë?
A nuk e kuptoni fjalen “shpopullim”, shka do
me thanë?!
E ku po shkoni me kambet tua, a i keni sytë
në ballë o të droguem ?!
Po, a kujtoni se tue fjetë do ta shpetoni
Shqipninë nga “vetzhdukja” që, qeveria e shitun e Tiranës po punon dit’ e natë
me e realizue ?!
Jeni në pragun e një katastrofe historike që
komunistët hajdutë me në krye Ramen, po shkatrrojnë perfundimisht Shqipninë e Gjergj
Kastriotit!
Jo, jo, nuk ishte e kotë Lutja e Nanë Terezes
në Rinas...
Vetem mos harroni, si do t’ju cilsojnë
njëditë Historia o shkatrrimtarë?!
A e dini se po dhunoni Atdheun e Gjergj
Kastriotit o tradhëtarë?!
Melbourne, 2 Gusht
2024.