E premte, 11.10.2024, 08:06 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: M’u kujtue Filip Daija!

E marte, 04.06.2024, 07:54 PM


M’U  KUJTUE  FILIP DAIJA !!

Nga Fritz RADOVANI

FILIP DAIJA (1905 – 1990)

Ata që kanë pasë fatin me e njoftë Filip Dainë, nuk e harrojnë kurrma!

Ka banue në rrugen Luigj Gurakuqi në Shkoder. Ishte rrobaqepës.

Ishte jo vetem Burrë i moshuem po, edhe i heshtun! Ne e njifshim afer e kryesisht per humorin e hollë dhe shumë të peshuem. Shihej  shumë rrallë nder dyqane e gjithmonë i perqendruem nder mendime.

Pak para meje kishte ardhë tek një barakë këtu në rrugen Badra, pranë shtëpisë së Boriçve dhe Raskejve ku shiteshin barishte e, per fat aty nga 1987 – 1988, kishin fillue me u furnizue me barishte e fruta të freskëta.

Atëditë pritej se vjen spinak. Edhe shitësja kishte ardhë qyshë heret.

Pranë Filipit ishte një djalë i rij rreth 14 a 15 vjeç, që edhe ai po pritte...

Sesi i nepet atij djalit dhe në njësoj kohe i drejtohet Filipit: - “Zotni Filip, a ka me të vertetë spinaku që po presim me ble ne hekur?!”

Filipi e shikon dhe pa u mendue aspak i pergjegjet: - “Ka nji mut, se ba me  pasë hekur, as unë dhe as ti nuk e shohim me sy spinakun, se e kishte mbledhë Elbasani per kombinatin e çelikut... E, nuk na kishte ra në skjep as mue e as ty gjethi i spinaku!!”

U mbyll me të qeshun ajo ditë e bukur pranvere! Një ngjarje e vertetë!

Ky ishte Filip Daija i Shkodres sonë, gjithmonë me humor!!

Melbourne, 4 Qershor 2024.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora