Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Zbulim i madh i shekullit XXI
E premte, 10.05.2024, 07:57 PM
ZBULIM I MADH I SHEKULLIT XXI
“Lufta e Shkodrës – nga një dorëshkrim i
panjohur i Marin Barletit”, botohet në italisht
PERSHNDETJE DY
AUTORVE, PROF. DR.
LUCIA NADIN
E AUREL PLASARI !
Nga
Fritz RADOVANI
Botohet
në italisht, një dorëshkrim i panjohur i Barletit me titullin “La guerra di
Scutari – da un manoscritto sconosciuto di Marino Barlezio” (“Lufta e Shkodrës
– nga një dorëshkrim i panjohur i Marin Barletit”).
Akademia
e Shkencave bën me dije se mundësoi daljen në dritë të kësaj vepre edhe në
gjuhën italiane, nismë dhe projekt i “Njësisë së kërkim-studimit për
arbëreshët, arvanitët dhe arbneshët” që funksionon pranë saj dhe kryesohet nga
akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà.
Dorëshkrimi
i panjohur i Barletit (variant i mëhershëm se teksti që përmban vepra “Rrethimi
i Shkodrës”), u zbulua nga prof. dr. Aurel Plasari në Bibliotekën e Parisit.
Studimi hyrës u realizua nga prof. dr. Lucia Nadin. Botimi i plotë, që përfshin
edhe riprodhimin anastatik të dorëshkrimit, përveç përkujdesjes
kritike-filologjike, u përgatit nga dy autorët Nadin e Plasari. Po ashtu dhe
pajisja me shenjime të natyrës historiografike, gjuhësore dhe kulturore.
Parathënia
është shkruar nga Matteo Mandalà dhe ent botues në Itali është e mirënjohura
“Viella”.
Me
botimin e këtij dorëshkrimi autograf të Marin Barletit zgjidhet përfundimisht
problemi i autorësisë së veprës “Rrethimi i Shkodrës”, çështje e hapur dhe e
mbetur pezull në diskutime shkencore albanologjike prej më shumë se një
shekulli.
Botimi
kontribuon për zgjerimin e bibliografisë së literaturës për Shqipërinë dhe
shqiptarët në bibliotekat dhe burimet albanologjike europiane. Shekujt e
humanizmit europian dhe të qendresës antiosmane në këtë anë të Adriatikut
gjejnë një tjetër referencë të re themelore./atsh
***
Shqipnia
ka nevojë sot vetem per Miqë!
Zbulimi
i bamë nga Prof. Dr. Lucia Nadin dhe Aurel Plasari, duhet të zgjojë Shkodren
per këte zbulim kaq të randsishem të dy dijetarve me aq vlerë të Shekullit XXI
!
Që
Emni i dijetarit Aurel Plasari asht në krye të këtij studimi nuk asht aspak
çudi per asnjë Shqiptar që e njef prej
kohësh Prof. Dr. Plasarin !
Emni
i Prof. Dr. Aurel Plasarit asht një prej Emnave ma të Nderuem që ka Populli
Shqiptar në gjiun e dijetarve të vet të Perjetshem!
Prof.
Dr. Aureli me këte zbulim ka tregue se vazhdon “grmimet” e veta në Gurt’ e
Rozafës së Moçme, ku ashtu si Emni i Saj asht gllenë perjetsisht edhe Emni i
Prof. Dr. Aurel Plasarit të Madh !
I
uroj jetë të gjatë dy dijetarve Prof. Dr. Lucia Nadin dhe Aurel Plasari, tue i
urue suksese të tjera deri në fund të këtij Shekulli!
Melbourne, 9 Maji 2024. Me shumë respekt Fritz Radovani.