E hene, 07.10.2024, 11:35 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Erdhën Partizanët! Ata janë!

E marte, 28.05.2024, 07:58 PM


Erdhën Partizanët!

Ata janë!

Nga Fritz RADOVANI

Forcat ushtarake gjermane të fundit që ishin në Shqipni, me 28 Nandor 1944, ishin në konviktet e Kuvendit të Fretenve në Shkoder, ku pritshin urdhnin  nga komandanti i tyne per largimin perfundimtar prej aty.

At Anton Harapi u kthue nga Berlini mbas një takimi me Hitlerin, që i pat kerkue “Ju lutem, mos na njollosni Diten e Flamurit, 28 Nandorin, me hymjen e komunistave në Shkoder, që do të konsiderohet edhe Dita e çlirimit, prandej Ju lutem, shtynje të pakten vetem njiditë daljen e forcave Tueja nga Shkodra!” Dhe Hitleri e pranoi propozimin e Tij. Ata u larguen nga Shkodra aty nga ora 2 e mengjesit të  29 nandorit 1944.

Foto siper asht ba nga Foto Marubi në Shkodren e shkelun nga partizanët “çlirimtarë”, të cilët brohoritnin per “druzhe Titon, shokun Stalin e Ever efendinë”, që jo vetem na vorfnuen  po, edhe na robnuen perjetsisht!

Atyne rreshtave i prinin partizanët e njoftun Sheuqet Peçi,  Dul Rrjolli, Fadil Kapisyzi, Xhemal Selimi, Ndreko Rino, Çesk Shoshi, e të tjerë, të gjithë të thirrun për rrënimin e sa e sa jetëve të pafajshme njerëzore në qytetin e Shkodres, i quejtun atëherë djepi i kultures Shqiptare!

Pa kalue as 24 orë që kishin ardhë në qytetin e Shkodres, këta forca të “pa Atdhe e pa Fe”, fillojnë e i trokasin dyerve të qytetarve të Shkodres, tue i kerkue familjeve Shkodrane dhoma per fjetje. I pari Gjyshi em ju tha: “Per pa kalue mbi trupin tem, ju sande nuk hyni me fjetë në shtëpinë teme, mbasi nuk kam askend perveç vajzës vejë, që i kanë vra burrin!”

Shkodra jo vetem që nuk komunikonte me asnjë qytet tjeter, po as nuk dihej as deri kur mbasi të gjitha urat tue fillue nga ajo e Bunës, Drinit dhe e Kirit, ishin minue dhe hjellë në erë nga forcat gjermane. Forcat e partizanve që ishin nder kodrat e Tepes dhe pranë Kalasë, mujten me u lidhë me partizan që nuk kishin as armë dhe filluen zakonin e tyne, tue ju hy qytetarve nder dyqanet dhe shtëpijat e tyne dhe tue i marrë mallin.

Kujtoj një rast kur dy partizan erdhen tek shtëpija dhe pyeten Nanen time: “Ku i ke teshat ushtarake të Kolës? Dhe, Nana ju pergjegj se s’kam, mbasi i kam shitë, se nuk kishe as pension me i ble buken tre fëmijve!”

Edhe sot e kujtoj frikën e Nanës se mos po vijnë me kontrollue shtëpinë!

E kontrollet e tyne jo pak familje Shkodrane i kanë nxjerrë prej shtëpisë!

Damet as nuk mund të merreshin me mend mbasi partizanet barbar ku venin kamben, plaçkitshin dhe vidhnin mallin  e dyqaneve dhe i qitnin në rrugë të madhe pronarët e tyne pa asgja mbas shpirtit. E kjo ngjau edhe nder dyqanet e baballarve të shumë partizanve që nuk i njifnin ata.

Operacioni ushtarak i hapi rrugen operacioneve politike dhe atyne që ma vonë u quejtën operacione policore e, që nuk mund ti ndalonte askush në veprimet e tyne kriminale dhe terrorizuese të Popullit pafaj Shkodranë.

A ka ndonjë studjues Shkodranë që ka studjue perafërsisht vjedhjet dhe plaçkitjet e partizanve nder ditët e para të “çlirimit” në dyqanet dhe, sa e sa shtëpijave të tregtarve e qytetarve të qytetit e fshatrave të Shkodres?

Shembulli ma i mnershem nder fshate asht ai i Prenk Calit, ku forcat e partizanve të drejtueme nga krimineli Mehmet Shehu në marrveshje me forcat jugosllave të Titos, vrane 118 Malsorë dhe, mallin e bagëtitë e tyne ua moren dhe i mbyten me ushqye ushtarët vrastarë nder ata male.

Atëherë, deri kur do të vazhdohet me u quejtë “hymja e partizanve në disa dyqane të Pazarit të Shkodres, dhe të shumë fshateve rreth qytetit me 29 nandor 1944, dita e çlirimit?! Hajdutët na e sollen lirinë si sot?!”

Kujtoj që pak ditë mbas 29 nandorit, pa i trokitë derës së oborrit hyne në shtëpinë tonë disa partizanë që i drejtonte një Gjovalin... Porsa hyne në dhomen e fjetjes i shkuene sytë tek një akumulator që perdorte Baba, kur ishte gjallë per me ndigjue radion. E mori ate dhe mbasi e shikoi a punon dhe e pau se asht në gjendje pune, e futi në një çantë dhe e mori me vete.

Kjo sjellje hajduti ishte shumë e zakonëshme nder të gjitha shtëpijat jo vetem të Shkodres, po në të gjithë Shqipninë e robnueme prej tyne.

Nder shtetet ku sundojnë komunistët duhet dijtë se nuk ka asgja ma në pronsi i zoti shtëpisë! Gjithshka asht e pushtetarve qeveritarë e hajdutë!

Gjithshka që atyne i duhet në shtëpijat e veta, asht e atyne dhe e marrin pa i kerkue leje askujt. Prona yte asht e të gjithve, ajo asht e kolektivit!

Ate çka ata e marrin asht ba e tyne dhe, as mos e kerkoni kurrma!

Ata kapitalet e veta të paprekëshme i kanë në bankat e Shteteve të hueja!

Dhe, pronarët e atyne bankave me qeveritarët e vet, bajnë sehirë!

Ndersa, Populli Shqiptar, SOT  NUK  KA  AS  BUKËN  E  GOJËS!

Kjo pra, asht “Rilindja komuniste” në Shqipninë e vorfnueme socialiste!

Shqipninë SOT e sundon vetem qeverria, skami, vorfnia e shpopullimi!

E kryet e vendit në qeverisje e kanë hajdutët e droguem !!

Melbourne, 27 Maji 2024.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora