Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Aty ku nuk ka drejtësi nuk ka as moral!
E marte, 21.05.2024, 07:55 PM
ATY KU NUK KA DREJTËSI
NUK KA
AS MORAL !!
Nga
Fritz RADOVANI
ATY KU NUK HAPEN DOSJET, NUK KA DREJTËSI
!
Lexoni kush ishin terroristët
që drejtonin Shtetin komunist Shqiptar dje, dhe trashigimtarët e tyne që po e
drejtojnë shtetin e “rilindur” prap sot!
“Po po, do t’ju ringjallim për
t’ju torturuar prap sot, se nuk jemi ngopur me aq sa kemi bërë mbi trupat tuaj
në 47 vjetë diktaturë komuniste!”.
Këto fjalë i thonte krimineli
hetues viktimës që po torturonte! Bishat e sigurimit të shtetit komunist vetem
torturonin! Ata jo vetem që nuk ngopeshin me krime, po as me kufoma njerzish të
“pafaj”! Numri i të vdekunve në tortura nuk ka me u dijtë kurrë. Të gjymtuemit
fizikisht në hetuesi pothuej të gjithë janë vra e mbytë në labirintët e burgjet
e tyne.
Në vitin 1967 i burgosuni im
vëlla, në hetuesinë e Tiranës më ka tregue me gojën e tij se, për mue ishte e
mnershme ardhja darkës të së dieles. Hetuesi katil Elham Xhika mbasi shetiste
me gruen e tij në bulevardin e Tiranës, këthente në lulishtën tek Sahati, aty
pinte dy tri gota raki dhe, shpërlahej me birrë, ngopej me meze dhe mbasi
përcillte gruen në shtëpi rreth orës 22.00 në darkë, shkonte në hetuesi dhe
merrte në dhomën e torturave tim vëlla, i tregonte shëtitjen, pijen dhe ngopjen
me ushqime dhe tashti, “para se të shkoj për të fjetur, kam ardhur për të
torturuar ty se, nuk më zë gjumi pa të masakruar edhe ty për qejfë...” dhe, kjo
torturë vazhdonte deri rreth orës 1 mbas mesnate kur ky mbetej pa ndjenja i
shtrimë në çimento, i mbuluem në gjak e shpesh me dhambë të thyem.
Mbasi perfundonte torturat i
sillte dhe një kopjo të proces – verbalit me nëshkrue “i pandehuri”: “Tue mos
pasë se çka me thenë, as me shkruar më tepër se këto sa thashë më sipër, i vërtetoj
me nënshkrimin tim pa as me të voglin shtërngim. Firma.”
Për ata që nuk e njohin këte
sistem qeverisës shpesh krijohet idea e njëfarë stabiliteti dhe, ajo që e mashtron
opinjonin ndërkombëtar asht mbasmedia fallse që paraqet terrorin komunist si
një “shpëtimtar” t’ njerzimit dhe, terroristët vrasës e torturues i ngritë në
piedestalin e “heronjve të heshtun”, madje tue vazhdue edhe sot me i dekorue,
si njerëz të nderuem dhe të sakrificës në dobi të interesave t’ Atdheut.
Po kjo a mund të besohet sot,
mbas 80 vjetesh diktaturë komuniste?
Ata kriminelë vazhdojnë me u
shikue si njerzë të ruejtjes së pavarsisë territoriale dhe të interesave jetike
të Popullit masakruem Shqiptar.
Thirren sot bijt’ e atyne
kriminelave të djeshem si hajdutë, dhe dalin prej aty tue u zgerdhi, sikur janë
të “pafajshem” dhe, janë thirrë gabim!!
?Pak kohë perpara kam shkrue
sesi e masakruen dhe e mbyten në tortura avokat Muzafer Pipën, kriminelët e
pashpirtë Zoji Thëmeli e Vaskë Koleci, të cilët i futën në muskujt e krahve një
hekur të skuqun, i cili i takoi për shtyllën kurrizore dhe, fatziu Muzafer vdiq
në moment!
?Po në vitin 1946 në burgun e
Kishës Françeskane Shkoder, vajza XD, përdhunohet nga Ahmet Suji e lidhun për
një tavolinë me sigjir anijesh, tue mos mujtë me lëvizë nga pesha e tyne e
randë... Dishmi gojore e Saja.
?I burgosuni Dulo Kali, nga
korrentet elektrike humbi ndigjimin.
Kishin sjellë pranë qelisë së
Tij disa vajza...dhe, i thonin të shkretit Dulo: “Në dhomen tjeter kemi
arrestue vajzat Tua, po nuk pranove akuzat, do ti perdhunojmë vajzat këtu nder
sytë Tuej.
Duli nenshkroi procesin dhe u
pushkatue me 11 Mars 1948!
?Ndërsa vajza ZK, mbasi e kanë
përdhunue e kanë hjellë të çveshun lakuriq në çimento të birucës ku ishte At
Çiprian Nika, i cili ka çveshë mantelin dhe e ka mbulue në atë natë shumë të
ftohët dimni, ndërsa Ai vetë ka vazhdue me qëndrue pa gjum në këmishë. (Dëshmi e
vajzës 1993)
?Papa Josif Papamihajlin e
zhysin përsëgjalli në baltat e kampit të kënetës së Maliqit, dhe At Josifi vdes i zhytun në
baltë.
?Në vitin 1946, Simon
Darragjati, Kolec Deda, Prof. Simon Deda, hidhën poshtë nga dritarët, dhe u
thehën rrashtat në kalldramët e shtëpijave të këthyeme në hetuesi. Më ka tregue
vetë me gojen e Tij z. Loro Vata, të cilit i banin presion hetuesit me
nenshkrue procesin, ose “po nuk deshte me nenshkrue procesin, hidhu dhe ti nga
dritaria, si shokët Tuaj!”
?Në vitin 1951, Imzot Prof. Jul
Bonati gjindët në manikomjo i shkymë dhe i coptuem nga të “çmendunit”, i
dërguem aty n’ ate spital për atë qellim nga sigurimi, pak kohë mbasi u dënue
nga gjykata tue kenë i pafaj.
?Në vitin 1946 malësori NP u
vesh me jelekun metalik, u lidh si dashi në hell dhe u vue mbi zjarrin e
ndezun, për me pranue me krye vrasjën e Don Nikoll Gazullit. “Nëse nuk pranon
ne do të vazhdojmë me të lanë mbi zjarr, derisa të dalin Shpirti!” (Dëshmi nga
At K. Gjolaj, 1996).
?At Frano Kiri, lidhët fëtyrë
për fëtyrë tri ditë me një të vdekun, tue i kullue langjet nga sipër At Franos.
Më ka tregue me gojën e Tij në vitin 1962, sësi ka pi urinën e mbetun në rrasat
e një banjos, mbas tri ditësh i etun sëpse, nuk i kishin dhanë hetuesit me pi
ujë.
?At Konrrad Gjolaj mbasi zhytej
në ujë të ftohtë dhe të pistë, lehej i çveshun pa asnjë batani në birucë. Asht
lanë ashtu për 7disa javë në pikën e dimnit.” (Dëshmi gojore e Tij në vitin
1996).
?Imzot Errnesto Çoba, asht
arrestue me datën 29.IV.1976 e deri ditën që ka vdekë me 8.I.1980 në Sigurimin
e Shkodres, asht lanë i veshun me rrobat që ka pasë veshë ditën që asht
arrestue, shtrihej në çimento dhe flente pa shtroje as mbuloje gjithë ata vite.
Nuk i kanë lejue asnjë batani! Kur hetuesit e çonin nga një vend në tjetrin e
futshin në një thes dhe i lidhnin gryken. Udhtonin disa orë pa i dhanë as ujë
me pi as ushqime.
?Vajzës 20 vjeçare Maria Tuci i
fusin gjysmën e trupit në thes ku ishin edhe dy mace mbrendë që i egërsonin tue
i rrah. E shkreta vajzë gjakosej nga shkymja e thonjëve të tyne pa asnjë mjekim.
?Don Mark Hasit, hetuesi Nesti
Kopali i ka mbërthye gjuhën për tavolinë me thikë. Hemoragjia i vazhdonte
derisa ka mbetë pa ndjenja.
Kerkesa e hetuesit ishte “me u
shpifë per Don Tomë Lacen... (Shenjën horizontale rreth 3 cm. në gjuhë, e kam
pa me sytë e mij në vitin 1956).
?Më tregonte z. Ragip Meta, sesi njëditë Shyqyri Qoku dhe Alush Bakalli,
zagar të rinjë aso kohe, kishin hypë mbi dy klerikë në oborrin e burgut tek
Kisha. Besoj, i asht kujtue Shyqyriut kjo skenë! Në dorë kishin nga një kamxhik
dhe i binin dy priftënve, tue vrritë: “Kush mërrinë i pari tek muri sot nuk
rrahët, hajt, ecë, kush po del i pari?” Asnjeni nga priftnit nuk ecte, asnjeni
nuk donte me lanë mbrapa shokun me u rrah. Asnjeni pothuej nuk njihej në
fëtyrë. Priftënt ishin ba me mjekrra deri në bel, ndërsa hoxhallarëve ua kishin
pre mjekrrat.
Asnjena palë nuk dëshmonte për palën tjetër, një mirëkuptim i veçantë. Nuk
dij a e ka pasë këte pershtypje krimineli Shyqyri Qoku?!
?Janë shkrue qinda e mija
episode torture, do të shkruhën edhe kushedi sa të tjera, por një studim i
plotë i torturave të bame nga vetë Sigurimi kriminal komunist shqiptar endè
mungon. Asht një detyrë ndaj Atdheut dhe Viktimave të terrorit komunist me
përjetsue jetën dhe martirizimin e Atyne qinda e mija Shqiptarve, vëllazënve e
motrave tona, që meritojnë me Ua mbulue sot tokën me gjeth dafine, kur sipër
Tyne nuk kanë endè as një Shenjë tek koka!
?DOSJA 2291 (1967): Hapeni atë Dosje dhe aty do të gjeni një “autorizim”
të Lefter Gogës, Aranit Çelës, Shuajp Panaritit etj., që hetuesit barbar
kriminelë mund të përdornin në hetuesi torturat ma shnjerëzore deri në vdekje
të burgosunve që pyeten, “pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurve që
mund t’ vdisnin në duart e tyre në hetuesi.”
Sot jemi para metodave të reja komuniste që bazohen kryesisht mbi një
hajni masive të qeveritarve dhe shpopullim të Shqiptarve, tue u dëbue nga
Trojet shekullore. Dhe, shteti komunist nuk ka asnjë pergjegjësi!
Hajnia dhe shpopullimi sjellin vetem vorfni që d.mth. “komunizem” në
metoden e re të “rilindjes socialiste”, që asht instalue sot në Shqipni!
?ATY KU MUNGON DREJTESIA MUNGON EDHE LIRIA E, ATY KU MUNGON LIRIA, NUK
KA AS DEMOKRACI !
SOT, KJO ASHT SHQIPNIA “E
RILINDUR KOMUNISTE” !
SA SHPEJT’ E HARROI EUROPA DHE
AMERIKA “ATE Që I PREMTUENE PRESIDENTAT E TYNE Të NDERUEM JO SHUMë VITE PERPARA
SHEJTES NANA TEREZA !”
E MOS HARRONI SE SHEJTJA YNë
NANA TEREZA,
NUK E HARRON KURR PopULLIN
SHQIPTAR !!
Melbourne, 20 Maji 2024.