Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Tanushi na ftoi për kafe
E enjte, 23.05.2024, 07:58 PM
TANUSHI NA FTOI PER KAFE...
Nga
Fritz RADOVANI
Kujtime
të papersëritëshme!!
Ishte
viti 1993, kur po pregatitshim në shtypshkronjen pranë stacionit të trenit në
Tiranë librin që do ti dhuronim Papës Gjon Pali II në Shkoder.
Pa
mërrijtë tue ecë me Prof. Simon Pepen, ndigjova një za, po më thirrte Tanush
Mulleti, aso kohe drejtor i burgut Tiranës dhe kerkoi me shkue me te per me pi
një kafe. Unë i kerkova me shkue ma mirë se per kafe në burg dhe me pa Nexhmije
Hoxhen. Dhe, Tanushi kje dakord me mue. Të tre sëbashku morem kthesen dhe
shkueme te burgu. Paraqitme të dy tek dera dokumentat dhe hyme. Para se me
shkue te Nexhmija, Tanushi na ndaloi tek dhoma e Aranit Çelës, dhe e hapi
sportelin. U afrue aty Araniti të cilit i shpreha knaqësinë tonë që po e
takonim aty, një prej vrastarve ma kriminela që ka zhdukë në Shkoder me firmen
e tij mbi 2000 të pafaj!
Prej
aty shkueme tek dhoma e Nexhmijes. E hapi dhomen polici dhe tek dera po pritte
në kambë Nexhmija. Na prezentoi Tanushi. Sigurisht ajo nuk na njifte, po
Drejtori i tregoi se kemi shkue në Tiranë per me punue një liber me Klerikët
Katolik Shqiptar të pushkatuem, masakruem dhe të zhdukun nder hetuesitë
komuniste nga burri i saj Everi dhe ajo, kur ata ishin në krye të shtetit
kriminal komunist vrastar. Ajo u justifikue se ”aso kohe ajo qe situata!” Unë,
i shpreha keqardhjen se ”sot nuk vjen ma ajo
situatë, po edhe prangosja e yte në burg, per mue asht knaqësi e madhe!”
Në
korridor drejtori na prezentoi Sulo Gradecin. Vertetë ishte knaqësi e madhe kur
shikojshe kriminelët barbarë të pranguem n’ at korridor!
Ata
vertetë nuk paguene asgja nga masakrat, torturat e vrasjet e tyne, po prangat e
tyne ruejn shumë kujtime nder dryjt’ e tyne të ndryshkun!
Tanush’
i Nderuem, Ju me të vertetë e mbyllët jeten me faqe të bardhë, dhe sot, na
vetem Ju urojmë, Perjetësi në Jeten e Pasosun t’ Parrizit!
Ngushllime
familjes e Motrave të Tua të Nderueme. Me shumë respekt!
Melbourne, 21 Maji 2024.