Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Rin Monajka (Dukagjini)
E marte, 30.04.2024, 07:59 PM
RIN MONAJKA (DUKAGJINI)
Nga
Fritz RADOVANI
Shkodrani
Rin Zef MONAJKA (11 Qershor 1953 – 1 Maji 1997) asht nder Herojt e Perjetshem
të qytetit Martir të Shkodres, që organizoi me guxim të pakrahasueshem Demostraten
e Parë Antikomuniste me grupin e të rijve, me 11 e 14 Janar 1990, per rrëzimin
e bustit Stalinit në qender të qytetit të Shkodres, me praninë e disa mija
qytetarve antikomunistë.
Pergatitja
filloi me daten 10 Janar dhe fatkeqësisht Sigurimi i shtetit ra në gjurmët e
asaj Demostratë, ku arrestoi ma shumë se 300 persona, që i ka torturue mizorisht ashtu si zakonisht
vepronte ai me armiqtë e vet.
Rin Monajka i siguroi Gjergj Livadhit se demostrata do të bahej mbasi atë
e kishin dhanë ndër lajme edhe disa stacione televizive italiane.
Rin Monajka, diku në një prej rrugëve drejt piacës, ishte takue edhe me
ambasadorin gjerman që kishte ardhë nga Tirana dhe kishte zhvillue me atë një
bisedë dy-tre minutash per demostratën që pritej të bahej.
Personat kryesorë që po
merreshin me organizimin e demonstratës që pritej të bahej më 14 janar në sheshin
kryesor të qytetit ku në atë lulishtë ishte busti i Stalinit, në mbramjen e 13
janarit Forcat Speciale që kishin ardhë nga Tirana në drejtimin e Sigurimit të
Shtetit me Zylyftar Ramizin, dhe me mbështetjen e Degës së Mbrendëshme të
Shkodrës, ndërmorën arrestimet e para dhe njëni ishte Gjergj Livadhi, Po ajo që
duhet shenue asht se Sigurimi perdori torturat ma shtazore ndaj t’ arrestuemve.
Edhe pse
Muri i Berlinit ra, Ora e Lirisë nuk ndalej! Në dhjetorin e 1989, Çaushesku
asht ai që jep shembullin e “ruejtjes së parimëve komuniste”!
Shqipnia
vazhdonte me Popullin e vet udhën e martirizimit komunist.
Me 14
Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi të rrebtë aqsa përbindsh
dhe i pakrahasueshem me vendet tjera komuniste!
Demostrata
e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, njofton Tiranën endè të kuqe, se
komunizmit gjakatar i erdhi fundi!.. Mija vetë të grumbulluem në atë Shesh, e
pritshin rrëzimin e bustit të diktatorit të njohun gjeorgjianokomunist Stalin.
Mija vetë drejtuen sytë nga toka e, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne
automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit, hetuesisë apo
apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistë kriminelë të
ardhun nga Tirana, vetëm për gjakderdhje e masakra ndaj Rinisë “rebele”
shkodrane.
Angazhimi
i pashoq i Ramiz Alisë: “Edhe bar do të hajmë e parimet nuk i shklasim!”, asht
krimi ma i madh i tij kundër Popullit Shqiptar!
Po, a u
mjaftue ajo bishë e terbueme vetem me kaq tue ngranë bar ?
– Jo,
sëpse në mbrendsinë e tij ziente krimi dhe vrasjet. Këte e vërtetojnë kufomat e
djelmëve të rijë, të mashtruem ndër kufinjë, të shporuem nga qindra plumba
automatiku dhe të lidhun në hunjë me tela me ferra, tue u shetitë ndër pjacat e
qyteteve tona të të gjithë Shqipnisë Martire.
Rinia
Shkodrane ka vendosë me u vetsakrifikue deri në shumje të Saj!
Mungonin
disa djelmë të cilët një natë maparë ishin tradhëtue e kapë nga forcat speciale
të ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar
Ramizi, i cili nuk do të kursente asnjë torturë!
Mikrobuzët
e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet në qytet dhe gatishmëninë! Në
çdo skutë shiheshin vetem njerzë të pranguem.
Tek sheshi
qendror i Deshmorëve mungonte edhe Rini Monajka, djali trim që kishte njoftue
Ambasadën Gjermane për aksionin e organizuem me këte rasë. Rini ishte ndër
kryesorët e kësaj vepre heroike, me të cilën do ti tregohej Botës mbarë se, në
Shkoder gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste, po vlonte
në damarët e Rinisë, dhe se, Gjaku i Atyne Martirëve t’ Atdheut s’ kishte shkue
huptë si kujtonin disa.
Vetem mungonin
aty disa nga kriminelët si Shyqyri Qoku me shokë!
Numri i të
arrestuemëve i kaloi të 300 të rinjë dhe të reja, që torturohen mizorisht nga
organet e Sigurimit. Arrestimet vazhdonin. Një pjesë përcillen për Tiranë ndër
labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dijnë
as ku i kanë djelmët e vajzat e tyne.
Diktatura
komuniste me buzët e saja të gjakosuna, vazhdonte atë kafshimin e zgerdhimjen,
sikur të mos kishte ndodhë asgja në vendet e Europës Lindore! Flamurtarët e
diktaturës në Shqipni krenoheshin…
Mbas disa
muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të
RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate
kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe
për përmbysje të tij me dhunë…”, pra, siç shihët, rruga e hetimëve të Sigurimit
i çonte drejtë plumbit. Spaçi e Qafë Bari vazhdonin të ndertonin socializmin me
rob të burgosun si gjithnjë!
Rin
Monajka ishte nder kryesorët organizatorë me Gjergj Livadhin, Dedë Kasnecin dhe
djelmë të tjerë që nuk e “njohën” friken e Sigurimit katil të shtetit komunist
shqiptar që drejtonte skilja vrastare Ramiz Alia.
Katilëve
nuk i mjaftonte fraktura e kafkës së kokës së Rinit në tortura, por duhej të vuente edhe burg nder kampet e
shfarosjes.
Qendrimi i
Tij burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës terroriste ma mizore
që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Ndonse, nga kjo diktaturë, Rini u torturue
me mjetet ma të paligjëshme. Endè sot askush nga kriminelët vrastarë nuk ka
mbajtë asnjë përgjegjësi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka
nuk kanë mujtë me ba!
Kampi i
Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e Rinit.
Një çudi
ndaj kësaj demostrate në Shkoder ishte qendrimi jo dashamirës i të gjitha
shtetëve fqinjë. Jugosllavia sigurisht parandjente diçka, që per ate ishte
krejt e justifikueshme.
Një
stacion i radios greke pak muej para kishte transmetue: “Sikur të hapën
kufinjtë e Shqipnisë, nuk kanë me mbetë as breshkat aty, edhe ato do të ikin!”,
edhe kjo ishte një e vërtetë.
Italia si
gjithnjë përsëriti qendrimin e saj që ka mbajtë përgjatë gjithë Shekullit XX.
Ajo u tregue shumë e gatëshme me ndihmue idealet e disa “socialistëve” të
konvertuem në “demokratë” (I vuna nder thojza, mbasi asnjeni emen nuk ka
ekzistue kurrë në drejtimin e shtetit që nga 1944).
Me datën
16 Janar 1990, pra dy ditë mbas Demostratës, demokristjani i njohun Roco
Butiglone, jep një deklaratë për shtypin: “Me datën 14 Dhjetor unë isha në
Shkoder, po gjendja në atë qytet ishte e qetë. Nuk më ka ra në sy ndonjë
demostratë….”. Me plot gojë një turp për atë deputet të “demokristjanës”
italiane. Ai me të vërtetë ka kenë në Shkoder, madje edhe në Kafe të Madhe,
edhe i ulun tek dritaria e tretë pranë xhamit në krahun e djathtë të Kafes,
sëpse, e kam pa unë me sytë e mij në ora 11.15’, pikërisht, kur në shesh ishin
mbi 4000 vetë në Demostratën e heshtun, dhe “zotni demokristjanit” nuk i kishte
ra në sy asgja, tue kenë jo ma larg se 20 ml., nga busti i Stalinit. E çka mujshin
me pritë shkodranët e masakruem nder tortura nga këta “demokristjanë” komshijë
italianë?
Në vitin
1991 Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shkodres, kishte Kryetarin e Nderuem
Ferdinand Temali, që kërkoi me forcë lirimin e të dënuemve për rrëzimin e
monumentit të diktatorit Stalin. Me pjestarët e grupit u lirue edhe Rini Monajka,
ndonse i gjymtuem nga shndeti.
Kur e
takova mbas lirimit, unë ndjeva vërtetë një kënaqësi që Ky djalë i kulturuem
ishte i lirë, gjithmonë me shpresë se do të përmirësohej edhe me shëndet, mbasi
ngjyra e verdhë e ftyrës vazhdonte me e shoqnue Ate.
Ishte
shumë mirnjohës dhe nuk dinte sesi me u shpreh per ndihmen e madhe të
Ferdinandit dhe BSPSh së Shkodres per lirimin e Tij.
Mbas
lirimit nga burgu Rini, ashtusi shumë të tjerë që dhanë kontributin e Tyne tue
rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruene shumë
shpejtë! As sot nuk e kuptoj psehin?
Kishe
shumë dëshirë që ti jepej mundësia e një kurimi të mirë kur mora vesh se iku në
Austri, por ndodhi e kundërta, ndoshta, autoambulanca që me 14 Janar 1990,
qendronte para hotel Turizmit në Shkoder, e kishte ndjekë deri në Austri, deri
në Villach, ku me 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë pergjithmonë krejtë i
vetmuem, si shumë e shumë Demokratë Shqiptarë! Një akt i pafalshem dhe shumë
tronditës per ne!
Sa pak
janë këto rreshta per mirënjohjen që duhet të tregojmë për ditët e Lirisë që na
solli Rini dhe Rinia Shkodrane, ndonse sot, Veprave të Tyne, u kanë dalë perzot
shumë prej “atyne” që po kerkojnë me i harrue ose ma keq, me rikthye “disa”
foto e emna terroristësh në shkrimet e veta!
Detyrohem
me persëritë sot edhe njëherë një ide që kam shpreh prej sa kohe perpara per
Bashkinë e Shkodres:
Dikur, në
krahun e majtë të monumentit të Stalinit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte
mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte
ruejtja nën krahët e Asaj Shqipe: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Njëditë guri
“lëvizi e kaloi” nga turizmi!
Askush nuk
u çudit në Shkoder per këte lëvizje të Atij Guri mermerit!
Sa do të
ishte me vlerë për Qytetin dhe Popullin e Shkodres, që në ballë të Parkut në
qendren e Shkodres, mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vëndoseshin disa
Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirëve dhe të Dëshmorëve të
Shkodres, që nuk janë aq pak dhe ku, në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue edhe
Emni i nderuem i shkodranit Hero i Demokracisë: RIN MONAJKA (DUKAGJINI) 1953
– 1997.
Ju lutem Shkodranë të Nderuem vlersonje këte mendim të timin!
Shkodra jo
vetem duhet ti kujtojë Herojt e Saj, po duhet t’i Perjetsojë në Shekuj Emnat e
Nderuem dhe të Pavdekshem të Herojve të Saj tue fillue nga Studenti Mark Çuni,
që asht vra i Pari si DEMOKRAT SHQIPTAR, e ndoshta i Pari edhe n’ Europën e
Lirë mbas Luftës së Dytë Botnore!
Kurr mos i
harroni sakrificat e Popullit Shqiptar dhe, kryesisht t’ Atij të Shkodres, që
kanë dhanë jeten aq shumë vetë per Liri
dhe Demokraci!
Emnat e
Atyne Herojve vazhdojnë me shndritë në qiellin e Demokracisë!
ATA NUK
HARROHEN KURR NGA SHKODRA E, AS NGA SHKODRANI !
SEJCILI
PREJ GURVE T’ ROZAFES KA T’ DALTUEM NJI EMEN HEROI !
LAVDI
VEPRAVE TYNE HEROIKE PER LIRI E DEMOKRACI!
Melbourne, 30 Prill 2024.