Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Gjergj Fishta – Peng nderimi
E shtune, 09.03.2024, 07:52 PM
At Gjergj FISHTA O.F.M.: 115 VJET PERPARA KA SHKRUE:
PENG NDERIMI
ALOIS (LUIGJ) GURAKUQIT
“Shqiptar
i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane” At Gj. Fishta.
I
kandshëm asht e plot shije
Ai
i lehtë zhumhur, që gurra
Jep
tue gurgullue npër hije
E
nëpër rranjë e curra,
Kah
e argjendtë luleve ulet
E
puth përmallshëm lulet,
Që
si n’ pasqyrë – rrinë n’amë t’ saj tu’ u kqyrë.
Asht
edhe i butë e i kandshëm
Ai
i ambli fllad ere,
Që
kah i qetë e erandshëm
Fryn
nëpër ag pranvere;
Me
landë shkon tue zhabllue
Ose
me gji t’ ritue
Prej
vesës s’ qiellës – së ndonjë drandofilles.
Ma
e ambël, por, asht fjala
E
një miqësie t’ vërtetë,
Që,
kur t’ na marrë vala
E
pellgut t’ zi t’ kësaj jetë,
Tue
na ngushtue ndër gjire,
E
ndiejmë, e që fatmire
Zemrat
na i kallë – me një shpnesë të gjallë.
Po,
o Gurakuq, për mue
E
nalta fjala jote,
Që
me Vargnim m’ ke çue,
Kur
zemra një herë m’ ankonte,
Për
mue kje ajo peng bese
E
kje për mue yll shprese,
Që
shpirtin m’ shndriti – zemrën ma flladiti.
Oh!
Po: Ajo fjalë ngushllimi
N’
zemer ashtu m’ ka ardhë
Si
vesa prej agimi,
Që
bie n’ një lil të bardhë;
E
atëbotë, si kah pranvera
Mbijnë
vjollca e lule t’tjera,
Ashtu
mendimet – patën n’ mue burimet.
Po,
atëbotë për Atme e Fe,
Për
punë të hijshme e t’ mara
Zemra
ma fort m’u nxe;
E,
ma fort se përpara,
Me
shpirt unë Zanës iu trova,
Edhe
atë burrë këndova,
Që
n’ flakë t’ barotit
–
mbeti për tokë t’Kastriotit.
Pra,
i drejtë në kjoftë se moti
Krejt
zanin s’ ma qet n’ harresë
Fjalës
sate, (e cila m’ploti
Zemrën
me t’ ambël shpresë,
Se
nji kohë, dikur, ma e bardhë
Shqipnisë
ka për t’i ardhë),
Unë
me evari – për nder, po, do t’ia dij.
Prandaj,
për peng miqësie
Kam
nda me t’i kushtue
Këto
ushtrime poezie,
Që
ti, (due me shpresue),
N’
kurrsend s’ ke për t’i ba,
Sadoqë
s’ duhen gja:
Pse
n’to pa nda – mue mik ti ke me m’ pa.
1909.
Shenim nga Fritz
Radovani:
Kjo
poezi e At Gjergj Fishtës asht marrë nga Vepra Letrare 1, Lirika, Mrizi i
Zanave, Përgatitë nga Dr. Ndue Zef Toma, Tiranë 2001.
***
Në
tre vargjet e fundit At Gjergj Fishta sheh kjartë kohen e ardhëshme, pra, ate
të sotmen:
“N’
kurrsend s’ ke për t’i ba,
Sadoqë
s’ duhen gja...”
Po,
besimin tek Miku e ka: “Pse n’to pa nda – mue mik ti ke me m’ pa.”
2
MARS 1925 – 2016 .
“Shqiptar
i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane.”
Kështu
e ka percaktue i madhi At Gjergj Fishta Luigj Gurakuqin.
Në
këte përvjetor të vrasjes së pabesë nga Ahmet Zogu, kur këta tre vargje të
fundit janë ma të dukshem se kurrë, kjoftë në kujtesen historike, kjoftë në
“Monumentin e Vlonës 1912”, kjoftë në “oxhakun e shembun të shtëpisë shkodrane
muze”, kjoftë në “vlerat e verteta të Demokracisë”, kjoftë në “ndêren e
djelmnisë shkodrane”;
Ka
edhe nga “Ata”, që do të ndalohen per disa çaste tek vargu i mbylljes: “Pse n’to pa nda – mue mik ti ke me m’ pa.”.
...Nder
Shekuj o Luigj Gurakuqi!
Melbourne, 8 Mars 2024.