E shtune, 27.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 99 vjet... 2 mars 1925

E shtune, 02.03.2024, 08:57 PM


“PO  MOS   T’ ISHTE

NJI’KY   BURR,

KURR  N’ SHQIPNI

S’ U  NGRIT  FLAMUR !”

SOT  FLASIN  THEMELET !

Pergatiti: Fritz RADOVANI: Shkurt 2024.

99 VJET...2 MARS 1925!

Edhe SOT... “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, kerkon “mbrojtje”...

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Çatin Saraçi Hotel de la Ville...”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun prej Shkodranit Atdhetar Dr. Gjon KAMSI, sot në Muzeun Historik Shkoder e ruejtun nga drejtori Atdhetar, I Ndjemi Mentor QUKU. (Foto 2009).

Kujtojmë Atdhetarin Gjon KAMSI !

Dr.GJON KAMSI

(30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)

Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në Shkoder me 30 Prill 1894. Asht kenë laurue në Bari të Italisë Doktor i Shkencave Ekonomike. Gjoni trashigoi të gjitha cilsitë Atdhetare dhe kulturore të familjes sa shekullore Kamsi, e njohun njëheri me Historinë e Gjergj Kastriotit. Janë ato fletë të lavdishme të historisë që shndritën rrugen e Dedë Gjo’ Lulit t’ Hotit per në Deçiq e Bratilë dhe, jo larg Asaj Qelë, ku u pat nenshkrue “Memorandumi i Gerçës”, Ai i verteti i 23.VI.1911! E, jo ai per të cilin po shkarravitet vitët e fundit nga “Akademia...”!

Gjon Kamsi asht nder Figurat ma të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij me 1912.

Tek Emni i nderuem i Gjon KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e paster, Burrin Trim, Shkodranin e pashoq, Fetarin e pervujtë dhe besnikun e pashoq, Ekonomistin e përgatitun, Etnografin e persosun, publiçistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodres heroike e mbi të gjitha këto veti:

Guximtarin Trim e t’ pathyeshem deri në Vetflijim per Atdheun, Shkodren e Mikun e vet të shtrenjtë Luigj Gurakuqi!

?Kush ishte Burri i heshtun atdhetar Dr. Gjon KAMSI ? !

Gjon KAMSI ishte Ai Burrë i njoftun Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të asaj Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së Lavdishme të daltuem me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit të XX.

Pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës, brij atij zalli historik të lumit pergjakun Kir.

Oh, sa kujtime ruejn Shkodranët per Ata Kryqa nen ata Çinar?

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokë... Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran e barbar në Tiranën e kuqe: “Këtu, mos prek!”

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se: Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, dhe as sot nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, se kujt i perket veshja e Saj e mrekullueshme në vepren e piktorit madh Kolë Idromeno!

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e, të vjetra, sa vetë Rrozafa heroike e Teutës!

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI... Kush do t’a thonte të vertetën: ”Akademikët tanë” të tiranit t’asaj Tiranës së kuqe?!

E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX, të Luigj Gurakuqit, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos, Rankoviqit e t’ Stalinit apo Maos...

E po, mos t’ishe Ti o Shkodrani i ynë Gjon KAMSI, me na e sjellë këmishen e Luigjit të lame me Gjakun e Tij dhe, dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut... Si do të shkruhej sot Historia e vertetë e vrasjes pabesë së Luigj Gurakuqit, o Atdhetari ynë i madh Gjon KAMSI ?!..

Ti, e vetem Ti, na e solle të vertetën o, i Pavdekshmi Gjon KAMSI i Shkodres sonë!

Ah Shkoder, ah Shkoder locja ynë, a e di se:

“Pa Ty, nuk ka me pasë ma as SHQIPNI..?!”

Shenim: Materiali u pergatit nga Fritz Radovani.

Melbourne, 29 Shkurt 2024.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora