Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Atdhetari Luigj Gurakuqi hapi Shkollën Normale t'Elbasanit
E premte, 01.12.2023, 07:50 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI:
ATDHETARI LUIGJ
GURAKUQI
HAPI SHKOLLEN
NORMALE
T’
ELBASANIT
ELBASAN: 1
DHJETOR 1909
SHKOLLA NORMALE E
ELBASANIT U HAP ME 1 DHJETOR 1909.
DREJTORI I PARË I ASAJ
SHKOLL? ASHT KENË ATDHETARI I MADH I POPULLIT SHQIPTAR LUIGJ GURAKUQI.
Mbas
Kongresit të Manastirit me 14 – 22 Nandor 1908, u mbajt Kongresi i Elbasanit
nga data 2 – 8 Shtator 1909, ku u vendos hapja e Shkollës së Parë të Mesme
Pedagogjike në Gjuhën Shqipe, e njohun me emnin Normalja e Elbasanit. Kjo
shkollë do të luente një rol vendimtarë per mësimin e Gjuhës Shqipe nder Trojet
tona, si dhe do të kishte per qellim kryesor piksynimin e paraqitun nga
Atdhetari Luigj Gurakuqi, i cili me rasën e hapjes së saj tha: “...Shqipnia u
lëkund e tana nga zani i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e
veta të begata, ndersa djelmët tanë rrodhën nga të gjitha viset e Shqipnisë e u
derdhën këtu në Elbasan... Jo vetem nga Toskëria që ka qenë gjithmonë e para
nder tregimet kombtare e nder luftat e Gjuhës, por ma fort nga Gegënia e
Siperme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit
Hasan Prishtina, i cili, na rrnoftë përjetë, na erdhën mjaft nxanës sa mund të
thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnji kand të Shqipnisë që të mos të ketë
këtu mbrenda perfaqësuesit e vet.”
Asht
ajo kohë kur shkolla Normale e Elbasanit u rreshtue me shkollat e njohuna të
Shkodres, dhe u ba prita ma e pakapercyeshme nga anmiqtë shekullor të Shqipes
së shkrueme: turq, grek e sllav!
Ndersa
sot ne nuk duhet të harrojmë Mësuesit e Nderuem Atdhetarë Shqiptarë, që per
kontributin e Tyne në arsimimin e brezave të rijë me Gjuhën Shqipe, dhanë edhe
jeten. E nuk janë aq pak sa kujtojnë disa!
Bie
n’sy që sot edhe këte Vater të Kulturës sonë kombtare, po punohet me shkatrrue,
me e lanë “pa Emen” dhe pa trashigimtarë, si shumë Vatra të tjera. Sikur kjo
shkollë të ishte themelue nga një anadollak në pragun e Pavarsisë, dhe të
kishte punue per me nxjerrë nga bankat e asaj shkollë mësues turq, a do të
quhej “1 Dhjetori Dita e Mësonjësit ?!”
Në
kushtet e sotme kur po punohet ditë e natë me e shperba Shqipninë, ndoshta edhe
nuk i bjen nder mend kujt per “Diten e Mësuesit”, po duhet pasë parasyshë se
“Dita e Mësonjësit” asht zgjedhë një datë pa kurrfarë kuptimi, vetem me qellim
që me fshij nga Historia e Arësimit tonë disa atdhetarë dhe, datat e sakta të
Arësimit në Shqipninë e Veriut, mbasi gjithshka e tillë i duket Akademisë së
Shkencave në Tiranë: “Gegnisht”!
Dhe
ja një fakt që i verteton të gjitha ata që kam shkrue deri tashti:
Në
se tek Monumenti i Vlonës së 1912 nuk asht vue as Don Nikoll Kaçorri dhe as
Luigj Gurakuqi, simbas porosisë së anadollakut Ramiz Alia se: “Këta nuk duhet
me qenë aty si Katolikë..!” Asht mirë ti botoni këta “amanete”, dhe të hiqni
dorë nga genjeshtrat dhe rrenat sa vjeçare që pasohen me gjoja “mirkuptimet...
e tolerancat fetare”!
Veprime
të tilla antikombtare vetem shkatrrojnë themelet e vume me aq kujdes e
perkushtim nga Atdhetarët e Parë Shqiptarë, që Atyne kur ju asht paraqitë rasa
per të miren e Atdheut dhe edukimit të brezave t’ rinjë nuk kanë kursye as
gjanë ma të shtrenjtë: Jeten e Tyne!
Historia
e Mësuesve Atdhetarë Shqiptarë ishte dhe asht e lavdishme nder shekuj, ashtu si
asht kenë e asht Madhështia e Gjuhës Bekueme Shqipe!
NDERTESA
E SOTME E NORMALES S’ ELBASANIT
Melbourne, 30 Nandor 2023.