Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (XXVIII)
E merkure, 15.11.2023, 08:55 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e XXVIII.
PSE VETEM SHKODRA?
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME E
EMNAVE T’INTELIGJENCES Së
SHQIPNISë Së VERIUT.
“Asnjë ekzekutim s’do të bëni pa aprovimin tim!”
Urdhri
i Enver Hoxhës dërguar Mehmet Shehut në Shkodër, në ditët e trazuara të
shkurtit 1945, kur ekzekutimet me gjyq e pa gjyq beheshin hapur dhe pa u
shqyrtuar në instancat më të larta...
PO
KRIMINELAT A KNAQEN ME VRASJE “TUE MOS I PYET ATA?”
Mos ekzekutoni asnji pa
marrë aprovimin tonë i shkruan Enver Hoxha Mehmet Shehut me 1 shkurt
1945. Urdhri tepër urgjent dhënë përmes një radiogrami tërheq vëmendjen
për një fenomen që kishte nisur të përhapej në muajt e parë të pas Luftës, ku
bëheshin shpesh arrestime të fshehta, gjykime të dyshimta dhe ekzekutime të
menjëhershme si dhe në shumë raste pushkatime pa gjyq.
kujto.al
sjell radiogramin e 1 shkurtit 1945, ku Hoxha tërheq vëmendjen për këtë
fenomen.
Tepër urgjent
Nr.Extra Dt.1/II/45
Mehmet Shehut
Shkodër
Asnjë të mos pushkatohet pa na
komunikuar emrat dhe pa marrë aprovimin tonë stop. Prandaj na komuniko që keni dënuar
me vdekje dhe prisni aprovimin.
Gjeneral
Kolonel Enver Hoxha (d.v.)
SHQIPNIA KA: MBI 45.000 TË VRAMË, TË MBYTUN NË
HETUESI, ME GJYQ E PA GJYQ, NË KAMPE SHFAROSJE, NË INTERNIME, KUFINJ, USHTRI…ETJ.
DERI NË VITIN 1974.
Pse kështu, deri kur, me shifra false, të
rreme me dashje, mashtrime dhe gënjeshtra të pacipë?
Deri kur, ish të
Përndjekunit Politik të Shqipnisë, tue i mbajtë ison torturuesve të vet dhe
gjykatësve katil komunistë, që tallen me ju, tash 80 vjet?
Deri kur, frikë e mungesë
guximi me thanë të vërtetën, të pakten me shifra?
Deri kur, do të vazhdoni
me qendrue të lidhun për karriga të hetuesisë tue kërkue mëshirë e, tue pritë
me ju këthye pronat tueja apo, me ju rritë pensionet hetuesit e torturuesit
tuej katila?
Deri kur do të qendroni
në kampet e internimit e fermat famkëqija, tue pritë mëshirë nga ata që ju kanë
marrë jetën, gjanë e mallin dhe ju kanë ngordhë ndër këneta paraardhësit tuej?
Deri kur heshtje ndaj
oficerve dhe komisarve katil të ushtrisë, që ju kanë vra djelmët tuej në lule
të rinisë, tue krye sherbimin e detyrueshëm ushtarak e, tue ju gënjye se u
“vetvranë”?
Deri kur tue kerkue
Eshtnat e Rinisë Shqiptare, që në kërkim të Lirisë u vra në kufinjë?
Deri kur “budallenjë”
tue pranue ekzekutimët nëpër manikomjo e repartët e psikiatrisë?
Deri kur tue pranue me
faqe të zezë shifren e 6.000 të
pushkatuemve nga komunizmi edhe ju, o emigrant, që shumë mirë e dini sesa
vetë janë vra jashta Atdheut nga sigurimi i shtetit?
Deri kur, flisni, flisni
ju, o mumje, të varrosuna natën për hanë, ju, që vazhdoni me kenë të humbun në
rranjë të qerrshijave e lisave të maleve, ju, o të pavorr, që nuk ju kjau as
Nanë, as as motër, as grue, as vajzë, por vetëm qokthi i natës e kulumrija e
ditës o fatzez, besëpremë e të harruem përsa e sa dekada prroskash e
zallishtash, pa asnjë shenjë tek koka, përveç, një plumbi shprazë nga dora e
harbueme e “vllaut” trathëtar e të shitun që probatin me hasmin shekullor u
ba vrastar, në dam të Truellit të t’Parve Tuej e t’Atdheut të robnuem!?
Mo’ Zot ma keq, për
vendet tona të pashpresë me u zgjue nga gjumi shekullor?
E, deri kur, n’ kllapi
një Popull i tanë, me pranga në qafë, e kryet lavjerrë somnabul?!
Jo, jo, jo gjum vdekje
me gjarpnin nën jastek o vlla, bespremë!
Ja, fakti, nëse doni
fakte: Në vitin 1976 u lirue nga kampi famkeq i Spaçit i burgosuni politik ATP,
të cilin, pata rasë me e njohtë afër. Në kohën kur vuente dënimin në Spaç të
Mirditës, më tregonte se, në vitin 1974 kishte pasë pranë vendit të fjetjes një
ish oficer, i cili ishte arrestue dhe dënue nga gjyqi ushtarak i Ministrisë
Punëve të Mbrendshme, në Tiranë, kryesisht për arësye se kishte nxjerrë
“sekretin”. Ai rrinte shumë i vetmuem dhe kërkonte me mujtë me kalue pjesën
tjetër të jetës që i kishte mbetë në gjum, mbasi, kishte frikë se dënimi asht
vetëm fillimi i rrugës për në jetën tjetër, ashtu, si shumica e shokve të tij
që ishin kenë oficerë të asaj dreq Ministrije që e kishte sjellë tek viktimat e
veta. Evitonte të gjitha mundësitë, madje, edhe me u përshëndetë me ndonjë ish
oficer që njihej prej kohësh. Nuk i shkonte asnjëri në takim, mbasi dihet se
pothuej të gjithë çka ishin të burgosun politik, ishin të “divorcuem” dhe nuk
mund kishin ma lidhje me gratë e tyne apo familjarët tjerë, që po të shkonin në
takime ndër ata burgje e kampe do të kishin humbë punën shtetnore dhe avenirin
e fëmijve të tyne.
Sigurisht, merzia dhe
mungesat e mëdha në ato vende e, sidomos, mungesa e duhanit, se nuk po hyjmë
ndër tjera, fillojnë me ba punën e vet. Për çudi edhe pse ishte kenë oficer i
Sigurimit të Shtetit, qyshë në fillim të shërbimit tij pranë asaj ministri, nuk
njihej as emni i tij nga asnjë i burgosun edhe pse kishte punue aty jo pak, po
gati 20 vjet! Shumë oficera që janë arrestue në ata vite, mbas dënimit kanë
kërkue mos me u ndollë me viktimat e veta, e kryesisht, me ata të cilët i kanë
torturue gjatë hetimëve në mënyrë shtazore, një ndër të cilët kujtohet edhe
sot, hetuesi Elham Gjika. Ndersa ai tjetri i ministrisë, jo, nuk njihej fare!
Një ditë, i mbytun në
mendime me krye në grushta, me t’u dukë sikur po fliste me vete dhe, po
“korrigjonte” të kaluemen e vet të randë pranë atij dikasteri të mënershëm, që
kalimtarët në bulevardin e Tiranës, kur i afroheshin asaj ndertesë, zbritshin
nga trotuari dhe hypnin prap, vetëm mbasi kalonin edhe rrugën mbas asaj
ministri, aq të bukur, me plepa e plot hijeshi se, iu dukej, sikur, rrobat e
shetitjes mund të ju kapeshin për ferra
të asaj ndertese të zymtë pa “dritë e shpresë”, mu në qender të
kryeqytetit. Por, jo, ai ishte tue mendue krejtë tjetër gja!
Posa ATP, shkon me u
shtri në drrasat e veta të fjetjes, vërenë një ofshamje të thellë nga oficeri,
që me një gjysëm zani i kërkon një cigare. Ia jep cigarën po, edhe ia ndezë E
pyet, se mos ka marrë letër apo lajm nga shtëpia, por, jo oficeri që e kishte
denoncue për “dekonspirim” ishte arrestue dhe, kishte mërrijtë edhe ai në
Ballsh, një kamp tjetër pune. I burgosuni ATP, gjenë rasën dhe e pyet: “Po, çka
dreqin dekonspirove ti, kur, të gjithë bashkbiseduesit tuej ishin oficera si ti
po aty?” Kishte ba buzën në gaz dhe, tue e vrojtue në sy, ishte përgjegjë: “Jo,
asnjëri, nuk dinte se çka kishte të dyllosur kasaforta ime! Kurrë, asnjëri, nuk
e ka çelur ate përveç atij që ka punuar para meje në atë zyrë. Edhe ay është
zhdukur e, ndoshta, fatin e tij do kem dhe unë, ti, je i rinj dhe, një ditë do
dalësh si shkodranë, do të besoj...deri
ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974), numuri i të pushkatuarve, të vramve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në
hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe
internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në
kufinj dhe reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë” pa shifrën e atyre
që Sigurimi ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën
time, shifra ka arritur:
45.000 Shqiptarë pa varr, në tokën e tyre Shqiptare!
Dhe, mbi
450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të
riburgosur dy ose tre
herë), të internuar, të dëbuar, të zhdukur, që të
gjithë
vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të
diktaturës së
Ever Hoxhës, dhe partisë së tij të punës, po kurrë,
të
Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë!
Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti
terrorist!”
***
Kështu, u mbyllë ajo
ditë në kampin e Spaçit, të dy ranë me fjetë po, sa fjetën s’e dij!
Mbas asaj ditë kurrma
nuk asht hapë ajo bisedë mbasi u dyllos edhe njëherë ditën ma parë, për me u
ruejtë vetëm në mend, vetëm në mend ashtu, si shumë shifra tjera e, shumë e
shumë kujtime vuejtjesh e tmerri të atyne viteve të pafund që kush i fliste i
fluturonte koka.
Mos i harroni këto
shifra Ju, lutem, mos i harroni këto shifra por, shtoni edhe vitët mbas tyne o
bashvuejtësit e mijë. Janë plot edhe 17 vjet tjera me mërrijtë deri në vitët
’90!
Vetëm shifra ishin ATA,
që u përshkuen nga plumbat komuniste.
Vetëm shifra ishin ATA,
se, ATA, nuk kanë as vorr, as emen, as shenjë tek Koka e Tyne, ATA u zhdukën nga dora e trathtarit
vllavrasës me yll në ballë e, vetëm, ajo
dorë e gjakosun me drapën e çekanin bolshevik, i vuni një shenj, një shenjë që
nuk e kalbë as toka as koha!
Kurr mos i harroni, as
yllin e as drapën e çekanin se, prap ata do të përsërisin shenjën e tyne:
NJË PLUMB MBAS KOKE ! E pra, të gjithë i ka aprovue një vrasës kriminel: E.H. d.v. (Deri në vitin 1985). Mbas 1985 aprovimi
asht dhanë nga terrorsti Ramiz Alia.
Melbourne, 14 Nandor2023.