Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (X)
E marte, 08.08.2023, 06:50 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa
e X.
PSE VETEM
SHKODRA?!
DON NDRE MJEDJA
(1866 – 1937)
1946
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
QYTETIT Të SHKODRES,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME
EDHE
EMNIT Të
VDEKUNVE PARA 1944.
SCODRA
I.
O Tarabosh, i mnert, ndéja
hyjnore,
Ku, e rrebt, rrufenat Fromboja
farkote,
E e perzemruem’, gjyteteve
mizore
Pshtjell’ me shtergata e
bumbullim’ i lshote.
Andej mbi breshtat e mbi land’t
pjellore,
Qi rreze diellit per dëshir s’
pershkote,
Ti soditshe gjarpnues neper
fushore
Kulmin e Drinit me qeti kah
shkote.
E kuvendshe me té madhnin’ e
Ilirit,
Ku t’ lir si shqypet neper
bjeshk, banoshin
Nipat e hyjvet Ilirjak’ e t’
robit.
E n’ at zemer u knaqshe pa fé
kobit.
E u knaqshin hyjzit qi tinzisht
veshtoshin
Nper heshtime t’ pamatuna t’
ethirit.
II.
O dishmitar i shekujve t’
panjehun,
Qi pershkove me sy gjind e
ndodhina
Si dhent blegtori kur, avit’ te
trina,
Vezhgon vathin e vet e rri tu’
i njehun:
Difto si motit, prej hyjnis i
ngrehun,
Per kto vênde lakmues e kto
krahina,
Rrani nder treve hijeshue n’
çetina
E badra t’ verdha me ata gjetht
e prehun,
Si nji popull me shpatë i
armatisun,
Ili fatbardh’, Ili qi
blegtoresha
Galateja perfitoi e Polifemi;
E kjene shkuesa prej Olimpit
nisun
Bind fuqimadhi e Senton
hyjnesha
E dasmor i gjith zotave polemi.
III.
Difto si grigjen neper shpat
kur lshote
Me lkur’ harushet vesh’ e njesh’
barija,
Gjith rrotull Krajës e ka merr
Rumija
Kumbim trokash mbi troje
tingullote;
E dhênt blegroshin neper dushk;
gjiplote
Gjellet nder megje siellishin
me mija
E t’ permállshme kundruell
pallshin, e n’ shpija
E nder peqina ‘j tjetrë gridh’
ushtote.
Maje currave tu’ u pshtet’ me
fyll shtogut
E buz’ kronit barit zgaçen nen
hije
Kndoshin, e ndalej fluturimi i
zogut.
E i perkdhelun prej kang’sh,
shpell’ e shkambije,
Lête gjarpni i helmuem, e
mjedis t’ logut,
Ngrehun kryetin perpjet, vrote
me shije.
IV.
E ti smiren difto qi t’
perzêmruemit
Hyji e Elades germoi, e jasht’
zakonit
Dergj e rrenime grumulluen e t’
shuemit
E nipave caktuene t’
Posejdonit,
Se kah fundi i peqinave t’
Mallkuemit
Shperthei kulsheder neper gryk’
t’ nji stonit;
E si kokerr rrufejet, prej t’
aguemit
Frombos vetueses ju perqasi
fronit.
T’ krokodilit mbas giaset, i
flakote
Me nji t’ njyme gjelbrore e t’
verdh’ gjith shtati
E flak’ e kuqe neper sy i
vetote.
Krah i zjarrit’ bri
stjetullavet i delte,
E surfull turfullote e flak’
lugati
Qi prej fushës per gjys’ malin
e shkelte.
V.
E nji njegull nder male, e ‘j
er’ qelbsinet
E i vap’ e mnershme per gjith’
vend shperndahej,
Ku nder lugje ma t’ rita e n’ pod
rudinet
Me t’ perjetshmen sherbel’
gjineshtra thahej.
Mjedis t’ megjeve i shtangun,
prej nalcinet
Plandoset qjelli rrokollim, e
rraheji
E nderkryeme per tok’ delja bri
trinet,
E regji i shpevet prej
trishtimit kjahet.
E gjimoshin t’ zharituna
blinishtat,
E kjaheshin rreth krojet, e t’
trishtueme
Ulkoja e trumat uluroshin
naten.
I molisun flakrote ushtari
shpaten,
E dneshin nuset per kunor’ t’
vorfnueme,
E vjerr’ gjinit amtuer, disshin
ferishtat.
VI.
Por qe prej shpellet, ku n’
qeti banote,
U çfaq tat’ gjyshi Polifem, e
drodhi
Rrotllen e rynit qi mbi báll i
ndodhi
Vetem, shkellxore porsi hana
plote.
E i farmakuem prej mnijet
turfullote
Si harusha per zogj, e nji shit
zgjodhi
Nen máje t’ madhit Tarabosh, e
e hodhi
Kundra bindit, damtuer qi kobe
lshote.
Fishklloi ajri per rreth, e
bumbulluene
Rrethas permnershem malet, e,
si zdapa,
Shkulmat e Drinit pezulli u
çuene.
E larg ushtoshin lugjet e
Peshtrikut,
E porsi t’ shtyeme prej
fortun’s,permbrapa
Rrokolloheshin val’t e
Adriatikut.
VII.
Uluronte prej dhimet e
perplasun
Nder balta t’ Buenës, ku fillon
koliku,
E terbuemja kulsheder, tue ju
qasun,
Stonit t’ perparshem qi kish
xan’ kreshniku.
Por i veshej prej majavet i
rrasun
Nji breshen qetash, si nji rê
çeliku
Qi lumbardhat flakrojn’ n’ ma
t’ idhtin t’ hasun
Qi ka me anmikun e terbuem
anmiku.
E mizoren perfundi ‘j mal sa
qiella
E nêlt e shtrydhi per gjith
an’sh, e ngeli
Aq e madhe per bind u çue
gomilla.
E zbriti s’ neltit, buzen n’
gaz, e shkeli
Polifemi mb’at suke, e n’ zane
t’ kthiella,
“T’ Ilirijes, kumboi, “a ktu
temeli.”
VIII.
Kumboi njitas nder malet
Ilirike
E nder fushore t’ b’ gatuna n’
grunaje
Zâni i kasnec’ e e ‘j brohori
jetike,
Qi jehona perdridhte mâje n’
mâje
E thirrte Kodri: - O djelmëni
kreshnike
Me dhên gur e permend’ leni n’
bungaje
Spatat e ngulme, léni tok’ t’
fisnike
E léni berret qi kullosin n’
zaje;
E hiqni thekshem kah i t’ parve
a shkámbi,
Ku n’ vetina perher’ Fromboja
dëfrehej,
Se nji t’ rejes seli po i
shtrohet lâmi.-
E permbi suken mrekullore u
njiti,
E t’gjytetit mbretnuer rrethin,
ku t’ ngrehej,
Me gjak t’ kulshedrés tu’ e
vizat’. Shetiti
IX.
Prej krahinet kú i mûjshem
Labeati
Banon me shqype, e ku perté, e
Parthinit
Kullot grigja e mrizon
Autarijati
Berret e láme neper ujna t’
Drinit;
Porsi çuna t’ nji shpis qi fton
i jati,
Avulluesa sinjoreve t’
Shkodrinit
Ju veshne Ilirsit me hiti, ku
fati
I atmes ma t’ lergun ja
perkrahte fqinit.
E kndoshin çetat tui u zbrit’ ,
e ushtoshin
Fush’ e lugje t’ gjelbrueme e
shéna e prroje,
N’ brohorijet t’ ushtris kur n’
pun’ u lshoshin.
E ‘i popull i pafar’ rreth
suket vlote,
Porsi shemet e bletve neper
zgjoje,
Tuj ngreh’ shka naten hyj
mizuer do t’ rrxote.
X.
Ngri prej mneret t’ çudimeve s’
vetove,
E permbledhun rreth malesh
Ilirija:
E t’ Shuguruemit e Bindit, n’
uzdaj plote,
Shqyrtoshin shortet si ju nepte
dija.
E pvetshin t’ shpardhit, qi per
an’ mbretnote,
Gjethin kuvénd’s me dshir e
neper vija
Zanet e rrgjanta qi Sentona
lshote
E val’t qi luente e Posejdonit
hija.
Por i trúmun Dodonasit nuk
flitte
Shpardhi n’ bungajet, e nuk
bzâte rrjedha
Me tingllime t’ argjanta per
kah rrshitte.
Ankim prej qiellet t’ Ilirjakve
s’ ndihej,
As e flladit ndivnues s’
ankohej dredha:
Por paq’ i kandshëm prej
Hyjnijet shifej.
XI.
I madhnueshem shkelzete bregut
t’ Drinit,
Prej mermerit katruer t’
dhenun, prej arit
Xhixhlloj’s nen rreze qi
pershkrepshin s’ parit,
Tempull i ngrehun hyjnave t’
Elinit.
E mbarshtrojsit e Zeusit n’
petka linit,
Stolisun kryetin me kunora
larit,
Ndezne kémcat rreth lternavet
per s’ mbarit,
Tuj ftue t’ idhnuemit hyjenor’t
e fqinit.
Kersitte kêmi mbrenda kup’s s’
prarueme:
E shkul tu’ u çuemun, neper
qiell t’ faltores
Tymi i erkândshem fjolla fjolla
hypë.
Gjimoi moti ne e rrmakt, e zâne
t’ mbulueme
Shungulluene prej s’ neltit t’
nji dritores:
-Aferdita per fli Rozafen
lypë-.
Shenim F.Radovani:
“Juvenilia” e Don Ndre Mjedjes
asht botue nga shkrimtari Mark Gurakuqi.
Ribotimi i poezisë asht ba nga
ana ime në pervjetorin e Don Ndre Mjedjes.
Poezia Scodra që i kushtohet
Shkodres, asht nder kryeveprat e Mjedjes.
Ajo xen vend edhe në thesarin e
dialektit të Gegnishtes.
Shkrimtari Mark Gurakuqi
thekson: “Vlera letrare e artistike e veprës së Mjedjës asht e madhe”. Gja per
të cilen sot, duhet t’i jemi mirnjohes edhe Profesor Mentor Qukut per thesaret
që na ka lanë per Don Ndre Mjedjen.
Melbourne, 4 Gusht 2023.