Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 10 vjet pa Nik Pavacin
E hene, 12.12.2022, 08:58 PM
10 VJET PA NIK
PAVACIN
Nga
Fritz RADOVANI
Në
vitin 2012, mora lajmin e vdekjes së antikomunistit nderuem të Shkodres Nik
Pavacit, ish Kryetarit të Shoqatës së të Perndjekunve dhe të Persekutuemëve
Politikë të Shkodrës.
E
njofta shumë të ri, nga lidhja shoqnore me vllajn e Tij, Gjovalinin, kur ishim
në bankat e shkollës pedagogjike në Shkoder, dhe jo larg me shtëpija njeni me
tjetrin.
Të
dy palët ishim shirokas të ramë në Shkoder. Në vitin 1956 na e kishim marrë
maturen kur ngjau ngjarja ma e madhe mbas Luftës së Dytë Botnore në njenen nga
republikat e nderueme të kampit të Lindjes komuniste, të okupueme nga BRSS, në
Hungarinë Europjane, ngjarja që zgjoi nga zgjedha stalinjane komuniste “të
gjitha demokracitë popullore”: Revolucioni i Hungarisë. Gazetat zyrtare
shqiptare në faqet e para lajmonin “Kunder revolucionin...” dhe mbas pak ditësh
Hrushovin e zemruem tue rrahë grushtat në podin e sallës së Kremlinit, dhe
shumë shpejt mbas Fitores pakditore të Popullit Hungarez në Budapestin e Lirë,
u veniten shpresat nga tanket sovjetike që rroposen Lirinë nen sixhirët e tyne.
Imbre Nagi u tradhëtue nga ambasada e revizionistit Tito, i rilidhun me KGB e
Hrushovit... Amerika nuk u ekspozue në skenen hungareze tue lanë në
“fuqi”Marrveshjen e Jaltës. Hungarezët shpejtë rifilluen robninë sovjetike,
gjykatat ushtarake e interrnimet në Siberi. Nuk shkon shumë kohë dhe dëgjohet
se në Tiranë, Nik Pavaci dhe studentët e Liceut Artistik Ndrekë Bazhdari dhe
Karlo Çefa, të tre nga Shkodra, janë arrestue me një akuzë si “armiqë të
Popullit”.
Nuk
mund të percaktoj data per mungesë dokumentacioni, por Nana ime më tregoi një
ditë se Roza Pavaci, Nana e Nikës, i kishte tregue se ia kanë dënue djalin për
politikë dhe se Nika, ishte në spitalin e burgut në Tiranë. Per arsye të
shndetit, e kishin “privilegjue” dhe e kishin çue një ditë në burgun e
Burrelit. Ndreka dhe Karlo u derguen nder kampe pune dhe shfarosje, ku qendrimi
i Tyne ishte shembullor.
Ky
grup të rijësh nga Shkodra, i tradhëtuem, ishte arrestue dhe dënue se të tre
kanë mendue se edhe Shqipnia një ditë duhet me ndjekë rrugen e Hungarisë, tue
kerkue kjoftë edhe me sakrficen e jetes së Tyne, “Lirinë dhe Drejtësinë”, të
dyja të perdhosuna nga rregjimi diktatorial e terrorist i Enver Hoxhës...Grupi
u quejt “kunder Revolucionar”, prandej edhe dënimet ishin të randa dhe me pasoja
edhe mbas lirimit të tyne nga burgu.
Kujtoj
që per Niken më kanë tregue tre vetë se “shpetimi i Tij nga vdekja kur Ai ishte
në burgun e Burrelit, asht konsiderue një Mbrekulli nga Zoti, mbasi lanja e
Nikës në kohë dimni gjatë hetuesisë në një dhomë i zhytun deri në bel në ujë të
pistë dhe pa asnjë ushqim perveç bukës së thatë, i kanë shpartallue mushknitë
me një proces tbc...” për të cilin dr. Ali Spahija, bashkvuejtës, “nuk kishte
asnjë shpresë jete”, ndersa Lin Martini, më shpjegonte që “Nika kishte mërrijtë
edhe mos me njoh as shokët e dhomës...kur pranë Tij rrinte me orë edhe pa gjum
tue lutë Zotin per shpetimin e jetes, At Pjeter Mëshkalla.”
Këta
tre djelmë, bashkë me familjet e të afermit, edhe mbas lirimit nga burgjet, u
perfshine gjithë jeten në “luften e kllasave”...mbeten puntorë per “kafshatën e
gojës”.
Asnjëherë
nuk kam dëgjua nga asnjëni emnin e denoncuesit të grupit! Kur pata pyetë Niken
një natë tue shkue në shtëpi per një njeri që “dyshojshe” mos i ka tregue ai,
Nika më preu fjalen dhe më tha: “Fritz, unë e kam falë, mbasi ate e ka torturue
me doren e vet Hilmi Seiti në mënyren ma shtazore...por edhe si Katolik ai më
ka kerkue të falun, thellësisht i penduem per vuejtjet që më ka shkaktue. Nuk
due me zanë në gojë emnin e tij, prandej të lutem asnjëherë mos e thuej se
tashti na janë rritë edhe fëmija”.
Një
nder modelet qytetare e fetare të qytetarit Shkodres ishte edhe Nika! U zgjodh
Kryetar i Shoqates së të Persekutuemëve në Shkoder...Dy figura që kanë pasue
njenitjetrin Ernest Perdoda dhe Nik Pavaci...të dy të smurë perjetsisht nga
burgjet... Një ditë heret në mengjez, sambistët e sigurimit komunist i nxjerrin
nga një Grevë që Shoqata organizoi në Shkoder, dhe per disa ditë Nikës dhe
Ernestit i kanë vazhdue në trup shenjat e shkopijëve nga rrahja mizore prej
kriminelave të sigurimit shtetit.
Po
a u terhoqen Ata burra nga Lufta per Liri, Demokraci dhe Drejtësi?
Jam
i sigurtë se edhe nder varreza Ata nuk janë të qetë per si e lane Shqipninë!
Per
këte jam shumë i sigurt!
Besoj,
Shkodranët nuk e harrojnë Nik Pavacin, kur po zhvillohej fushata e vitit 1996
per zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Shkodres, në kinema Republika.., dhe
mbas meje mori fjalen Nika...Sa filloi me folë per rolin e së Djathtes së
Bashkueme Shkodrane, na u fikën dritat, dhe gjithë salla ushtoi uuuuuuu. Nika
çoi zanin dhe tha: “E dijshe se do të ngjasin kjo punë, prandej ju lutem mos u
merzitni dy minuta!” dhe nxori nga xhepi dy qira dhe shkrepsen e vazhdoi fjalen
e Tij. E njëkohësisht vazhdonin duertrokitjet!
Ata
dy qira sot vazhdojnë me kenë të pashuem ashtu si nuk do të harrohet kurrë nga
Shkodra dhe Shqiptarët dashunia e sakrifica e Tij per Liri, Demokraci dhe
Drejtësi.
Kujtimi
i i Nik Pavacit asht i perhershëm!
Melbourne, 12 Dhetor 2022.