Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Lufta anti-fishtjane asht luftë anti-europjane
E merkure, 19.10.2022, 06:58 PM
LUFTA ANTI AT – FISHTJANE
NDER SHQIPTAR…
ASHT LUFTA
ANTIEUROPJANE
NËSE,
DO TË VAZHDOHET MOS ME U STUDJUE AT GJERGJ FISHTA NDER SHKOLLAT SHQIPE,
SHQIPNIA DO TË SHPERBAHET NGA ANTIEUROPJANËT!
Nga
Fritz RADOVANI
Lexoni
poezitë “Nji lule vjeshtet”, “Gjuha Shqipe”, “Me këte Shej ke me fitue” dhe
letren per udhtimin drejtë Amerikës që i ka shkrue Mikut vet At Justin Rrotës,
atëherë keni me kuptue pse nuk u lejue mbas 1944 e këtej, studimi nder shkollat
Shqipe i Poetit tonë kombtar At Gjergj Fishta O.F.M.!
A
doni me dijtë kush asht Stambolli, lexoni letren e Atij Fratit me zhgun!
At
Gjergj FISHTA asht e vertetë se u le me 23 Tetor 1871, po mos harroni se të
gjithë Ata Burra me Emnin Gjergj, besnikë të Kastriotit të Madh, janë le vetem
njëherë në Shekull ! Këte e verteton edhe Fjalimi në Paris në 1919.
Ata
janë le si i Madhi At Gjergj FISHTA, një jetë i falën vetem SHQIPNISË !..
E
mos harroni se nuk kishte fillue Shekulli i XX, kur në Shkoder u pat krijue
Shoqnia “Bashkimi”, që me thanë të verteten, shumë Shkodranë as nuk e dijnë as
sot se, ku “binte me shtëpi kjo Shoqni?!”
Flitet
se dikund andej kah disa Shqiptarë fetarë, mbasi u mblodhen aty, njëditë...
Prej At Gjergj Fishtës, ndigjuene se “Gjuha Shqipe ka Alfabet!”
E
jo vetem kaq, po “Alfabati ishte edhe latin...”
Ishin në Manastir...
Tregonte
vetë At Fishta: “– Aferim! Pader Gjergj!… Aferim të kjoftë, bërtiti më të madhë
një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e erdh drejt te un, e më puthi në ballë
e më tha: – Kështu flet Shqiptari që e di që asht Shqiptar! Ulnju burra, – u
tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader
Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për
të mirën e popullit Shqiptar neser…”
Edhe
pse vitet ecin Shqipnia e Gjergjit Madh shkelqente si Hyll në Ballkan!
Janë
po Burrat e Hotit që mbas 432 vjetësh me të Madhin Ded Gjo’ Luli, mu atje
Hotjanët me një grup Françeskanësh që në gjoks kanë palosë Shqipen Dykrenare e
që vezullon si Hylli i Dritës, ju ngjiten atyne Maleve e bash kur nuk pritej,
Atje në Maje të Bratilës Shqipja e Kastriotit rreh flatrat e veta...
Ishte
1911 që persa t’ jetë jeta Shqiptari i Maleve tona nuk ka me e harrue!
Ashtusi
nuk harron Fratin e zdathun tue ecë nder rrugët e Amerikës.
Takimet
e At Gjergj Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit,
At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry
Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të
besueshmit e Presidentit Wilson për të drejtat e barabarta të Popujve, solli
rezultatet e paprituna të Shekullit XX. Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal
Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen: “Ndërkaq vizita eme në
Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të
Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si
dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë
Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje
fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga
Qeverija amerikane”. At Fishta porositë: “Asht mirë qi Qeveria e Tiranes, t’i
drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue
kerkue zyrtarisht këtë njohje...” (po aty). E sot ka mjaft që kerkojnë me i
shlye!
Mendoj,
ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J:
“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.
Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”.
Qendroni
Burra! Shqiptarët e Gjergj Kastriotit “i binin Lahutës edhe vetem me i tel !” E
Shqiptari brofte në kambë.
Po
këte a e dini ju rinia e sotme Shqiptare? Se, Shqipnia po mos të kishte bash At
Gjergj Fishten, që bashkë me “Lotët e Gjakut” i fali Atdheut edhe Ata 36
Shkronja t’ Alfabetit Shqip? E sot, tue fillue nga katili Enver Hoxha e der tek
skilja e “rilindjes komuniste”.., të gjithë do të shkruenin turqe!
Melbourne, 19 Tetor
2022.