Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kujtesë për Shtatorin 2022
E enjte, 01.09.2022, 07:20 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Kujtesë për Shtatorin
2022
Fjala
e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura në K.Q. P.P.Sh më 1989.
“Sistemi
ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të
ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1.
Në respektimin e të drejtave të njeriut
2.
Në krijimin e pluralizmit politik.
Të
drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku,
por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
Kundërshtarët
tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të
qendrës, por gjithsesi kto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet
e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë e do t’i miratojmë Ne.
Në
krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
Partia
që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në
këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës
Antikomuniste.
Ata
që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë,
do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë
komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta
morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por
kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë,
do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në
zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të
burgosurve politikë e t’i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të
sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u
njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të
ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata,
ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe,
për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri në të Parën.
Të
burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të
parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë
nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata
që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do
të ndëshkohen.
Pasuria
e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
Materialin
që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Ata (sovjetikët) kanë ecur
shumë përpara. Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më
parë këto probleme.
Neve
kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi
frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë
intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën dhe do
t’u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët
pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës
dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
Kosova
është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne
kemi platformën tonë.
Çdo
gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në
përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e
qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit
dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë
Komuniste, “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në
Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend
socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre
legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën
Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që
e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të
jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë
restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E
ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq
Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
Shqipërinë
do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin
dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë
Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë.
Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së
pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur
për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të
vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe
sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen.
Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi
edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk
është nevoja t’jua përmend.
Ditën
e mirë dhe mirupafshim!”
Shenim nga F.R.: Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali,
per me Ju rikujtue se:
Kush asht “Rilindja Komuniste” dhe programi i saj me
“Ballkanin e Hapur” ?.
Melbourne, 1 Shtator 2022.