Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Nanat tona
E hene, 15.08.2022, 07:14 PM
Nga Fritz RADOVANI:
NANAT
TONA
Thonë:
“Ra Everi meteor...”
U
mbush Shkodra n’ konviktor
Bash
aty ku vune kambë,
Pa
lot n’ sy s’ mbeti një Nanë!
Ishin
pjellë, të gjithë nga Jugu,
Çdo
djalë t’ rij e priste burgu
Në
pjacen tonë u fshij rinia,
Gjithmonë
dritë kisht’ hetuesia!
Nanat
tona me shamija,
Asnjë
s’ dinte ku i flenë fmija...
Çou
e bjer nepër çimento
Rrahu
n’ hu, nuk spijunonte.
Nuk
pranonte me i shpif vllaut
Pak
kush s’dinte dyert e burgut,
Vrriste
Motra si n’ buzë t’ vaut,
Kur
pa prit’ del para’i ujkut...
Të
rij e pleq’ e pik ma s’parit,
Lidhë
n’ karrigë para i gomarit
Hidhnin
firm t’ kputun prej hallit
Per
me shkue nën degë t’ Çinarit.
Ngitshin
Nanat nder kaçuba,
Me
shkue shpejt me ndez i qiri…
Der’
nder sy ju binte ruba
E
zezë si futa… Ju vra i biri!
Ah
i zi Gusht si futa e malit...
Me
kerkue lot me kambë t’ kalit
Nji
pikë s’ qet Nana e Ndue Palit.
Djelm’
me emen: Fisi i t’ Parit
Rrokulliseshin
si gur malit,
Brij
Pendës gjuejt’ prej hasmit
Gjaku
i paster i Ilirit,
Kishte
skuq Zallin e Kirit!
14 Gusht 2022.
Shenim F.R.: U shkrue në kujtim të pushkatimeve të para në
oren 5 nade, në 15 Gushtin e vitit 1945, në Zallin e Kirit, në Shkoder.