Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Rrok Frisku
E hene, 08.08.2022, 07:44 PM
Nga
Fritz RADOVANI:
Pjesa
e 54 e Zamakut Flamurit të Kastriotit
DON RROK
FRISKU
FOTO MUNGON
(1892 – 1956)
Asht
le në Mirditë në fshatin shumë të permendun Spaç, me 21 Mars 1892.
Ishte
pinjoll i një fisi shumë të njoftun në atë krahinë. Prindët e sjellin me
studjue në Seminarin Papnuer të Shkodres per meshtar. Sudimet e nalta
teologjike dhe filozofike Don Rroku i ka perfundue n’ Austri. Asht shugurue
meshtar dhe meshen e parë e ka thanë në Kathedralen e Shkodres.
Meshen
e dytë e ka thanë n’ Orosh, ku ishte i pranishem edhe Imzot Doçi, aso kohe
shumë i njohun si Abat i Mirditës.
Ka
sherbye si meshtar nder zonat e Veriut, ku binte në sy pershpirtnia e tij, dhe
pjesmarrja e frutëshme në pajtimin e gjaqeve dhe mosmarrveshjeve.
Per
pak kohë ka sherbye si meshtar n’ Orosh, në vitin 1917. Ka vazhdue me sherbye
mandej në Qafë të Malit per 24 vjetë, ku nuk harrohet asnjëherë në shtëpijat e
atyne besimtarve që e respektuene aq shumë. Don Rroku ishte shumë i përgatitun
dhe komunikues me fshatarët e atyne zonave malore.
Në
fillim të vitit 1940 transferohet në fshatin Vig të Mirditës ku qendroi aty
rreth tri vjetve, tue ju gjetë pergjithshka atyne fshatarve, të cilët e
nderonin per gjithshka, po mbi të gjitha ishte prania nder sofrat e tyne të
pajtimit.
Sigurisht,
bie edhe në sy të Sigurimit shtetit komunist, kur ishte me detyrën e Tij në
Mnelë, ku me 24 korrik 1947 e arrestojnë me motive politike.
U
dënue me akuzat e njohuna si armik i pushtetit me 12 vjet heqje lirije dhe
konfiskime pasunije etj., si zakonisht që vazhdonin pafund nder dosje.
Pasojat
e torturave të bame mbi trupin e Tij ishin të pafund e pasherim.
Rreth
vitit 1956, në moshen 64 vjeçare, tue mos tregue ma të voglin kujdes ndaj Don
Rrok Friskut, në Burgun e Burrelit vdes dhe vorroset dikund pa e dijtë askush
fundin e jetës së Tij, si zakonisht veprohej nder ata vende.
Jo
vetem sot, po asnjëherë as nuk ka me dijtë kush se ku ishte grumbullue nder ata
bisha që thirreshin agjenta të Sigurimit të shtetit komunist, ajo që thirrej
urrejtje apo mëni kunder popullit dhe figurave që jetonin në gjiun e vorfnisë
dhe persekucionit tij. Cilido kjoftë Ai intelektual që kishte mujtë me
perfundue shkollen e naltë në Europen Perëndimore, edhe në kjoftë se të gjitha
shpenzimet i kishte pasë vetem nga familja e vet dhe askush tjeter, Ai shikohej
me synin e “armikut popullit”, edhe tue mos kenë aspak i këtillë madje, me
rasen e parë që një prej tyne shikohej me synin e Sigurimit, atij i plotsohej
dosja dhe i bahej gati edhe fletë-arresti, tue i përgatitë dhe qelinë apo
birucen ku pa shkue mirë fillonin masakrat e torturat mbi trupin e tij.
Ndersa
per Klerikët katolik gjithshka ishte gatëshme, edhe “revolveri”!
Edhe
Ata ishin të gatshem me dhanë jeten e vet per Idealin e Fesë, gja e cila i
rreshton me Zamakët e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 8 Gusht 2022.