Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Gaspër Suma
E marte, 21.06.2022, 09:00 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 40. Zamak i Flamurit Kastriotit...
AT GASPER
SUMA O.F.M.
Asht
e njenës prej Familjeve ma të vjetra qytetare Shkodrane, që i dha këtij qyteti
klerikun Don Lluk Suma dhe, plotikan të njohun Angjelin Suma dhe oficerin
Guljelm Suma. At Gaspri ( I pagzuem Mikel) asht i biri i Gasprit dhe i Roza
Shirokës. Asht le me 23 Mars 1897. Shkollen fillore dhe të mesme i ka krye në
Kolegjin Françeskan të Shkodres. Studimet e nalta teologjike dhe filozofike i
ka krye në Insbruck t’ Austrisë. Asht Shugurue meshtar në Voltri Genova me 24
Korrik 1921 dhe, menjëherë asht kthye në Shqipni.
Shkoi
famullitar në Pishkash në 1923 – 24, Nikaj 1927 – 31, Toplanë 1932, në Theth
1943, Brigje Hot 1943 – 46, Gomsiqe 1946 – 1947. Në vitin 1923 – 24, asht me
grupin antizogist në perkrahje të Vllazenve demokrat.
Arrestohet
në vitin 1947, tue u konsiderue edhe familje antikomuniste. Disa nga familjarët
e At Gasprit ishin të burgosun para Tij, edhe ata si armiqë.
Akuzohet
se ka strehue armiq të pushtetit dhe, torturohet barbarisht derisa me 14 Prill
1950 vdes në Burgun e Shkodres, dhe rreshtohet me të tjerët si Zamak i Flamurit
Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Asht vorrosë në Rrëmaji.
Melbourne, 20 Qershor
2022