Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Dedë Plani
E hene, 06.06.2022, 06:27 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 36. Zamak i Flamurit…
DON DED PLANI
Don
Ded Plani asht le në Shkoder me 1889. Mësimet e para Deda i mori në Seminarin e
njuhun Papnuer të Jezuitve të Shkodres, një nder shkollat ma të mira t’atij
qyteti e të Shqipnisë. Kolegji Saverian dhe shkolla e Fretenve ishin dy qendra
edukimi të rinisë që vështirë se persëriten ma në Shqipni.
Thirrja
shpirtnore per Meshtar e dergoi Deden drejtë Universitetit njohun dhe të hapun
dy kapakësh, per studentat e shkelqyeshem Shqiptar n’ Austri, pikrisht n’
Insbruck, ku mbas viteve 1907 studionin shumë Shqiptarë.
Atje
Ded Plani perfundoi studimet teologjike shkelqyeshem e, me kerkesen e
profesorave të Tij, atje edhe u Shugurue Meshtar. Binte në sy pervujtnia.
Menjëherë
mbas shugurimit e kthye në Shqipni dhe shkoi me i sherbye Fesë në Malet e
Dukagjinit. Filloi në Gimaj dhe vazhdoi në fshatrat e Shalës, të Pogut dhe të
Rragamit, ku ka lanë kujtimet ma të mirat si klerik katolik.
Sigurimi
i shtetit komunist tue vrejtë si gjithnjë aktivitetin e klerikve katolik me
synin e vrastarit dhe kriminelit Ever Hoxha, që i udhëzonte ata, në vitin 1947
e arrestojnë Don Ded Planin, tue i veshë e shpifë ashtusi të gjithë atyne që
kanë ra në kthetrat e tyne akuza politike, dhe per një vit rresht Don Deda
mbahet nder podrumet e errta të hetuesisë, torturohet ashtusi të gjithë ata që,
tue i kerkue firmosjen e provave të fajsisë politike, nder çementot dhe
lagshtinat e pathame t’ atyne birucave Don Deda, humbi edhe shndetin.
Jo
pak, po një vit plot, ma shumë Don Deda kaloi kohen në spitalin e burgut sesa
në birucat e Sigurimit shtetit, ku vetem vinte tue ju shkurtue jeta. Nder
dishmitarët që ka lanë pershtypjet e veta persa ka pa “tue torturue Don Ded
Planin në mënyrë shtazore”, asht kenë edhe i arrestuemi At Konrrad Gjolaj.
At
Konrradi kujtonte nder vuejtjet e Don Ded Planit, kur afrohej mbramja “virrmat
e Tija, që tmerronin bashkvuejtësit tjerë nder biruca të sigurimit”, ku përveç
dhimbjeve nga goditjet e vrastarve, i shtoheshin edhe dhimbjet e keqsimit të
shndetit, që mbas pak orve e dergonin nder shtreten spitalit. E kjo, nuk ishte
një apo dy raste, po ishte një vit që kerkohej zgjatja e vujtjeve per me i
marrë dokumentin e firmosun me dhunë “që s’e moren asnjëherë”, deri me daten 30
Prill 1948, kur në vetmi Don Ded Plani dha Shpirt!
Ashtu
si shumë intelektual dhe klerikë të tjerë që Sigurimi shtetit terrorist ka
zhdukë në vitin 1948, pa Dosje, pa foto e pa emnat e kriminelave hetues, ashtu
ai Sigurim i shtetit vrastar, ka zhdukë edhe klerikun e nderuem të një Epoke të
Perjetëshme dhe të Pavdekshme të Shkodres Martire, ku kujtohen Zamaket e bardhë
të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Melbourne,
6 Qershor 2022.