Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Prek Nikçi
E premte, 05.08.2022, 07:33 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 53, Zamak i Flamurit Kastriotit …
DON PREK NIKÇI
Asht
le në Gurz të Durrësit me 2 Nandor 1921, prej familjes së Gjonit dhe të Lena
Nikçit. Në pragun e mbylljes së kuvendeve të Shkodres, i kerkon Imz. Vinçenc
Prennushit, me vazhdue rrugen e meshtarisë, dhe në vitin 1946 shugurohet
meshtar në Tiranë. Caktohet me sherbim në Rrëshen. Aso kohe ka mosmarrveshje me
Don Ndoc Sahatçinë dhe Don Ndere Lufin. Në 1952 e transferojnë prap sepse Don
Preka kishte hapë dy zyre, një fetare dhe një tjeter shtetnore, gja që ishte në
kundershtim me ligjet kishtare, mbasi një klerik kryesisht duhet marrë me
problemet e Fesë. Per këte çeshtje edhe pse flet haptas Don Ndre Lufi, mendimet
e Tija i bijnë ndesh kryeministrit Mehmet Shehu, mbasi vendimet e kishës nuk ka
sesi me i pranue M.Shehu.
Don
Ndre Lufi per kambnguljen e Tij dënohet me disa vite burg mateper.
Ajo
që bjen në sy të publikut asht se Don Prek Nikçi, krejt jashta kohës ra haptas
në pikpamje socialiste, dhe gati pranohej me vështirsi një dishka si kjo, edhe
nga publiku ku ai sherbente si klerik katolik.
Veprimet
e Don Prekës ishin të papranueshme edhe per arsye se aso kohe edhe
mosmarrveshjet e Klerit Katolik, sa vinin e acaroheshin me shtetin komunist, që
as ai nuk kje aspak i knaqun mesa kishte ba deri atëherë.
Asht
1967 kur diktatori tiran Ever Hoxha, shpallë botnisht “Revolucionin Ideologjik
e Kultural të vitit 1967”, Revolucion i tipit kinez.
Gjithkah
mbledhje të PPSh, të BRPSh, organizatave profesionale, të grues dhe të çdo
skute ku strukej kjoftë edhe një komunist, i cili do të tregonte publikisht
“solidarizimin” e vet dhe të kolektivit, me “mbylljen e të gjitha objekteve të
kultit”, ku përfshiheshin Kishat, Xhamijat, kuvendet dhe deri tek të gjitha
ndertesat ku kishte banue kjoftë edhe një pensionist i smurë.
Ky
“Revolucion” përfshinte çdo person të çdo besimi mbrenda Shqipnisë!
Ishin
ba mbledhje të klerikve pranë Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, qyteteve e
fshatrave, per njohjen e vendimeve të reja të këtij “Revolucioni” dhe, do të
vazhdonin deri në pafundsi hapjet e atyne vendimeve që, do të realizonin “Shqipninë
komuniste ateiste”të tipit kinez 1967, i vetmi në Botë!
Viti
1967 ishte viti ma i ngarkuemi me aktivitete antifetare në Shkoder.
Organizohet
një mbledhje me shkrimtarë, artista, piktorë e skulptorë të gjithë Shkodres, në
Shtëpinë e Kulturës nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Rrethit Bilal Parruca.
Tema ishte e dijtun prej të gjithve: “Feja në Shkoder”.
Tema
vertetë ishte e dijtun, po mbledhja ishte krejt e papritun per të gjithë!
Bilal
Parruca e hapë mbledhjen me një ngjarje në zyren e vet, ku kishte thirrë një
prej aktivistave ma të njoftun, i cili gjithëherë ishte tregue edhe i gatshem
me i sherbye pushtetit ashtusi ndonjëtjeter i besimit mysliman apo ortodoks,
kjoftë per probleme të randsishme e jo shumë të publikueme.
Bilali
kerkon nga Don Prek Nikçi, pjesmarrjen nder mbledhje që kishin ndermend me
organizue ato ditë në Shkoder, per mbylljen e Kishave të Shkodres, tue fillue
nga Kathedralia e Madhe, ku ishin vendosë Flet-rrufetë dhe pritej dorzimi i
çilsave nga Imzot Çoba ose Sekretari Don Mark Hasi.
Krejt
papritmas Don Preka kundershton kerkesen e Bilalit, tue deklarue haptas: “Deri
sot këtu, unë kam kenë me ju, tue mendue se keni mendim per një tjeter
perfundim, po në kjoftëse keni mërijtë këtu, dhe kerkoni me i mbyllë Kishat
Katolike perfundimisht, këtu perfundimisht ndahem edhe unë me ju! Nuk mund të
pranoj kurrsesi me marrë përsiper një turp po, por dhe një mëkat të tillë të
pashlyeshëm kunder besimit, Kishës e besimtarve!”
Qendrimi
i Don Prekës jo vetem ishte i papritun, po per shumicen e atyne që ishim në
mbledhje, kje gati edhe i pabesueshem, ndonse fjala e Bilalit ishte e kjartë
dhe shumë e saktë në lidhje me qendrimin e Tij të vendosun.
Mbasi
Don Preka ka dalë nga mbledhja, nuk asht pa në Shkoder, po ka ikë dhe asht
vendosë pranë kushrinjve të vet në Fushë Krujë, ku mbas pak ditësh ka fillue
edhe punen në fabriken e çimentos, si puntor aty.
Në
1974, me 15 Mars u hap fjala se Don Preka, u dogj në kazanin e çimentos e humbi
jeten pergjithmonë, ndonse e verteta e asaj vdekje nuk dihet as sot.
E
hodhen të tjerët Don Preken, apo kje aksident? – Asgja s’asht e sigurt!
Dihet
e sigurtë që Don Prek Nikçi, nuk e mbylli jeten me turp ashtusi, edhe mund të
ngjante sikur të aktivizohej në mbylljen e Kishave Katolike.
Ai
mujti me përballue momentin ma delikat tue kundershtue njollosjen e vet me
mbylljen e Kishave. Mos pjesmarrja e Tij nder ato mbledhje turpi dhe qendrimi
burrnor në çastet e fundit, e rreshtojnë klerikun e njoftun Don Prek Nikçi,
nder Martirët e Kishës Katolike ku akti i fundit, e rreshton Perjetsisht si,
Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Melbourne, 4 Gusht 2022.