Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Jak Bushati
E shtune, 02.07.2022, 09:23 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 43, Zamak i Flamurit Kastriotit…
DON JAK BUSHATI
Jak
Kolë Bushati asht le në Shkoder me 8 Gusht 1890. Nga dukumentacioni i ruejtun
shihet kjartë origjina e Familjes së Tij qytetare Shkodrane.
Jaku
nga vllau i madh Filipi merr me andje dëshiren per shkollim dhe, tue Ju kushtue
thirrjes shpirtnore hyn në shkollen Françeskane të Shkodres.
Asht
nder studentat që bije në sy per perkushtim dhe sjellje shembullore.
Rregjistrohet
në Seminarin papnuer në Shkoder ku, në vitin 1909 dhe, i ka perfundue studimet
e nalta si Meshtar shekullar në Maji 1915, plot 25 vjeç.
Fillon
detyren meshtarake në Abacinë e Mirditës, në Nderfanë, një krahinë shumë e
vorfen, me zakone tipike të egra të Mirditës, ku Meshtari i ri në një periudhë
të shkurtë njifet me boten e tyne të panjoftun, kryesisht në lidhje me
gjakmarrjen dhe vrasjet shpesh edhe të dhunëshme, ku me guxim dhe një
perkushtim të veçantë shpesh me rrezik koke, zbaton detyren e vet.
Njohja
e gjendjes ekonomike e shtynë per zbatimin e dy veprave të mëdha e sidoemos per
kohen mbeten historike: Ngritja e një Kishe të bukur në Gëziq dhe, hapja e një
shkolle në vitin 1936, dy vepra të perjetëshme që e daltojnë emnin e Nderuem të
Don Jak Bushatit në Historinë e Lavdishme Shqiptare.
Duhet
theksue se Kleri Katolik Shqiptar kudo që ka vue kamben e zbathun, kishte parim
kryesor dhe detyrë shpirtnore formimin kulturor të vendasve, gja që
fatkeqësisht pushtimi sllavokomunist ka punue dhe punon gjithnjë per fshimjen e
atyne fakteve të pamohueshme nder shekuj të shekujve. Asht fakt moszanja në
gojë e Shkollës së Shirokës nga Don Zef Ashta në 1874.
Don
Jak Bushati në vitin 1946 transferohet në Kallmet të Zadrimës, fshat ma i mirë
nga gjendja ekonomike, por i mbikqyrun dhe i kontrolluem nga Sigurimi shtetit
shumë ma teper se zonat tjera të Zadrimës. E nuk duhet të harrojmë asnjëherë se
bahet fjalë per vitin 1946, viti i mnershem kur Kleri Katolik Shqiptar
masakrohet si asnjëherë në historinë e Tij Dymijvjeçare.
Ishte
muej Prill 1949 kur, Don Jak Bushati arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist
dhe prej Dosjes Tij shenohet nga studjuesi Dr. Pjeter Pepa akuza: “Në
materialet arkivore ndodhen dokumentat se Don Jak Bushati në disa procese del
se ka qenë prift. Në kishen e tij janë organizuar mbledhje...”
E,
si gjithnjë vazhdon hetuesia me shpikjet e saja per zhdukjen e Don Jakut.
At
Aleks Baqli ka tregue se Don Jaku merrej në pyetje disa herë në ditë dhe
kthehej në birucen e Tij i pergjakun në gjendje kome. I kerkohej të mohonte
Krishtin, dhe se eprorët i kerkonin organizim veprash kunder pushtetit. Ai jo
vetem nuk i pranonte po dhe i mohonte si shpifje të paverteta kunder Tij.
Dosja
e Don Jak Bushatit duhet studjue per të pa si u masakrue Ky Klerik?
E
kanë lanë të varun per shpatullash nder trenat e hetuesisë me disa ditë.
Në
trupin e Tij kanë provue me ngulë gozhda të skuquna derisa ftohen.
I
kanë ngulë kunja pishe nder thonjët e gishtave per ditë të tana.
E
kanë lanë pa ngranë dhe e rrahnin në kamxhik deri sa i gjakosej trupi.
Po,
Don Jak Bushati kishte vendosë me vdekë Klerik i Vertetë i Fesë Krishtit e, per
asnjë moment jo vetem s’u ligështue, po Besimi e forconte ma shumë.
Ishte
fillimi i vitit 1949, kohë dimni dhe të ftohtit fortë, kur po në hetuesinë e
Lezhës ishte i arrestuem dhe At Konrrad Gjolaj. Më ka tregue dy momente që At
Konrradi i ka pa me sytë e Tij, kur po torturonin mizorisht Don Jakun që, n’
atë kohë aq të akullt, kur trupi nuk ju ngrohte me muej të tanë, kishin marrë
të shkretin Prift në të 60 vjetë dhe, e kishin zhytë në ujë të pistë, në një
podrum të hetuesisë, ku edhe dritaret ishin pa xhama. Trupi i Don Jakut ishte i
zhytun deri nenstjetulla dhe duert’ e lidhuna mbrapa. Kjo torturë me Don Jakun
vazhdonte me ditë e natë paasnjë ndërpremje, madje jo vetem i mungonte ushqimi,
po edhe ujin e pinte të pistë. Nga ora 23.00 e natës, ate e merrnin policët dhe
e dergonin në birucë, ku mbyllte pak orë sytë.
E,
pa dalë drita rreth orës 6 të mengjesit e sillnin prap dhe ashtu të lidhun me
hekra, e zhytnin prap në ujin e ndytë të podrumit hetuesisë. Koha kur Ate e
rrahnin e torturonin në ndonjë zyre hetuesije, ishte koha që nuk ishte i zhytun
në ujin e pistë. E kjo vazhdonte me muej të tanë panderpremje.
Shpesh,
thonte At Konrradi, kam mendue me vete këte gja: “Ku ishte gjithë ajo urrejtje
e mbledhun tek ata hetues kunder Don Jak Bushatit?!”
Asnjëherë
s’ mujta me u perqendrue në një mendim që të më dukej i saktë!!
Kishin
kalue ditë e muej, kur njëditë një polic disi ndryshej, m’u afrue tek biruca
ime dhe më tha: “Don Jakun e nxorem nga uji të vdekun, ishte ngri nga të
ftohtit dhe ka dhanë Shpirtë!!” Mu mbushen sytë me lot dhe u ula nder gjunjë
dhe u luta per Shpirtin e Don Jakut, që me siguri ishte pranë Jezusit, per të
cilin Ai edhe u flijue! E pashë kur kaluen me Trupin e Tij në
korridor...Vazhdova me u lutë per Atë Burrë që vdiq: “Ushtar i Krishtit!
Don
Jak Bushati asht kenë një Klerik Katolik, që vuejtja nuk e ka thye, po deri me
12 Shtator 1949, Ai ishte Zamak i Flamurit Kastrotit – Skenderbeut.
Melbourne, 1 Korrik
2022.