Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Nikoll Laskaj
E hene, 25.07.2022, 07:29 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr.50. Zamak i Flamurit…
DON NIKOLL LASKAJ
(1898 – 1948)
(Foto Mungon)
Ashtu si
shumë familje të tjera Shqiptare që nga komunizmi barbar humbën njerzit e tyne
ma të shtrenjtë dhe të dashtun, ashtu edhe Familja Mirditore e Laskajve humbi
djalin e saj Don Nikoll Laskaj (1898 – 1948). Asht kenë le në Kashnjet dhe
erdhi në Shkoder, me perfundue shkollen per Meshtar kur nuk pritej, nga gjendja
kautike e vitit 1906 që kishte pushtue Shkodren. Nuk shkoi gjatë dhe gjithshka
u mbulue me tymin e zhurmat e topave malazezë, që sulmuene me pushtue qytetin
në të kater anët, tue mos harrue gjylet që binin edhe mbi tavanet e Kishave, ku
ishte strehue qytetaria e pambrojtun.
Kamngulja
e Tij ishte me ia pasë lakmi per qendresen në vendimet jetike.
E
mos harroni se as pushtuesi turk nuk kishte vdekë ende plotsisht, mbasi kur ju
prekshin interesat i vazhdonte barbarizmat si pesë shekuj perpara.
Nuk
ishin të pakta rasat e “ringjalljes”, në qytetin martir të Shkodres sonë!
Dy
kolegjet e hapuna nga Jezuitët dhe Fretnit vazhdonin punen rregullisht.
Pranë
Kolegjit Saverian vazhdon studimet dhe bije në sy inteligjenca e këtij djali të
Mirditës, që miqësohet me të gjithë studentat e atij kolegji. Dergohet nga
eprorët e vet per me vazhdue studimet teologjike në Austri, pikrisht në pragun
e Luftë së Parë Botnore. Ka perfundue universitetin per teologji dhe filozofi
në Insbruck dhe porsa filloi Lufta, vjen me sherbye n’ Atdheun e Tij.
Ishte
shumë i pasionuem per me ndihmue njerzit e vuejtun t’ Atdheut vet, dhe nuk
kursehet per asnjenin. Edhe pse ishte i porsa ardhun prej jashtë dhe njifte pak
njerzë, me veprat e Tija baritore Ai mbeti i paharrueshem.
Ruente
virtytet e krahinës Mirditore tue personifikue mendjen e hollë dhe urtësinë,
nder ambjentet familjare nder fshatet ku sherbente. Fillimisht ka shkue me
detyrë në Ungrej në vitet 1939 – 1942. Ka vazhdue në Blinisht ku, qendron deri
në vitin 1944. Vazhdoi veprimin fetar me knaqësi nder ato krahina të vorfna të
Mirditës, tue mos u kursye deri ka fundi i vitit 1946.
Dihet
shumë pak per jeten dhe veprimtarinë e Këtij Meshtari, që i perket me të gjitha
virtytet asaj epoke të lavdishme të Klerit Katolik Shqiptar.
Ishte
50 vjeç kur mbyllet gjithshka në veprimtarinë e Atij Meshtari të urtë.
U
akuzue me motivacionin ma aktual e të pavertetuem të komunizmit, ma kriminal e
gjakbasë të Sigurimit shtetit, në Shqipninë e masakrueme per ma shumë se 47
vjet rresht si: “Ushtar’ i Krishtit që ka luftuar antinjeriun!”
Gjykata
e Shkodres e dënon me dy vjet burg heqje lirije, punë të detyrueme.
Ishte
viti 1947 kur të burgosunit dergoheshin në kampe pune të randa. Ishte i njoftun
aso kohe në Shqipni kampi i famshem i Bedenit, ose i shfarosjes, ku as sot, nuk
dihet e saktë shifra e të vdekunve nga mundi dhe keqtrajtimi.
Aty
n’ atë baltë dha Shpirt edhe Don Nikoll Laskaj, i cili u mbulue aty per mos me
u ngritë kurrma plot 50 vjeç, kur Atdheu e Feja pritshin prej Tij.
Asht
varrosë krejtësisht mësheftas aqsa askush nuk e dinte gropen e Tij. Sot
ndoshta, njerzit mendojnë ndryshej nga e verteta e vdekjes dhe e varrimeve të
Atyne fatzezëve që zhdukeshin nder Gropat paemen? Ma sakt flet koha, ajo
dishmitare e pakundershtueshme që kushedi sa vetë mbuloi në baltën e
pameritueme, e jo aq pak, sa me u harrue ndoshta edhe pergjithmonë!
Edhe
pse vdekja e Don Nikoll Laskaj ishte e papritun dhe vertetë aq shumë e
dhimbëshme per Ata që ishin me Te, Ata u treguen shumë të kujdesëshem dhe
mujtne me ruejtë në kujtesen e vet, Gropen paemen që e pat varrosë një grup
policësh të kampit shfarosjes së Bedenit, ku njerzit aty zhdukeshin.
Njëditë,
pa e kuptue askush shokët e tij besnikë mujten me e nxjerrë prej asaj Gropet
paemen dhe me e dergue në fshatin e Tij “atë thes” me Eshtnat e Don Nikoll
Laskaj, dhe me i varrosë n’ Atë Tokë të Bekueme, per të cilen Ai sakrifikoi
jeten e vet. E ndoshta asht në të paktit që nuk pat rrezik humbjen e
perjetshme, gja që nder burgjet e kampet komuniste ishte e perditëshme.
Trajtimi
i keq i të burgosunve dhe ushqimi minimal i perditshem vinin dhe ndikonin
vazhdimisht në të burgosunit që kishin humbë qendresen e tyne.
Po,
edhe pse vujtjet e tyne shtoheshin per çdo minut dhe orë, nuk i mungon brumosja
me rrezistue ndaj së keqes së Sigurimit shtetit, që vetem punonte me zhdukë
intelektualët, klerikët dhe njerzit e nderuem n’ atë skëterrë. Ata vuejtës
ishin koshient që Gropat paemen thithin njerzit ma të mirë perditë, prandej
edhe Atyne të burgosunve që kishin shndetin ju duhej me mbajtë në çdo minut
mendjen e kjartë, dhe me kontrollue veprimet e policisë burgut.
E
po mos t’ ishte edhe ky kujdes i perditshem, kushedi sa viktima zhdukej!
Sa
shumë vlerë ka per t’ afermit e Viktimës ruejtja e Atij thesi me Eshtna!
E,
sot nuk janë pak Ata, që perjetsisht ngushllohen tek Ai grumbull kocka, tue
kujtue t’ afermit e dashtun që, në Rininë e Tyne ua thane Lulet e jetës.
E
një prej Atyne Zamakve të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, që nuk u
hap asnjëherë, i mbuluem me baltë ishte edhe Don Nikoll Laskaj!
Melbourne, 25 Korrik
2022.