Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vritet Don Anton Zogaj
E premte, 22.07.2022, 08:01 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 49. Zamak i Flamurit Kastriotit…
VRITET DON ANTON ZOGAJ
Don
Anton Zogaj ishte djali i Lekës dhe i Marijes, dhe asht le në Kthellë të
Burrelit në vitin 1905. Prindët shkuen me jetue në Gjakovë të Kosovës, ku u
munduen me rritë një djalë me virtyte të mira. E sollën në Shkoder tek një
konvikt “Malet tona” dhe, prej aty kaloi në Seminarin Papnuer, të cilin e ka
krye me rezultate të shkelqyeshme në vitin 1920. Vazhdoi studimet e nalta në
Austri, në degen teologjike të qytetit Trauning. Asht Shugurue meshtar me 26 Prill 1932. Rezultatet në studimet e
Tij e sollën që të emnohet pranë Imzot Vinçenc Prennushit si sekretar i
Argjipeshkvisë së Durrsit e Tiranës.
Asht
dallue në qendrimin e Tij besnik dhe korrekt. Ishte i përgatitun në disa gjuhë
të hueja, të cilat i ka perdorë me lehtësi dhe kujdes. Binte në sy si nga përgatitja
e Tij kulturore dhe per sjelljen korrekte si meshtar i zellshem.
Ajo
që e bante edhe ma të dukshem në veprimet e Tij ishte korrektesa. Ishin të
gjitha cilsi që i binin në sy fatkeqsisht edhe
Sigurimit të shtetit komunist.
Në
se do ti referohemi Dosjes nr. 1245, të hapun me dt. 29 Gusht 1947, nga hetuesi
i njohun i Sigurimit Muharrem Vasiari, kunder Don Anton Zogaj, do të kuptojnë
kjartë se në cilat pozita u gjet Kleri Katolik Shqiptar perballë kasapve të
Sigurimit terrorist të shtetit shqiptar, ku asnjëni nuk kishte ma të voglen
dëshirë me nxjerrë në shesh të vertetën, perveç shpifjeve të veta.
Në
kjoftëse njeriu ka dëshirë me dijtë se ku i fillonte trillimet ky Sigurimi i
shtetit dhe se ku perfundonin ata, ku dashje ose padashje lexuesi sa vjen e
bindet se “asht e pamujtun me kenë disa qinda faqe proces – veral fallco”,
vetem si e si me vue në rreshtin e të pushkatuemve edhe një klerik tjeter, që
as nuk ka të bajnë me vargun e pafund të akuzave të hetuesisë kriminale.
Aq
shumë duhet të jetë torturue Don Anton Zogaj, sa mund të tham me një bindje të
plotë se pak klerikë kanë aq shumë akuza, sa ka Don Antoni, në një prej
volumeve të Dr. Pjeter Pepës, tek “Tragjedia dhe lavdia...” Vol. II.
Sikur,
të mërrihej me u konsiderue të verteta akuzat dhe të dokumentueme nga Sigurimi
i shtetit ashtusi i kanë shkrue aty, tue ua veshë të gjithve ba e paba, po tue
i detyrue me firmue preceset si dhe tue i pranue shpifjet me firmat e tyne, me
siguri numri i të pushkatuemve do ti kalonte 15 vetë.
Asht
një mrekulli e vertetë mospranimi me nenshkrue dhe me pranue gjithë ato fletë
fallco plot shpifje, që hetuesia kishte përgatitë per grupin e madh që mendonte
me formue me klerikët e Tiranës, kohë në të cilen as nuk do të kishte asnjë
mundësi me shpetue asnjëni prej tyne, tue mos perjashtue dhe Don Shtjefen
Kurtin, per të cilin ç’prej asaj kohe asht mendue vrasja e Tij.
Asht
kenë një fat i madh edhe mprehtësia e Don Antonit, i cili porsa ulej në
karrigat e torturave të hetuesisë, binte në sy forca e madhe e qendresës së
Tij, perpara atyne bishave që shpeshë kanë mërrijtë edhe me i shkye sa e sa
vetë, që tue kenë të pafajshem mbyllnin jeten në duert e këtyne katilave.
Asht
fat i madh qendresa e shumë vetve që nuk pranojnë akuzat fallco. Kjo e vetem
kjo, i shpeton të akuzuemit nga një shfarosje e plotë prej Sigurimit.
Këtu
tek Dosja 1245 e Don Anton Zogaj, kemi të bajmë edhe me një qellim indirekt që
hetuesia tue akuzu Don Antonin, mendon me randue edhe ma shumë Imz. Vinçenc
Prennushin, i cili mendoj, se “asht krejt’i pafajshem”, mbasi pjekunia dhe
eksperienca e Tij janë kenë të pakundershtueshme.
Imzot
Vinçenc Prennushi ishte nder drejtuesit e Klerit Katolik që binte në sy per
eksperiencën e madhe që kishte dhe, kryesisht mos me ra nder disa prej gabimeve
që, Sigurimi i shtetit punonte aq shumë me i vertetue. E kur bahet fjalë per
Sekretarin e Tij Don Antonin, merret me mend cila ishte ajo perpjekje e atyne
per me e njollosë madje, tue kenë plotsisht i pafajshem.
Don
Anton Zogaj me qendrimin e Tij burrnor dhe të pjekun, i kupton mirë dredhitë e
Sigurimit të shtetit prandej, Ai ishte i gatshem me sakrifikue pa asnjë
mëdyshje jeten e vet sesa me akuzue Imz. Prennushin, per të cilin nga dita e
parë e arrestimit Don Antoni vendosë me u vetsakrifikue nder tortura po, asnjëherë
emni i nderuem i Tij mos me kenë shkak i zhdukjes Imzotit.
Edhe
pse hetuesia perveç torturave perdori të gjitha mënyrat e veta ma të
rrafinuemet dhe djallzore, me rrezikue jeten e Imz. Prennushit, ajo nuk ia
mërrijti qellimit të saj, e kjo vetem në saje të qendresës së Don Anton Zogaj.
Sot
ndoshta asht e sigurtë analiza që i bajmë Imz. Prennushit, Don Shtjefnit apo
Don Antonit, po kur ata ishin të pranguem rreziku nuk mund të dihej.
Askush
nuk mund të parashikonte qendresen e Don Anton Zogajt, që ishte i vetmi gur
graniti i pathyeshem e që, hetuesit barbar vrastarë nuk arrijtën asnjëherë me
mjetet e torturat mizore me i hjekë të pakten një lesker. E sot ndoshta,
qendresa e Don Antonit e rreshton Até, nder ma të pathyeshmit.
Në
të gjitha fletët e Dosjes së Don Antonit, na do të gjejmë perpjekjen e të
gjithë hetuesve me njollosë nëpermjet Don Antonit, cilindo që Sigurimi e ka
pikë dyshimi ose ma keq, tue mendue se ky apo ai tjetri nga torturat, do të
pranojnë me vue firmen per me mbyllë kapitullin e vuejtjes e të mjerimit. Po,
fatmirsisht, sejcili asht i gatshem me u sakrifikue por, jo me njollosë me
shpifje shokun ase eprorin per të cilin asnjëni nuk ven gojë në Te. Aq asht e
vertetë kjo, sa në fund të leximit të Dosjes nr. 1245, njeriu pyet: “Po cila
ishte arsyeja e vertetë e ekzekutimit Don Antonit, nga Sigurimi i shtetit?”
Edhe
kjo pyetje e ka përgjegjen e vet: “Don Anton Zogaj ishte i pafajshem, po edhe
Trim i pathyeshem!” Ai ruejti veten dhe Eprorët të paster e vendosi me vdekë 43
vjeç, si Martir i Kishës Katolike tue u rreshtue me Herojt’ e Saj, edhe si
Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 21 Korrik
2022.