Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Klement Miraj
E enjte, 14.07.2022, 07:44 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 47 . Zamak i Flamurit Kastriotit…
AT KLEMENT MIRAJ O.F.M.
At
Klement Miraj asht le në Selcë të Kelmendit me 1 Tetor 1882, nga Luca e Roza
Miraj. Asht pagzue me emnin Fran. Në Shekullin XX u vendosen n’ Lezhë. Frani
studjoi në Kolegjin Françeskan të Kallmetit. Në vitin 1914 ka shkue me vazhdue
studimet e nalta n’ Austri. Ka vazhdue studimet e nalta teologjike e filozofike
në Grac. Asht Shugurue meshtar me 1 Shtator 1907.
Mbas
Shugurimit meshtar rikthehet në Atdhe. Në 1920 asht në Pejë. Aty At Klementi i
kushtohet problemeve të gjuhës Shqipe si dhe botimeve të reja.
Bie
në sy të shovinistëve serb dhe në 1921, arrestohet prej tyne dhe nuk ndryshon
trajtimi nga kafshët, po edhe torturohet mizoririsht. Në vitin 1925 ata nuk e
lejojnë me vazhdue sherbimin fetar atje, po e dëbojnë jashta Jugosllavisë.
Fillon sherbimin në Shkoder dhe tri herë asht definitor i Françeskanve. Aty
kishte dhe detyren e drejtorit të Muzeut Arkeologjik të Fretenve. Ka sherbye
edhe në Rubik dhe në Laç të Kurbinit, gjithashtu në Bizë t’ Ishmit. Ishte një
prej personaliteteve të rralla të Fretenve Shqiptar.
Një
françeskan me vizion të gjanë, etnograf dhe folklorist i formuem tue theksue se
ishte edhe letrar i shquem. Kudo ku ka sherbye si meshtar njihej si klerik i
devotshem dhe korrekt. Ajo sjellje e miqësoi perjetsisht me disa prej meshtarve
ma në za të kohës tue fillue nga At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, At Marin Sirdani si dhe, figurave të
tjera të randsishme atdhetare e të formueme që punuen vazhdimisht per idealin e
njohun “Fe e Atdhe”.
At
Klement Miraj asht kenë kerkues i palodhun i toponomastikës së gjashtë
fshatrave të Kurbinit, prej ku ka botue disa pjesë shumë të randësishme.
Në
Shqipni ka kenë famullitar i Dushmanit, i Rubikut dhe i Laçit Kurbinit, ku ka
ndertue edhe një Kishë në vitin 1929, që asht në kambë edhe sot.
Në
vitin 1951 edhe pse firmoi “Statutin e Kishës”, mbeti Ai At Klement që kje, dhe
në vitin 1955 At Klementin e arrestojnë dhe e torturojnë shumë keq e pa pikë
mëshire si klerik katolik. Po nuk mjaftohen me kaq, e Sigurimi i shtetit tue
grumbullue edhe disa shpifës të vet e dënon me 20 vjet burg.
Me
22 Nandor 1956 At Klement Miraj, në moshen 74 vjeçare vdes Martir, si pasojë e
torturave e vuejtjeve të Burgut Burrelit ku, edhe u vorros.
***
Shkrimtarët
gjithnjë kerkojnë të veçanten nder shkrimet e Tyne. Mendoj se asht mirë që
Shqiptarët të njihen me këte mendim per At Klementin, botue në librin e Dr.
Pjeter Pepës, “Tragjedia e Lavdia e Klerit Katolik...” V.II. 291.
Dëshmi:
“Njeriu
që u paraqit në udhëkryqin e jetës sime: Një françeskan shqiptar, një ëngjëll
ngushëllues që më kapi përdore, për të më drejtuar në rrugën e ëndrres sime të
coptuar. Nuk e kam harruar kurrë, edhe në ditët më të rënda. U struk, por nuk u
shua në thellësi të shpirtit tim, sepse kur shuhet mirënjohja dhe falënderimi,
atëherë shuhet shpirti. Ky njeri, ky meshtar katolik, ky atdhetar i ndershëm, i dënuar me 20 vjet burg, i vdekur
si martir nga torturat në burgun e Burrelit, ky burrë i vërtetë quhet Klement
Miraj.
...Duke
mbajtur një trastë bezeje në dorë, zbrita, atë ditë shtatori të vitit 1940, në
Laç. Dielli si një tepsi e përflakur bakri, preku dhe filloi të lagej paksa në
det, përtej moçalishtës së zymtë. Me të shkuar në Laç, arrita tek shtëpia e
priftit. Ndrojtjen dhe turpin ma lehtësuan dy motrat e tij të moshuara, Tonja
dhe Terezja, që më ftuan në shtëpi, duke treguar se po më prisnin. Por, nuk
kishte kaluar shumë pas përshëndetjeve, kur në oborr gjëmoi kori i fëmijëve:
“Erdhi frati!” Brofa në këmbë, zbrita shkallëve e u gjeta në oborr. Prifti sapo
kishte zbritur nga kali. Ishte shtatlartë. Zhguni i gështenjtë, rrethuar me
litar të bardhë në mes, fundet e të cilit vareshin të lidhur nyje në këmbë, i
kishin hije.
“Mirë
se të pruni Zoti, o mësues!” Dhe më shterngoi dorën.
Atënatë
kam qenë mysafir i tij. Sa bukur e qartë më foli për shkollën Normale të
Elbasanit e mua, nxënësin e saj, më bëri të ndjehem krenar.
Vetitë
burrërore e humane të këtij malësori të thjeshtë për nga origjina, por tejet
europjan nga mendësia, vizionet moderne kulturore dhe tërë veprimtaria e tij e
bukur në dobi të njerëzve, që nuk bëri asnjë dallim për shkak të besimit fetar,
do të linin tek unë, që në fillim, shenja habije e më pas, gjurmë të
pashlyeshme nderimi.
Ai
u rrit pranë fshatarëve. U njifte hallet. U mësonte virtytin. I këshillonte. U
hynte jepte besë e t’u pajtonte gjaqet. U jepte edhe këshilla bujqësije.
U
blente ilaçe. U gjendej kudo e në gjithçka. Zotëronte pesë gjuhë të hueja e gjithnjë gjente kohë të
studionte.
...Tani,
jo ngjarja kryesore që desha të kujtoj. Unë qendroja i heshtur, shpirt varur,
sepse më ishte nëpërkëmbur ëndrra e jetës sime. Ai e kishte dëgjuar historinë
time në konkurs, nga një mësues i Normalës. Kuptonte se më kishin vrarë
shpirtin, por bente sikur nuk dinte asgjë. Më afronte, më studionte dhe priste
çastin e duhur të ndërhynte, si një psikolog i matur. Më thërriste në Kishë o
në shtëpi. Më vinte në shkollë. Më shtynte në punë.
Synonte
të krijonte një gjendje të re shpirtërore, të mirë, të gëzuar.
Kërkonte
të më zgjonte interes dhe ia doli... Një ditë, kur për nevojat e nxënësve
shkova e u ktheva 2-3 herë nga ai, nuk e dij as vetë sesi mu kujtua “perpetum
mobile”, muzikë aq virtuoze, e shkathët, e shpejtë, teknikisht e tensionuar, që
kerkonte zgjidhje, gjithashtu të shkathta. Po u korrigjoja detyrat e fëmijëve.
Në ato detyra kishte filluar të më joshte diçka. Diçka e çiltër po lulëzonte
mes vështirësish. Po më terhiqte timbrika e botës fëminore që, edhe pse me
nuanca të lehta, kishte filluar të më bënte për vete, ishte kjo pjesë prezioze
e botës po aq të dlirë kristiane.
“Mirë
se të gjeta, mësues!”, më solli në vete meshtari.
“Mirë
se erdhe e mirë se të ka prue Zoti!”, ia ktheva unë i knaqun.
Takimi
me Padër Klementin ishte një çast që më përtërinte jetën. Çast që edhe sikur të
dua, nuk mund ta harroj kurrë, falë qiellit, i këndoj haleluja!
Edhe
sot, kur ndodh të shoh diellin, si një tepsi të përflakur që sheh kaltërsinë e
detit, më këndon shpirti në heshtje për Padër Klementin, mikun e shtrenjtë të
kohës sime më të vështirë e përshpëris nga zemra, me një ndjenjë të thellë
mirënjohje: “Ave Padër!” Mustafa Krantja, dirigjent.
***
Kalojmë
në faqen tjetër. Aty ku edhe fletët e Dosjeve janë shpue nga plumat.
Tiranët
tanë nuk u ngopën asnjëherë me Gjak, dhe as me krizma plumash.
Ah,
e shkreta Shqipni! Nen sundimin e kujt ka ra?!
Dalto
nëpër Europë Përmendore të Nderueme, me kulturë Europjane, dhe pikrisht në Ato
qendra, me ato Dyer të lustrueme, shprazen armët barbare të diktatorve
antieuropjan. Kjo ishte çveshja nga kenja Njeri e tyne!
E
këta bisha të gjakosuna komuniste, ende nuk janë ngopë me Shqiptarë!
O
tradhëtarë, të shitun e pa asnjë pikë Gjak Shqiptari! Po si dëbohet rinia!? Po
ku keni pa Atdhe pa lule të freskëta e të bukra o bisha, që vetem mendoni me e
vorfnue dhe me plaçkitë si mos ma keq at vend, o hajdut vrastarë!
Keni
harrue Lutjen e Nanës Tereza!Ja kush asht mallkimi! Qeverisja sotme!
Ndonse,
Zamakët e Flamurit Kastriotit nuk vyshken as nuk thahen!
Ata
i perkasin Qytetnimit dhe vetem: Asaj Europës Perëndimore!
Melbourne, 14 Korrik
2022.