Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vlla Gjon Pantalia
E hene, 01.08.2022, 07:42 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 52. Zamak i Flamurit Kastriotit…
VLLA GJON
PANTALIA S.J.
Ngjarjet
e trishtueshme mbas vitit 1944 në Shkoder, jo vetem ishin të një kohe që
vështirë se persëriten, po edhe aq të mnershme sa as nuk kujtohen.
Gjithshka
e programueme nga Sigurimi i shtetit komunist, sikur nuk kishin se shka me ba
ata bisha mizore, perveç masakrimit të popullit pafajshem.
Moter
Gjyzepina Radovani punonte infermjere në Spitalin e burgut në 1946. Dy polic
kishin çue të mbështjellun me një batani një person, që thohej se ai kishte ra
nga kompanjeli i Fretenve të Gjuhadolit, në një natë perpara, se gjoja kishte
dashtë me u arratisë kur kuvendi ishte kthye në burg. I smuri nuk fliste fare
se ishte në gjendje të randë nga thymjet e kockave të kambve.
Të
nesermen kishte mujtë me i tregue se Ai asht Vlla Gjon Pantalia, dhe se e kanë
hjedhë nga kompanjeli mbrenda Kishës dy polic, se nuk kishte pranue me firmue
akuzat që i bante hetuesi. Ishte kenë deri në mbylljen e Kishës së Jezutve
atje, mandej kishte ardhë tek Fretnit e Gjuhadolit, e punonte aty.
Mbas
dy a tre ditve ishte keqsue dhe, kur ishte në dhomë me At Çiprian Niken, atë
natë e kishte zgjue dhe i kishte kerkue me u rrfye, se ndihej keq. Prej dritet
njena dorë i kishte mbetë mbi komodin ku, kishte shkrue vetem emnin e vet “Vlla
Gjon Pantalia”, kur e mbylli jeten. Dokumentat kishin dy data: “2 Qershor 1887
– 31 Tetor 1947”. Dihet se dinte shumë po, nuk foli!
Sot
e rreshtojmë me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 1 Gusht 2022.