Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vdes mbas torturash Imzot Frano Gjuraj
E diele, 14.08.2022, 08:19 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 55. Zamak i Flamurit Kastriotit…
VDES MBAS
TORTURASH
IMZOT FRANO
GJURAJ
Në
një dishmi të mesës së Tij Lizabeta Gjuraj Ljarja, shpjegohet persa vijon: “Kur
erdhi si Prift nga Austria, i vetmi kujtim i Tij ishte një orë xhepi me figurën
e Krishtit, që e kishte sjellë prej andej dhe që e ruente me kujdesin ma të
madh, si edhe librat e shumtë që i merrte me vedi, kudo që shkonte.
Mbasi
e nxorën nga hetuesia, erdhi në shtëpi në një gjendje shumë të randë
shndetsore, fizikisht i dërmuem, i trembun, nuk donte të takonte ma njeri.
Kur
trokiste dera trembej se mos po vijshin me e marrë prap.
Vdiq
menjëherë, mbas dy muejsh. N’ atë kohë thuhej se ka kenë në listen e klerikve
që janë helmue.” (Dr. P.Pepa, Tragjedia dhe Lavdia e Klerit, I,)
Imzot
Frano Gjuraj ishte nga një familje e njoftun Shkodrane, i lemë në këte qytet në
1893 nga prindët Jak’ e Luçia Gjuraj, tek Arra e Madhe. Ndersa një vlla i madh
i Tij Gjoni, deri në 1937 ishte perkthyes në legaten franceze.
Ndersa
Frani ishte shumë i rij kur i dedikohet rrugës së Meshtarisë, atëherë kur
studjonte në seminarin Jezuit të Shkodres. Vazhdon studimet n’ Austri, n’
Insbruck, ku thotë edhe Meshen e Parë atje. Kishte lidhje fisnore me Imz.
Pjeter Gjuraj (1873 – 1939), personalitet i njohun i klerit katolik n’ Shkoder.
Don
Frano porsa u kthye nga Austria, ka sherbye si famullitar në Xhajt, Pult –
Dukagjin, ku ka lanë mresa të pashlyeshme nder ato krahina malore. Asht
respektue per formimin e Tij kulturor, mbasi zotnonte mirë disa gjuhë të hueja,
per të cilat kishte dhe një pasuni të madhe librash të vetit personal.
Shugurohet
Ipeshkëv në Shkoder, tue fillue njëherit edhe “Udhen e Kryqit” në Famullinë e
vet, e cila dhunohet ashtusi të gjitha tjerat në vitin 1947, nga Sigurimi i
shtetit terrorist i Ever Hoxhës, i cili kishte kthye të gjithë vendin tue
fillue nga Alpet e Veriut e deri poshtë në kufi me Greqinë: “Një Kalvar i
vertetë”, ku nuk mungonin as xhullijtë dhe as Kryqzimet e perditëshme!
Në
momentet e arrestimit të Imz. Frano Gjuraj, sigurimi i shtetit i merr të gjithë
librat dhe fjalorët, i shkatrron ditarët aq me vlerë dhe askush nuk di
asnjëherë perfundimin e tyne, ashtusi nder famullitë tjera ku hynin ata, që në
të gjitha kohët silleshin si bishat e egra me cilindo njeri të kulturuem.
I
kerkohej mohimi i Zotit, po qendrimi i Tij nuk perkulej. E sollen në heuesi të
Shkodres, ku masakrat e bame në “Burgun e Kishës së Fretenve” nga Elez Mesi me
shokët e tij, edhe sot janë të panjohuna nga shumë kush. E lente me ditë të
tana pa ngranë dhe kur e mesa i shkonte me ushqime, Elezi tue u qeshë i thonte para se me ata ushqime
të ngopte zagart e sigurimit: “Jam tue të mbajtë axhen si edhin në drrasë!”,
dhe mbas tre muejsh aty në ate hetuesi e lirojnë per me vdekë në shtëpi, ku
mbas dy muejsh dha Shpirtë.
Vllazen
e Motra të Shqipnisë së vertetë!
Klerikët
katolik Shqiptar, jo vetem torturoheshin mizorisht po, as nuk ju mungonin
gozhdimet e vazhdueshme vetem se, nuk pranonin me mohue n’ asnjë moment as
Zotin dhe, as Krishtin, perkundrazi thirrnin me sa forcë që kishin: Rrnoftë
Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Shqipnia!
Asht
e vertetë se shumë nga Klerikët Katolik Shqiptar, sot nuk kanë as Vorr dhe as
një Shenjë tek koka. Sigurisht, as nuk bahej fjalë per një ceremoni të thjeshtë
Vorrimi. Shumica jo vetem u vrane pa asnjë faj, po edhe u zhdukën Trupat e
Tyne, në mënyren ma të mnershme dhe të pabesueshme edhe sot.
Mbi
gropat e Tyne pa Emna, u vendosën të gjitha mjetet per me zhdukë aty të gjitha
gjurmët e mundëshme të ruejtjes së vendvorrimeve, tue ndertue mbi Ata Gropa pa
Emna, edhe shtëpia per agjentat besnikë të sigurimit. Tue
lexue
këta pak rreshta ka edhe prej atyne që fillojnë me dyshue, po pjesa e madhe nuk
i beson ato ngjarje që bishat e sigurimit shtetit komunist, kanë ba mbi trupat
e intelektualve dhe të klerit katolik Shqiptar në Shek. XX-të.
Mbi
të gjitha mbizotnonte urrejtja Fetare e pakufi! Kishte kafshë hetuesa që nuk
ngopeshin as me gjak dhe as me mish njeriu, e pse? Vetem se viktima e pafaj
kishte mbarue shkollat Perëndimore, zotnonte gjuhë të hueja dhe, Ai Njeri,
deklaronte haptas se: “Populli Shqiptar asht besimtar i Zotit!”.
Per
bishat e sigurimit të shtetit ishte e pabesueshme se tue perfundue një a dy
universitete jashtë Atdheut, Ata Shqiptarë, jo vetem formoheshin nga një
kulturë e vjeter Europjane, po ajo që ishte e papranueshme prej tyne ishte
mënyra e mirëkuptimit ndermjet Besimeve Fetare, kerkesa e tyne kryesore ishte
zhdukja e fanatizmin fetar e perçamja që filloi me dominue shtetin. Ja pra, të
gjitha “arritjet e sotme të “Rilindjes së komunistit Edvin Rama”, sot janë
realizim i Asaj “Udhë Kryqi” nga 1941, që janë mendue nga komunizmi.
Po.
mos harroni se edhe para 1989 vjetësh Krishti kishte një Vorr! Pasuesit e Tij
njëditë mbi Ata Gropa pa Emna, do të shohin me sytë e Tyne, tue lulzue ma të
bukur se asnjëherë, pikrisht tek Ata stomije t’harrueme nen ferra: Zamakët e
bardhë si bora të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 12 Gusht
2022.