Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Piktori Pjerin Sheldija asht i pavdekshëm
E merkure, 31.08.2022, 07:58 PM
Nga Fritz RADOVANI:
PIKTORI SHKODRAN
PJERIN SHELDIJA
ASHT I
PAVDEKSHEM
Piktorve
të mëdhaj si Pjerin Sheldija asht e vështirë me Ju dijtë mosha!
Të
punojsh mbi 200 afreski në Shqipni, Mal të Zi, Kosovë e Angli, nuk asht aspak
gja e vogel, asht një thesar i madh i artit nga peneli i Pjerin Sheldisë.
E
mos harroni se edhe Pjerin Sheldija ka kalue telashe të mëdhaja gjatë asaj kohe
kur shosha e sigurimit vazhdonte shoshitjen në rininë Shkodrane.
E
me Pjerin Sheldinë mbyllet edhe koha e breznisë së paharrueshme të një vargu
piktorësh që vështirë se i vijnë ma Shkodres tue fillue nga Ferdinand Paci,
Jakup Keraj, Ndoc Gurashi, Ismail Lulani e sa të tjerë, tue mos harrue
skulptorë, shkrimtarë e artista që kanë lanë gjurmë n’atë qytet, ku arti i
pikturës asht i vjeter me sa e sa shekuj vepra arti të mrekullueshme.
Piktori
Pjerin Sheldija gjithnjë do të kujtohet edhe per qendrimin e Tij të një Burri
që nuk njifte gjarpnimet e kohës, por gjithmonë tue ruejt tabanin e traditave
të vjetra të Burrnisë, Besës dhe Bujarisë, tradita Shkodrane që edhe pse u
punue një gjysë shekulli me i shpartallue ato, ka pasë atëherë dhe ka edhe sot,
nga ata që i ruejtën ato tradita të rranjosuna në Shkoder.
Koha
asht dishmia ma e sakta e ruejtjes së atyne visareve të çmueshme. Per Ata që i
ruejtën virtytet e pasterta në Shkoder gjithmonë koha ka me i pasë në memorien
e vet të kujtesës, e në kjoftë kush nder vendet e para, asht e ka me kenë
gjithmonë nder të parët piktori ynë i paharrueshem Pjerini. Besoj e kujtojnë
ata pak shokë që janë në Shkoder qendrimin Burrnor të piktorit Pjerin Sheldija
nder mbledhjet që organizoheshin në shtëpinë e kulturës: Gjithmonë i matun, i
pjekun nder mendime dhe asnjëherë randues i shokut kjoftë mik ose edhe jo.
Pjerin Sheldija ruente korrektesen me fanatizem.
Askush
nuk besoj se ka pasë rastin me u randue nga ky Burrë fisnik i yni. Ai ishte i
brumosun me cilsitë e moralit Shkodranë ku ishin ma fisniket dhe ma të
çmueshmet, që ruheshin e trashigoheshin me kujdesin ma të madh.
Dij
me thanë sot që Pjerini nuk jeton ma, i kishte të rrallë Shkodra Burrat si
Pjerin Sheldija, po gjithmonë me shpresë se i ka trashigue Virtytet e veta.
E
gjithmonë nder këto rasa i drejtohemi shoqeve të jetës së tyne, ku shpresa nuk
venitet kurr si tek Zonja Maria e
Pjerinit tonë të dashtun.
Pjerin
Sheldija me veprat e veta t’ artit ka hy në galerinë e Pavdeksisë n’art!
Ai
do të kujtohet gjithmonë si artist i madh, po edhe si një Shkodranë i Nderuem
dhe gjithmonë i pranishem per Fisnikinë e Tij në pikturë e n’ jetë.
Pjerin
i dashtun, jam shumë larg sot, kur duhet me kenë shumë afer Teje, po Ti e beson
se unë sot, jam ma pranë se asnjëherë me Ty!
Ishim miq!
E
largësia nuk paska të bajnë aspak nder këto ditë! Ashtu si dikur nder ata
ambjente të bukra të Kështjellës Rozafat, ku Gurt e Saj i shifshim me andje.
Ashtu
si Ata, do të kujtoj gjithmonë edhe ty Mik i dashtun Pjerin Sheldija!
I
perjetshem asht kujtimi i Portretit Tand Fisnik e Burrnor!
Melbourne, 31 Gusht
2022.