Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Nikoll Gjini
E shtune, 27.08.2022, 07:58 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 60, Zamak i Flamurit Kastriotit …
DON NIKOLL
GJINI
Nder
të paktit Martir të Kishës Katolike në Shqipni, që nuk gjeta material të
shkruem për vdekjen e dhunëshme të Tij, prej Sigurimit shtetit komunist.
Koha
nuk duhet të vijnë tue fshij Emnat e lavdishem, po tue na i rikujtue!
Shkrimi
i zj. Vera Malshyti, na solli në kujtesë këte Martir të Pavdekshem:
“Don
Nikolla e kemi thirrë gjithmonë të gjithë t’ afermit e Tij. Qyshë nga dita e
parë e shugurimit si meshtar e ka thirrë vetën Ushtar i Krishtit dhe i sherbei
besnik deri ditën e fundit.Ashtu e prezentoi vetën në gjyqin e parë në vitin
1952, dhe në mes të tjerave i thotë gjyqtarit ti mundesh me më dënue po
kurrsesi me më gjykue. Gjykimin tem dhe
të shokve të mij e ban i Lumi Jezu Krisht, të lumët na për Ta. E jo nji partizan
i sapo ulun prej malit pa kurr’ i klasë shkollë. Mbasi bani 20 vjet burg u
lirue nga burgu e filloi jeten me ne, me vllaun e Tij Shtjefën Markun, Gjyshin
tem. Filloi me Pagzue fëmijë, kunorzime e sidoemos pjesen ma të madhe të natës
e kalonte në dhomen e Tij, tue çue meshë për Shpirtë të burgatorëve. Nuk e pati
shumë të gjatë jetën me ne jashtë telave se, të burgosun jemi kenë të tanë.
Në
vitin 1979 e arrestuen prap për të dyten herë. Prap në gjyq u prezentue si
Ushtar i Krishtit, e dënuen 12 vjet në moshen shtadhetë vjeçare. Ka kenë e dijtun
se nuk del i gjallë prej burgut. Por i gjallë e i paherruem kujtimi i Tij dhe i
gjithë Martirve të dënuem dhe të pushkatuem nga rregjimi komunist. Emni i
vertetë i Don Nikollit ka kenë Kol Mark Gjinaj, prej Gjinajve të Planit. Me
respekt, Nipi i Tij, P. Hila.”
Mujta
me gjetë edhe këto pak shenime në internet:
“Don
Nikoll Gjini, u le në Pult Dukagjin Shkoder 1911. Mbasi kreu shkollen e ultë në
Shkoder, ka krye studimet e nalta teologjike në Romë Itali.
Arrestohet
në vitin 1952. Bani 20 vjet burg. U lirue në 1970.
Në
1979 arrestohet për të dyten herë e dënohet edhe 12 vjet burg.
Në
vitin 1987 vdes në Kampin e punës së detyrueshme.”
Edhe
një Martir i mbytun nga sistemi barbar komunist në Shqipni.
Populli
Shqiptar sot Don Nikoll Gjinin e rreshton me Martirët e Kishës si,
Zamak
i Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Shenim
F.Radovani:
Mungesat
e fotove në disa materiale asht mirë të plotsohet. Na ndihmoni!
Mungesa
e emnave tek materialet, dy klerikë të pushkatuem, dhe një i vdekun në bug ka
vetem një shkak: Pamundësinë e studimit “Dosjeve” tyne nga ana ime. Po të
shkruhej per Ata, kjo do të krijonte pasaktësi materiali. Sigurisht këte gja
nuk e kerkoni as Ju prej meje. Ju falemnderës, Autori.
Melbourne, 27 Gusht
2022.