E enjte, 18.04.2024, 01:16 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Deri ku shkoi urrejtja?!

E premte, 04.11.2022, 08:58 PM


KISHA E VAUT DEJES E SHEK. XIII

DERI  KU  SHKOI  URREJTJA?!

Nga Fritz RADOVANI

Jo larg, urrejtja mërrijti edhe tek Gjergj Kastrioti – Skenderbeu!

Nder dokumentat e botueme shkruhet se: “Prokuroria e rrethit të Shkodrës me shkresën Nr. 192/3 Prot. Datë 15/8/1969 na dërgon vendimin për pushimin e çështjes penale lidhur me denoncimin tonë të bërë me telegramin e datës 11/VI/1969 dhe me shkresën e Prot. Datë 16/6/1969 për shkatërrimin e Monumentit të Kulturës, Kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës… Hetimi i çështjes nuk është i plotë, për arsye se, ne mendojmë se fajtori kryesor për shkatërrimin e monumentit është drejtori i N.SH.N. të Hidro-Elektro të Vaut të Dejës, Emin Musliu, i cili as që u muarr fare në pyetje nga hetuesia. Punonjësi i Institutit tonë që u dërgua për të verifikuar në vënd çështjen e shkatërrimit të monumentit, u takua me Emin Musliun, i cili duke treguar një nënvleftësim të theksuar për monumentet e kësaj gjinije, i tha se jo vetëm që ishte në dijeni të çështjes, por edhe po të ketë monumente të tjera të tilla në territorin e hidroçentralit do t’i shkatërrojnë!..Bile mendimi ynë është se në rastin konkret nuk duhet të jetë vepruar pa dijeninë e drejtuesëve në rreth.” – Shumë interesant!

Shkatrrohet një “Monument Kulture që mbrohet nga Shteti”, kur prezent aty ishte edhe sekretari i PPSh hidrocentralit Vaut të Dejës Fadil Ymeri, e ky as nuk zehet me gojë fare, sikur “partia nuk asht pyet per këte shkatrrim Monumenti!” Kam lexue se i fundit e mori vesht Ever Hoxha dhe u “habit”, “po atë Monument e paskan shkatrruar njerzit tanë!!”. Çfarë fantazijet?!

A mund të pranohet ky arsyetim sot mbas 30 e sa vitesh “demonkraci”?!

Këte shpjegim nuk e pranon as vetë Fadili, i cili atëherë kur asht shkatrrue Kisha ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejës, ai ka ardhë tek ne në Fabriken e Pelhurave dhe në mencen e saj, i ka tregue disa teknikve të asaj fabrikë “se sa bukur dukej Kisha e hjedhun në hava nga dinamiti, dhe sesi ra e u ba grumbull gurësh e pluhun!” – Besoj Fadilit i kujtohet?!

E kush asht ai që e beson sot se “Ai Monument Kulture” u shkatrrue padije dhe aprovim të Byrosë Politike apo të Komitetit Qendror të PPSh?!

Ajo ishte nder Veprat Monumentale të njohuna në Ballkan edhe n’ Europë!

Ajo Kishë Monumentale e Shek. XII – XIII nder muret e saja kishte edhe disa afreski me vlera të mëdha artistike, per të cilat më ka shpjegue shumë gjana I Ndjemi Prof. Sadik Kaceli. Aty nuk duhet nenvleftësue as një veper tjeter me vlera historike: “Pajtimi i gjaqeve”, që shpesh bahej n’ atë Kishë.

E pikrisht kjo ngjante tek “Kisha e Shen Mërisë” së Vaut Danjës, që s’asht ma mbi tokë, aty ku Shqiptarët e vertetë i kushtoheshin Shen Mërisë, po dhe Familjes Bekueme të Gjergj Kastriotit të Pavdekshem nder Shekuj.

Rrëfimi ma i sakti per shkatrrimin e Asaj Kishë duhet t’ ishte ai i sekretarit PPSh Fadil Ymerit, i cili do të shpjegonte burimin e vertetë të urrejtjes: Cili i dha urdhen atij per shkatrrimin e Kishës Monumentale, Ramiz Alia apo dikush tjeter i nivelit të tij, si barbar dhe tiran i pashoq ndaj Shqiptarve.

Një urrejtje e pakrahasueshme n’ Europë! Cili vend në Botë do të prishte një Kishë të Shek. XII apo XIII, ku mund t’ ishte kunorzue një Hero i tyne?

Sot deri larg në Amerikë nderohet Gjergj Kastrioti, ndersa komunistët tanë, shperthejnë urrejtjen e barbarizmin e tyne shtazarak, tue shkatrrue Kishen ku Ai u kunorzue dhe i la Shqipnisë edhe trashigimtarin Gjon Kastrioti.

Bash sot kur pothuej nder shumë Shtete Europjane asht edhe Monumenti i Gjergj Kastriotit, na mendojmë me zhdukë gjurmët e Tija të nderueme dhe të lavdishme, bash aty n’ Atë Europë, ku lavdija e Tij asht e Perjetëshme!

E kurr mos harroni se: Po kje se ndonjëherë per Shqiptarët do të hapen dyert e Europës së Bashkueme, asht Emni dhe Vepra Heroike e Atij Gjergj Kastriotit të Madh që edhe sot e siguron Lirinë e Popullit Shqiptar.

E vetem Gjergj Kastrioti asht Ai që ruen edhe sot Shqipninë e lirë!

Melbourne, 4 Nandor 2022.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora